• |
ide | kryesore

Greqia nën “ethet” e tërmeteve, panik i madh tek banorët

Lajme, Të fundit



Greqia vijon të jetë nën “ethet” e tërmeteve të fuqishëm. Lëkundjet e radhës janë ndjerë mëngjesin e sotëm në Samos.

Sipas të dhënave të bëra publike nga Instituti i Sizmologjise, thellësia e tij arriti në 12 kilometra dhe dridhjet ishin 4.8 të shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit lokalizohet 35 kilometra në verilindje të Samos.

 

 

Lekundjet u ndijën veçanërisht nga banorët e ishujve të Cikladave, shkruan “Protothema”.

Javës së shkuar, të shtunën, në vendin fqinj u regjistruan dy tërmete. Fatmirësisht, nga kjo situatë e pazakontë me tërmete gati periodike, nuk janë shënuar viktima.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *