• |
ide | kryesore

Dorëzimi i Bashkive/ Ademi zbulon cili do jetë hapi i radhës për “30 qershorin”

Lajme, Të fundit

Edhe pse një tjetër bastion historik i demokratëve, Bashkia e Kamzës, u mor nga socialistët me kandidatin e dalë nga zgjedhjet monopartiake të 30 qershorit, Rakip Suli, kryebashkiakja ende në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi, shprehet se nuk do të tërhiqet nga qëllimi për të kundërshtuar marrjen e detyrës nga të zgjedhurit e rinj.

Ademi njofton se hapi i radhës do të jetë vërtetimi i deligjitimitetit të zgjedhjes së kryetarëve të rinj të njësive vendore dhe të këshillave bashkiakë, përmes kontrollit të kushtetueshmërisë së këtyre vendime, që lejohet nga libri themeltar i shtetit. Sipas Ademit, “30 qershori nga dita në ditë po delegjitmohet bazuar mbi argumenta të pakundërshtueshëm, bazuar në Kushtetutën e vendit dhe kuadrin ligjor në fuqi”.

Në mbështetje të argumenteve të saj, Ademi shkruan se paligjshmëria e 30 qershorit bazohet fillimisht tek manipulimi i numrit të pjesëmarrësve në votime nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që publikoi tabelën përmbledhëse përfundimtare të rezultateve 4 javë pas mbajtjes së zgjedhjeve, duke e miratuar pa kuorum me vetëm 4 anëtarë. Po ashtu, kryebashkiakja thekson se marrja e kompetencave të KQZ-së nga Kolegji Zgjedhor “përveç se nuk përputhet me parimet themelore kushtetuese, por këto vendime i kufizojnë subjekteve të drejtën e ankimit në gjykatë dhe të drejtën për t’u dëgjuar nga një gjykatë e pavarur, e paanshme dhe e krijuar me ligj, pasi ndaj vendimeve të Kolegjit nuk parashikohet ankim”.

 

 

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu