• |
ide | kryesore

Milot-Balldre/ Skandali që “zbuloi” Meta në koncesionin 217 milionësh

Kryesore



Konsecioni i rrugës së florinjtë Milot – Balldren, ku kosto ka arritur shirën e çmendur të 15 milionë eurove për km2, ka përdorur një truk për të shpëtuar nga burgu të gjithë zyrtarët që kanë shkelur hapur ligjin në këtë projekt aq shumë të përfolur.

Ky truk është fshehja e përgjegjësisë pas parlamentit dhe votës së deputetëve, të cilët e kanë miratuar atë që opozita vazhdon që ta konsiderojë si vjedhje gjigande. Kjo është ajo që kuptohet po të lexohet me vëmendje argumentimi që Presidenti i Republikës i ka bërë kthimit pas të këtij ligji për koncesionin e vetëm 17 km rrugë.

LEXO MË TEJ:

Andi Bushati:Ilir Meta, një armik që na duhet

Dhe për këtë Presidenca jep prova me fakte dhe me dokumenta. Pikërisht në datën 27 mars 2019 kompania “ANK” që do të përfitojë 217 milionë euro, ka nënshkruar një kontratë me shtetin shqiptar për të përfunduar këtë segment rrugor. Po të njëjtën ditë, Ministrja e infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku i ka propozuar qeverisë të ndryshojë vendimin e vitit 2014 dhe të vendosë që koncesioni/PPP të miratohet nga parlamenti.

Ndryshimi në VKM-në e re është formuluar kështu: “Kontrata e koncesionit/PPP do të hyjë në fuqi pas miratimit me ligj nga Kuvendi i Shqipërisë.” Pra me këtë ‘hile” janë mbrojtur automatikisht që nga specialisti i thjeshtë, autoriteti i rrugëve, autoriteti kontraktor, ministrja dhe vetë qeveria duke ia deleguar përgjegjësinë parlamentit.

Po pse i duhej Ramës dhe Ballukut kjo mburojë që të pamundësonte në të ardhmen prangat mbi duart e tyre?

Përgjigjja gjendet sërish në argumentimin e presidencës. Pas në këtë proces janë bërë një varg skandaloz shkeljesh.

Të gjitha dyshimet e Metës per rrugën Milot – Balldre

Në fillim shifra për ndërtimin e Milot – Balldre (dalë nga studimi i fisibilitetit) është publikuar 161,500,000 Euro pa TVSH në mënyrë që të dekurajoheshin investitorë të tjerë të mundëshëm. Vetëm më pas ajo shkoi në 217,318,500 euro, plus TVSH. Sikur kjo të mos mjaftonte në mënyrë të paligjshme, megjithëse askund nuk parashikohet negocimi i ofertave të konkurentëve, kompanisë ANK i janë dhuruar edhe 4 milionë euro.

I gjithë ky projekt është miratuar pa pasur një studim të mirëfillte nëse është me e leverdishme për buxhetin e shtetit dhënia e kontratës me koncesion/PPP kundrejt dhënies së saj me prokurim publik.

Duke u nisur nga këto shkelje Presidenti Meta ka arritur në përfundimin se “Qëllimi i miratimit me ligj të kësaj kontrate është vetëm mbulimi i paligjshmërisë së bërë nga autoriteti kontraktor dhe qeveria shqiptare, me qëllim mos evidentimin e përgjegjësisë në këtë proces dhe mbulimin e çdo paligjshmërie nëpërmjet ligjit”.

Në fakt, kjo është vetëm një mënyrë eufemike për të thënë se për ti shpëtuar nesër burgut she shkeljeve në këtë aferë, Rama dhe Balluku ia kanë kaluar përgjegjësinë deputetëve, për të qenë të mbrotur ligjërisht nga vota e tyre.

©Lapsi.al



12 Comments

  1. Hajdut i pa ngopur, qe nga koha min kulture , kryet bashkie dhe me ne fund harram e paqin ata qe te dhan voten more bir kurve?

  2. Shih se ç’thote shkrimi amatoresk : ” Në fillim shifra për ndërtimin e Milot – Balldre (dalë nga studimi i fisibilitetit) është publikuar 161,500,000 Euro pa TVSH në mënyrë që të dekurajoheshin investitorë të tjerë të mundëshëm. Vetëm më pas ajo shkoi në 217,318,500 euro, plus TVSH ” .
    Po pse ju duket çmim dekurajues 161 milion euro juve ????????????????????
    Ne fillim kjo rruge u programua te ndertohej me me pak se 80 milion euro . Pastaj u çua ne 110 milion dhe me vone (brenda vitit) shkoi 161.5 milion . A e shikoni se sa dallavere ka kjo rruge ne çmim ?
    Pastaj , nese kete e miratoi parlamenti dhe quhet vendim kolegjal nuk do te thote se ekspertet e projektimit , ekspertet e drejtoritorise se rrugeve , ministri i fushes dhe kryeministri nuk mund te denohen .
    Nese pastaj flasim per rrugen thuman – kashar apo me keq kashar – rrogozhine vjeddja eshte stratosferike por ne nje galaksi tjeter . P.sh rruga Kashar – Rrogozhine ne fillim u nis me iden se kushtonte 76 milion euro , ne 2018 kaloi ne 330 milion euro dhe ne 2019 dhe perfundoi me 670 milion euro ( me duket pa tvsh) .
    Te gjithe pergjegjesit e ketyre superskandaleve , perfshi dhe deputetet qe votuan rrugen Milot – Balldre duhen varur ne çengel .

  3. Ne na kane ngel vetem llafet se keta jane duke be c te duan vidh vidh vidh vidh. Ne vetem shfryjme duf ndersa cunat vazhdojne punen vidh vidh vidh

  4. Dhe me keta depudhjere opozikare te llojit klarinetist, karrocier dhe ndonje inteliqene si drejtoresha e grupit opozitar Hajdari rama i kalon te gjithe ligjet….. . Burguuuuu? Resort duhet ti duket ketyre dallkaukeve, “ballukeve” e makuterve

  5. Pse beni kot ,te gjithe te dhjere jemi,Basha e beri rrugen e kombit me mbi 200 million plus edhe 27 milion per ta riparuar prap.Ca ka ketu,nje mut i madh ,mos beni te fortin kur shejtani dhjet dhe ne e hame.E zbuloi Meta hajduti,o zot cfare vorreze jemi?

    1. PRANDAJ KERKOJME NDRYSHIME LIGJORE SE NUK BESOJME ME TEK KETA HAJDUT ME ÇIZME . PO TE BEHESHIN VOTIMET KETE TE DIELE E DJATHTA FITON 65 ME 35 . POR NUK KANE BESIM TEK PD DHE NE BESNIKERINE E LULIT DHE LUKUNISE QE E RRETHON . KETA KUR VINE NE PUSHTET TJETERSOHEN KOMPLET PO PER KEQ AMA . DUAM NDRYSHIME , DUAM REVOLUCION

  6. I kane varur melcite ujkut ne qafe biro,Ujku ujk ngelet,vetem qimen nderron /por zakon se harron.

  7. Rrofsh o Mete qe na qartesove Lulin dhe Moniken se si duhet te vidhet ne te ardhmen.Ke eksperience goxha ne vjedhje,s’ta ha qeni shkopin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *