• |
ide | kryesore

Mandati i fundit i Putin, kush do jetë pasuesi i liderit më jetëgjatë në Rusinë post-staliniane?

Planet



20 vjet më parë, ish-presidenti rus, Boris Yeltsin, emëroi kryeministrin e tij të katërt në një periudhë më të shkurtër se 18 muaj. Bëhet fjalë për kreun aktual të shtetit, Vladimir Putin, i cili ishte asokohe thjesht një shef i shërbimeve sekrete, pa popullaritet dhe pa përvojë në politikë.

Jeltsini drejt largimit, po kërkonte një pasues dhe pakkujt mund t’ia kishte rrokur mendja se edhe dy dekada më vonë, Putini do të vazhdonte të drejtonte Rusinë, duke marrë përmes politikës së jashtme agresive edhe një rol dominues në arenën ndërkombëtare. Por, ky përvjetor vjen në një kohë trazirash.

Shkalla e mbështetjes për Putin mbetet në një nivel që shumë prej liderëve perëndimorë do ta lakmonin, por sidoqoftë është goditur nga ekonomia në ngecje dhe standardet e jetesës në rënie.

Ditëve të fundit, në Moskë janë organizaur protesta dhe mijëra tubues janë arrestuar, ndërkohë që 66-vjeçari po përballet me sfidën e përzgjedhjes së një pasuesi. Kushtetuta ruse përcakton që ky është mandate i fundit i tij, por, pasi ka minuar konkurrencën duke marrë kontrollin e pjesës më të madhe të mediave, nuk figuron të ketë një figurë të spikatur për ta zëvendësuar.

Sipas analistëve, ka pak gjasa që lideri më jetëgjatë i Rusisë post-staliniane të heqë dorë tërësisht nga pushteti kur mandati i tij të përfundojë në vitin 2024. Pas 20 vitesh në pushtet, Putin nuk njeh thuajse asnjë kufi dhe praktikisht sundon si një sulltan.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *