• |
ide | kryesore

E rëndë/ Sulmoi me thikë shokun e tij të dhomës, shpallet në kërkim shqiptari

Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Milanos. Një shtetas shqiptar, identiteti it ë cilit nuk është bërë ende i ditur, ka goditur me thikë kolegun e tij polak me të cilin bashkëndante apartamentin.

Nga mbulimin i ngjarjes prej mediave fqinje, mësohet se ngjarja e rëndë  ka ndodhur pas një grindjeje për motive banale. Pas përshkallëzimit të debatit, shqiptari e ka goditur disa here me thikë kuzhine shokun e tij të dhomës, 34 vjeç.

Agresori e goditi viktimën në bark dhe në pjesë të tjera të trupit, pa cënuar organet e tij jetësore. 34-vjeçari u shpëtua nga ndihma e shpejtë mjekësore.

Ndërsa, shqiptari është larguar menjëherë nga vendngjarja pas aktit makabër dhe tashmë është në kërkim nga Policia.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *