• |
ide | kryesore

“Ndiq paratë!”, Basha zbulon sektorët: Ja ku financon krimi dhe droga

Lajme, Të fundit

Ndonëse nuk është regjistuar para pak ditësh në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në afatin e fundit e parashikuar për subjektet politike që do të garojnë në vendoret e 13 tetorit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shpalosur një pjesë të programit të forcës që drejton, duke vënë theksin tek lufta ndaj krimit të organizuar.

Në një dalje për mediat, Basha tregoi tri sektorët ku sipas tij investohen paratë e këtij aktiviteti kriminal, si edhe të trafikimit të drogës. Kryedemokrati duke akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama për keqqeverisjen e vendit, u shpreh se paratë e pista po investohen në ndërtim, në resorte dhe hotele turistike në vijat bregdetare, por edhe tek koncesionet e dhëna me “bekimin” e kreut të qeverisë. Sipas tij, këto alternativa që po aplikohen në Shqipëri janë skema që shërbejnë për të riciklimin e parave.

Droga dhe krimi në Shqipëri kanë një përhapje të tillë ku, tashmë, rrezikohet seriozisht siguria kombëtare dhe e ardhmja politike dhe ekonomike e vendit. Sektori bankar, sektori i ndërtimit, sektori i turizmit janë ndër sektorët kryesorë që po kapen nga krimi dhe kjo po e kthen kthen Shqipërinë në një shtet të falimentuarn që kontrollohet tërësisht nga krimi.

-Bumi i ndërtimeve në Tiranë është i financuar nga krimi. Nga ndërtimet që Edi Rama kërkon të bëjë në truallin e Teatrit, 6 kullat 200 milionë euro, në bashkëpunim me mafian shqiptare-spanjolle- kolumbiane, tek ndërtimet e tjera në qendër të Tiranës, janë të financuara direkt apo indirekt nga paratë e drogës. Një sërë ndërtimesh të mëdha, të planifikuara në Tiranë që nuk janë bërë ende të njohura për qytetarët, janë planifikuar me para të ardhura nga droga

-Projektet e resorteve turistike në bregdet, mbi pasuritë e vjedhura publike dhe private, janë, gjithashtu, projekte me financim të drogës. Një pjesë e mirë e koncesioneve, që po jep Edi Rama janë, gjithashtu, mekanzima për riciklimin e parave të drogës.

Prioriteti kryesori PD, prioriteti kryesor i Opozitës së Bashkuar, prioriteti ynë kombëtar është ndalimi i kapjes totale të ekonomsë dhe të politikës nga krimi. Shqipëria ka nevojë për një program radikal kundër krimit dhe drogës, dhe një program special për ndalimin e futjes së parasë së krimit në ekonomi”-tha ndër të tjera Basha.

 

8 Comments

  1. Nuk na the ndonje gje te re o z.Basha . Edhe ne i dime te gjitha keto qe thua ti por fjala jone deri ne hale ka vlere ndersa e jotja vlen edhe sot qe ti nuk ke pushtet (pale neser ne pushtet) . Problemi eshte si ti parandalojme ?
    Na thuaj çfare permban programi yt (PD-se) per kete fushe ? Si do veprosh ti per sekuestron e ketyre investimeve ? Po me firmat e medhaja qe po marrin rruget e diamanta ça do te beshe ? A e dine ti z.Basha qe rruga Thuane – Kashar u fitua me 320 milion euro per nje gjhatesi prej 20 km ose e thene ndryshe 16 milion
    euro /km ? Nese kjo rruge do te ndertohej e gjitha me pilota nuk do te kushtonte me shume se 4-6 milion
    euro /km ? Me keta parazit (shushunja) çfare ke menduar te beshe ? Kete na trego dhe jo fjale boshe , ti sot nuk ke guximin ta permendesh emrin e pronarit te gener 2 dhe jo me ti besh ndonje gje . Vendos pikat mbi “i” , ndryshe je i pabesueshem . Une per vete nuk kam me besim tek asnje politikan , ju jeni njesoj biles kur vini ne pushtet ja kaloni ne ligesi paraardhesit tuaj . Une besoj vetem ne Zot dhe ishallah ve dore Zoti per kete vend se po te presesh nga ju , hendeku zgjerohet çdo dite e me shume dhe gropa akoma me e thell behet pas çdo dite qe kalon .

  2. Edhe njehere dua ta sqaroj publikisht :

    Pas Edi Rames fshihen afera dhe projekte shkaterrimtare per shoqerine shqiptare dhe te ardhmen e saj.Pas Edi Rames fshihet Soros,Ndrageta,Komorro,Serbia,Rusia dhe gjith llumi i botes kriminale.
    O sot o kurre me cdo forme edhe duke dhene jeten kunder ketij komploti te madh te rrezojme kete moster qe quhet Rilindje!

    1. Ti ke shume shume te drejte , ridhjeresit duhet te kishin kur me kohe . Por kush ma garanton mua qe Basha nuk bohet si ky palloshi i anetes? Historia per Shqiptaret ka qene e hidhur . Ai qe vjen me pas behet me i keq se ai i meparshmi . Te behen ndryshimet ne kod zgjedhor , kushtues dhe nje sere ndryshimesh ne fusha te tjera dhe te garojne . Me pak fjale tu vihet kufiri tek thana pushtetareve qe mos te sillen sikur me qene mbreter .

  3. Tja njohim meritat. Krimin dhe hajdutrine me kollare dhe ” hotele” i kordinon mire ky km. Bile krenohet me te qenit 3 hapa para. Kur i meren kembet shkon dhe 6 hapa mbrapa. Pa dyshim eshte fatkesi per te gjithe ata jo te llojit te vet . Secili nga ne qe nuk jemi prej sojit e llojit te tyre me lejen e Zotit por qe nuk e kemi sigurisht po ta kishte 30 min ne dore do bente spektakel. Sinqerisht qenie me te neveritshme se ky lloj nuk besoj se do hasim ne jetet tona. Por ama te mos kemi as sikletin me te vogel ti themi gjerat si jane. Ky eshte amerika dhe amerika eshte ky. Ska bir nene te ma heqi nga mendja me. Nena e te keqijave ne boten mbare per bindjen time te 100 viteve te fundit eshte amerika. Ata vete e kane vertetuar me vepra dokumenta dhe fjale e mendesi. Eshte bere tejet e lexueshme ligsia dhe e keqja. Ok kush e thote Zoti bekofte ameriken le ta thote. Une nga sot them Zoti le ta mallkoje ameriken. Dhe jo vetem……

  4. Ky kari qe e zete gripi sa here qe i vite thirja per ne gjykate, do bej cudira kur te vije ne pushtet.
    Po sa kara i di njerzit mer lyl.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu