• |
ide | kryesore

Histori/ 28 vjet nga zbarkimi i anijes “Vlora” me 20 mijë shqiptarë në portin e Barit

Lajme, Të fundit



28 vjet më parë rreth 20 mijë shqiptarë lanë tokën mëmë në kërkim të një jete më të mirë në anën tjetër të Adriatikut.

Në pikënisje të këtij rrugëtimi drejt “tokës së premtuar”, mërgimtarët, që kishin qenë për vite me radhë veçse fshehurazi me kulturën italiane, përmes sinjalit që arrihej në mënyrë clandestine nga antena të improvizuara, ishin shpresëplotë se do të gjenin lirinë dhe mirëqenien e munguar.

20 mijë emigrantë shqiptarë zbarkuan në brigjet e Barit me anijen “Vlora”, që ishte nisur nga porti i Durrësit.

Sikurse tregohet në dokementarët e shumtë dhe në rrëfenjat e protagoistëve, shqiptarët u transferuan nga porti në stadiumin “Vittoria”. Ndërkaq, anija me refugjatë, ishte refuzuar më herët në Brindisi dhe kishte ndryshuar trajektore për t’u tërhequr më pas nga rimorkiatorët dhe për t’u ndalur përfundimisht në portin e Puglias.

“Janë njerëz, njerëz të dëshpëruar. Nuk mund t’i kthejmë pas, ne jemi shpresa e vetme e tyre.”- u shpreh asokohe kryebashkiaku i qytetit, Enrica Daldino, falë të cilit fati iu qeshi edhe të përvuajturëve.

Kthyer në aktualitet, Italia nuk mund të konsiderohet më një vend “mikpritës”, pasi anijet me mijëra refugjatë nga vendet e Lindjes, nën urdhrat e ministrit të Brendshëm, Matteo Salvini, njëherësh zv.kryeminstër, e kanë të ndaluar të ankorohen në birgjet italiane. Ky vendim vjen pas krizës së refugjatëve të viti 2015, që dobësoi Bashkimin Evropian dhe u shndërrua në një kartë të suskesshme në fushatat e forcave populiste.

 

 



3 Comments

  1. Sa bukur e thote gazetarja…Italia nuk eshte me mikpritese e refugjateve. Ca te beje me Italia…U bo han me 2 porta. E hap Azia e mbyll po Azia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *