• |
ide | kryesore

ONM ankimon vendimin për Kastriot Selitën: Hetimi për gjykatësin nuk është i plotë

Lajme, Të fundit



Komisioneri Publik ka ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit (KPA) vendimin e Këshillit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) për Kryetarin e Gjykatës Administrative të Apelit në Tiranë, Kastriot Selitën. Bazuar në rekomandimin edhe të tre vëzhguesve ndërkombëtarë të ONM-së, ankimi ndaj gjyqtarit është bërë refereuar tri kritereve të vlerësimit: aftsive profesionale, të deklarimit të pasurisë dhe të pastërtisë së figurës.

Përsa i përket hetimit lidhur me pasuritë e luajtshme, për shumën 2.9 milionë lekë, përfituar nga subjekti në vitin 2006 pas divorcit, bazuar në vendimin e gjykatës për pjesëtimin e pasurisë bashkëshortore, nuk është hetuar plotësisht burimi i krijimit të kësaj shume. Ndërsa, pagesa e detyrimeve tatimore rezulton të jetë bërë shumë vite pas afatit të përcaktuar, vetëm disa ditë përpara dorëzimit të deklaratës në ILDKPKI (2017).

Hetimi lidhur me rivlerësimin e pasurive të paluajtshme në pronësinë të prindërve të bashkëshortes së subjektit, shfaq mospërputhje të vlerave të kostove të ndërtimit (3 të tilla) për objektin, shtëpi banimi 2 kt+papafingo me sip. totale ndërtimi 268.2 m2, në ***, Tiranë. Po ashtu, ka mospërputhje mes çmimit të blerjes së apartamentit me sip. 94.4 m2 nga shoqëria “***” sh.p.k.

Për këto arsye, Komisioneri Publik çmon se procesi i hetimit, i kryer nga Komisioni për kriterin e vlerësimit të pasurisë, nuk ka qenë i plotë.

 



3 Comments

  1. Keta b.lepirsat e administrstives kujtojne se duke i rene ne qafe hakut dhe qytetareve ne dobi te pushtetit do t’i shpetojne vettingut e kane te kote hajdutet si; arjan qafa, altina nasufi, fjoralba prifti apo gentian hamiti. Vazhdoni edhe pak o krijesa te ndyra deri sa t’ju vije rradha. OMN nuk te falka.

  2. Edhe ky duhet te shkoje me te tjeret. Te shporret nga sistemi. Nuk paska patur te ngopur ky tipi. Si mund te blesh keto prona ne mes te Tiranes kur dihet sa jane cmimet reale vetem me pagen e nje gjyqtari? Vetem ky e di por edhe ata qe e kaluan ne shkallen e pare. Shume mire qe e kane ankimuar dhe ta shporrin sa me shpejt se e grine kete popull dhe ja pine gjakun si shushunja. Ndoshta trupa e vleresimit ne shkallen e pare kishte per te kthyer ndonje nder apo per te zbatuar ndonje pororsi nga lart qe nuk e skualifikuan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *