• |
ide | kryesore

Atentati në Selenicë/ Policia “kreh” zonën, kapet me automatik në mal i riu

Lajme, Të fundit



Gjatë aksionit që po kryhet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Selenicë, ku u vra shumë pranë banesës së tij shtetasi Laver Tozaj, Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 27-vjeçar.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale S.R., i cili u kap në flagrancë, falë qeni të gjurmës, ndërsa mbante me vete një armë zjarri automatik me municion luftarak.

Mësohet se 27-vjeçari u kap afër malit të Beunit, të fshatit Matogjin. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky i ndaluari ka qenë i dënuar më parë për vjedhje me armë në shtetin grek.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”.

 

 

 

 

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *