• |
ide | kryesore

Kontrata me Derby County i shpëton martesën Wayne Rooney

Paparazzi, Slider



Wayne Rooney do të kthehet përsëri në Angli, këtë herë “i detyruar” nga gruaja e tij.

33 vjeçari nënshkroi dje një kontratë 3 vjeçare me Derby County si lojtar-trajner.Një transfertë që do t’i shpëtonte anglezit martesën 11 vjeçare por që do t’i kushtojë atij miliona. Ai do të marrë tek Derby më pak se gjysmën e pagesës që do merrte në Amerikë.

Coleen e ka bindur Rooney-n më në fund pas shumë lutjesh gjatë gjithë vitit që ai luajti në Amerikë, për tu rikthyer përsëri në Angli. Pasi ai pranoi të rikthehet Coleen shprehet se është hera e parë që Rooney zgjedh në fillim fëmijët dhe gruan e tij përpara futbollit. Është koha që ai të rritet dhe të mbajë përgjegjësi – vijon ajo.

Gjatë këtyre ditëve Coleen do të shpërngulet me fëmijët në Angli. Rooney do të kthehet përsëri në Janar pasi të mbarojë pjesën e parë të sezonit në Amerikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *