• |
ide | kryesore

Polemika/ A po e përbalt edhe Rama njësoj si Berisha luftën partizane?

Arkiva, Kryesore



Gazeta e majtë “Dita” po provokon prej disa ditësh një debat, të shpërthyer fillimisht në rrjetet akademike, lidhur me revizionimin e luftës Nacional Çlirimtare dhe rolit të Shqipërisë gjatë konfliktit të dytë botëror. Provokimi i gazetës ka mbërritur kulmin këtë të enjte, kur në ballinë të saj është vendosur një karikaturë e Sali Berishës dhe Edi Ramës, të cilët me krahët e tyre formëzojnë kryqin e thyer nazist.

Shkak për këtë është bërë shpallja në muajin maj nga qeveria Rama, e komisionit zyrtar që do të merret me organizimin e përkujtimit të 75 vjetorit të çlirimit.

Në këtë kuadër edhe Akademia e Shkencave ka planifikuar mbajtjen e një konference e cila nga kritikët e saj po shihet si një revansh i atyre që kërkojnë rehabilitimin e kolaboracionistëve dhe bashkëpunëtorëve të fashizmit, ose i atyre që e kanë etiketuar luftën si masakër komuniste dhe çlirimin e Shqipërisë si pushtim komunist.

Shkak për këtë është bërë udhëzimi për debatet e këtij aktiviteti shkencor që mëtojnë të përqëndrohen tek “antifashizmi pa armë dhe pa uniformë”.

“Të përqendrohet në mënyrë të veçantë interesimi shkencor tek ajo pjesë e rezistencës antifashiste prej popullit shqiptar, që ka të bëjë me vullnetarizmin, me antifashizmin pa uniformë… Rezistenca e paarmatosur në studimet historiografike është paraqitur në formën e frazave stereotipe dhe pa shqyrtime të thelluara shkencore. Përmasat e rezistencës pa armë janë shumë më të mëdha dhe Evropa e sotme antifashiste i ka drejtuar sytë pikërisht tek antifashizmi popullor”, thuhet në dokumentet e konferencës, ku propozohet edhe një rishikimi i termave dëshmor, martir, viktimë… etj

Por, ndaj këtij koncepti ka reaguar me forcë prof Paskal Milo. Një një letër drejtuar gazetës Dita (lexoje te plote ketu), ai shkruan: “I mbiquajtur me tre epitete: “antifashizëm popullor”, ” antifashizëm pa armë” dhe “antifashizëm pa uniformë” , ai po shitet si një qasje e re gjoja evropiane, por në fakt është një përpjekje tinëzare për të futur nga dritarja një tezë të vjetër, të paktën disa vjeçare, që ka qarkulluar në mjedise akademike e mediatike në Tiranë”. Dhe sipas tij kjo tezë mëton te tregojë se ka ekzistuar mes bashkëpunëtorëve të pushtuesve dhe partizanëve “një zonë shumë e gjerë gri” që pushtimin fashist të Shqipërisë e priti “në heshtje dhe pasivitet… duke u kujdesur para së gjithash për ruajtjen e familjeve, pronave të veta dhe zakoneve tradicionale… ishin armiqësorë ndaj fashistëve italianë, ashtu në heshtjen e tyre dhe në dyfaqësinë e tyre”.

Këtë ide që Milo e hedh poshtë duke e kritikuar se tenton të barazojë ata që dhanë jetën kundër nazi- fashizmit me ata që bashkëpunuan apo ndejtën pasivë, e ka sulmuar edhe historiani tjetër Pëllumb Xhufi: “Lufta e Dytë Botërore, ashtu si kudo, edhe në Shqipëri i ndau njerëzit në antifashistë e kolaboracionistë. Nuk pati e nuk mund të kishte vend për “të paangazhuarit”, shkruan Xhufi duke e mbështetur këtë me bindjen se “Lufta II Botërore ishte lufta më gjithëpërfshirëse që ka njohur historia(Intervista e plote e Xhufit).

Por, përpos debatit historik, kritikët i ka shqetësuar edhe fakti që këto teza revizionuese po hidhen në kohën që në Shqipëri sundon një shumicë e majtë, që logjikisht quhet si trashëgimtare e luftës. Prof Milo, i cili e akuzon PS se është përshtatur me këto teza ngre pyetjen: “Si është e mundur që ata pajtohen e nuk revoltohen me një masakrim të tillë që po i bëhet LANCL, që është gur themeli i partisë së tyre”? Ndërsa Pëllumb Xhufi është më i rezervuar në akuza konkrete po e shpjegon këtë që po ndodh me një ndikim të ndërsjelltë: “Më shumë, nisur nga qëndrimet e mëparshme të liderit socialist, gjej arsye të supozoj, që dikush në Akademinë e Shkencave, dikush nga ata që ka ngjitur shkallët e karrierës me lëpirje, ka menduar se duke e zhveshur Luftën Antifashiste nga tharmi i saj luftarak e duke e efeminizuar atë, do t’i bëjë qejfin si opozitës, ashtu edhe kryeministrit ekstravagant të socialistëve”.

Lexo me tej:

Andi Bushati: Arkivoli i Mithat Frasherit, aty ku Rama varrosi te majten

Formalisht qeveria rilindëse i ka mohuar këto aludime. Me gojën e zv kryeministrit Erion Braçe, që është njëkohësisht edhe kreu i komisionit të 75 vjetorit të çlirimit ka deklaruar: “Qeveria, Partia Socialiste jo e jo, nuk i ka kërkuar, nuk ka urdhëruar, nuk ka vendosur asgjë mbi një konferencë të Akademisë së Shkencave për “Antifashizmin pa uniformë”.

Por këto nuk janë gjëra që bëhen me dekret. Qëndrimi i Ramës në rini se në Shqipëri është zhvilluar luftë civile, që komunistët të vinin në pushtet, është i njohur. Po ashtu dhe injoranca prej dendy për të nderuar kreun kolaboracionist të Ballit Kombëtar, Mithat Frashërin, është e freskët në kujtesë. Prandaj me të drejtë shumë nga mbrojtësit e majtë të luftës kanë ngritur pyetjen: A mos vallë edhe Rama njësoj si Berisha dikur, është angazhuar për përbaltjen e saj?

©Lapsi.al



14 Comments

  1. Cna sjell gazetat e idioteve te majte ketu o Bushat? Keta si homologet perendimore shikojne nazisem ne cdo cep pallati, por mbyllin syte kur Rama tall paralitiket ne fushate,p.sh. Jane injorante qe nuk kuptojne asgje, dhe arrijne deri aty sa relativizojne tmerrin nazist, duke e krahasuar me debate shkencetaresh e gazetaresh, per nje teme ne te cilen debatet jane normale dhe te mirepritura. Pranoni debatin dhe mbyllni gojen, po nuk patet me shume se perrallat e gjyshit per te na thene. Cdo dite na bindin per identitetin e fjaleve i majte dhe hajvan.

  2. Kryesorja eshte qe rama ,ps dhe votuesit e majte nuk i rruajne bolet per fantazite e kundershtareve te ps per percarje . 1600 votat e “komunisteve “qe ndihmuan saliun dhe lylin ne 2011 ,nuk perseriten prape .

  3. qe te dy antishqiptare jane dhe mbeshteten nga gazetare e analiste bythlepires qe ja shpifen ketij populli trim e idiot

  4. Komenti i shokut Paskal nuk ka nevoje per asnje “koment” tjeter. Te thuash qe ne kohen e luftes se dyte boterore (apo edhe ne cdo lloj lufte tjeter), nuk paska vend per ‘zonen e gjere gri”, demonstron vetem nje gje: formimin dhe botekuptimin marksist-leninist te demek historianit Milo. Ky formim bazohet tek parrulla O ME NE O KUNDRA NESH, RRUGE TE MESME NUK KA!. Te gjithe e dime se si sherbeu kjo me vone per zhvillimin e luftes se klasave ne Shqiperi.

  5. Duhet pare fillimisht a eshte bere lufte ne Shqiperi gjate Luftes se II Boterore, Duhet pare numri i deshmoreve qe nuk jane as pese mije vete. Nje nga deshmoret p.sh. eshte cuar nga gjermanet ne kampin e Prishtines se ishte hajdut xhepash dhe aty ka vdekur pra nuk ka qene ndonje patriot i madh. Lufta me gjermanet duket pak si e veshtire, pasi trupat gjermane kishin per detyre vetem te ruanin rruge-kalimin e Afrika Korps te Ervin Romelit qe po terhiqej nga Afrika e Veriut dhe nepermjet Greqise, Shqiperise dhe ish-Jugosllavise i drejtohej Europes Qendrore, pra nuk kishin ardhur me qellim qe ta aneksonin Shqiperine si italianet. Nje fakt tjeter eshte e ashtuquajtura lufte per clirimin e Tiranes. Garnizoni gjerman ne Tirane perbehej nga 200 trupa, ndersa forcat e komanduara nga Mehmet Shehu, ishin rreth 10 mije vete e migjithe epersine numerike ne raport 1 me 50, Shehu iu kerkoi anglezeve qe te bombardonin gjermanet (eshte fakt i nxjerre nga arkivat angleze). Tjeter gje qe duhet saktesuar nga historia eshte se kush e udhehoqi ate qe quhet Lufta Nacionalclirimtare. Dihet boterisht qe ishin serbet ata qe krijuan PKSH dhe si shperblim moren disa territore shqiptare. Kosova iu la serbeve dhe vetem per kete arsye, nuk duhet quajtur Lufte Nacionalclirimtare sepse thuajse gjysma e nacionit (kombit) u la jashte kufinjve shqiptare dhe nuk u quajt asnjehere Shqiperi. Pastaj duhet pare se cfare ndodhi pas “clirimi”. Terrori i kuq i sherbeterove te serbeve, shkaktoi shume me teper viktima se sa vete lufta. dhe plote. Gjithsesi, “clirimi” nga nazifashistet i solli vendit shume me teper fatkeqesi se sa pushtimi. Nuk dua qe me kete koment te hedh poshte sakrificat deri me jeten e tyre te disa djemve e vajzave patriote, por historia duhet te jete e sakte. Respekt per te gjithe ata qe dhane jeten, por… Gjerat duhet te thuhen sic jane ne te vertete …

  6. Na e qate MENDEREN me kete punen e luftes.Popuj shume me kontribues dhe shume me te sakrifikuar se Ne as qe duan te ja dine per luften.Jugosllavia nje nga shembujt,nuk ka as feste krijimi brigadash as batalionesh.Jugosllavia bashke nuk ka AQ lapidare lufte sa ka Shipnia vetem.Lavdia e lifted 50 vjet komunizem ishte perligjje per diktaturen.Luften e vertete,bash ate heroiken e ka no Kinostudio “Shqiperia e Re”.

  7. Tani na u bete si merushja e “temes”dhe komunistet e “dites” . Me vjen per te vjelle kur lexoj keto tema demode . Stambolli digjet dhe kurvat krihen i thone kesaj pune .

  8. Sa i takon Luftës së dytë botërore, nuk duhen ngatëruar koalicioni i madh anti fashisto-nazist i kësaj lufte si domosdoshmëri e çlirimit të vendeve të pushtuara nga Gjermania naziste e Italia fashiste, me Luftën Nacional Çlirimtare të komunistëve sllavo -shqiptarë, që solli një sistem diktatorial kriminal.
    Në gazetën Dita nuk kanë pushuar së propoganduari mrekullitë që solli pushteti i Enverit.
    Në ato ujra kanë notuar edhe historianët e Enverit, Milo e Xhufi.
    Këto 6 vitet e fundit, vërtetë që PS ka degjeneruar me një kastë politikanësh të korruptuar që po ngrejnë një sistem të egër e kriminal kapitalist, por kjo nuk ka sepse të na çojë në barazimin e partisë demokratike me partinë socialiste, ish partia e Punës, apo e Berishës me Ramën.
    Që të ndërtosh një sistem demokratik pluralist, duke respekektuar pronën private, liritë individuale të mendimit, konkurencën e lirë të biznesit bazuar në nje shtet ligjor, që solli opozita kundër Partisë së Punës, sot Partia socialiste, do të thotë të kesh përqafuar sistemin demokratik perëndimor.
    E ka pasur të drejtën e Zotit e gjithë pjesa e persekutuar nga diktatura enveriste që të luftojë me ashpërsi partinë moniste enveriste, si një model të diktaturave po aq kriminale, sa edhe diktaturat nazi-fashiste.
    Modelin e diktaturës enveriste sot e ka vetëm Koreja e Veriut.
    Keni dëgjuar gjë që shqiptarët të kenë emigruar në këtë vend ?
    Pamvarësisht se qeveria e korruptuar e Ramës, nuk mund të cilësohet as e majtë e as e djathtë, por thjeshtë një qeveri mafioze, janë të mirpritur edhe nostalgjikët e Enverit që ta luftonë me ashpërsi këtë sistem hibrid mafioz.
    Që kjo qeveri mafioze nuk e ka të gjatë, kjo nuk ka sepse të inkurarojë nostalgjikët e sistemit komunist, se Shqipëria do ti rikthehet sistemit të para 1990-s.
    Flijeni mendjen për këtë o shokë komunistë.
    Kjo histori e provuar tragjikisht për shqiptarët, nuk do të përsëritet më..
    Harojeni sistemin komunist botëror të Marksit.
    Edhe Kina me një miliard e gjysëm popullsi, ka filluar të kombinojë sistemin komunist me ate kapitalist e nuk do jetë e largët dita kur edhe ajo ta flakë tej plotësisht ate sistem.
    Edhe rusët që kanë historinë më të gjatë të sistemit komunist diktatorial, e akoma edhe sot, ndonëse me një sistem kapitalist të korruptuar, udhëhiqen nga liderë diktatorialë si Putini, do të shkojnë drejtë progresit demokratik e as ju vjen ndërmend ti kthehen kohës së Stalinit.

  9. Edhe Bashkimi Sovjetik Ne epoken komuniste nuk I ka kushtuar kaq rendesi Luftes sa Shqiperia sot e 75 vjet te shkuara.Kriminelet komuniste per te perligjur diktaturen na bombardonin me lavdine e luftes.Sajonin films idioteske Ku partizani me dy plumbs Ne trip,mbyste me thonj gjermanin e shendoshe.Vijme sot kur na shtiren veterans at a Ku me I madhi ishte pese vjec Ne kohe the luftes.Keta kriminele we nuk guxojne the thine she jemi komuniste e na shtiren veterane.

  10. Perpara se t’i japim nje pergjigje adekuate kesaj pyetje qe vendet e tjera ish komuniste te Evropes Lindore e kane zgjidhur me kohe duke hedhur ne koshin e plehrave LANC-in kriminal bolshevik qe “pushtoi” keto vende me MURTAJEN sovjetike per afro 50 vjet me radhe, dhe falimentoi ekonomite e ketyre vendeve per ibret, le te degjojme se cfares hkruan Bota Demokratike per kete periudhe te erret per Shqypnine e Enverit :

    Gazeta gjermane ‘Tagesspiegel’ ka sjellë një raportazh nga Shqipëria, përpiqet të eksplorojë të shkuarën komuniste, nga Bernhard Schulz, Tagesspiegel:

    “…Edhe sot, 28 vjet pas mbarimit të komunizmit, shumë anëtarë të regjimit të vjetër janë akoma aktivë në aparatin shtetëror. Që ata nuk kanë asnjë interes në përpunimin e historisë dhe krimit, kjo kuptohet,” shkruan gazeta. Gazetari ka vizituar edhe Kampin e Perqendrimit komunist te Tepelenës, duke theksuar se nuk ka asnjë memorial për viktimat, por muzeu i qytetit vlerëson Enver Hoxhën. Sheshi Skënderbej, sheshi kryesor i Kryeqytetit shqiptar, Tirana, tani është i rezervuar për këmbësorët. Sipërfaqja e gjerë është e mbuluar me gurë natyralë nga të gjitha pjesët e vendit. Në skaj te sheshit është një xhami nga koha e sundimit otoman, ajo është restauruar nga fonde turke. Paratë, thuhet se vijnë nga arka e Erdoganit. Ne diagonale me të është ndërtesa e madhe e Muzeut Kombëtar. Fasadën e zbukuron një mozaik me shumë figura, me një grua energjike me kostum kombëtar dhe pushkën e ngritur në qendër, një luftëtar me flamurin kombëtar në krah, me një shqiponjë dykrenare të vendosur në një sfond të kuq si gjaku, por dallohet qe ylli komunist eshte fshire duke lene nje vend bosh? Me klasën punëtore, Partia Komuniste nën udhëheqjen e Enver Hoxhës e mori pushtetin në vitin 1944 dhe e mbajti deri në kalimin e thatë në demokraci në vitin 1991. Për ironi, ai nuk kishte nevojë për dashurinë e tyre. Pothuajse ajo nuk ekzistonte. Me të luhej. Ashtu siç luhej me termat demokraci apo pushtet popullor. Në fakt kishte vetëm një sundimtar, fotozhenikun e ri Hoxha, që me zgjuarsi që në moshë të re në vitin 1944, i shërbeu me shume vetes dhe aspak shokëve të Partisë dhe aq me pak vendit te tij. Hoxha mori pushtetin dhe herët a vonë, kundërshtarët dhe shoket apo bashkëluftëtarët e tij u zhdukën në birucat e Sigurimit, ose përfunduan përpara togave të pushkatimit. Kjo ishte maja e një ajsbergu të përgjakshëm. Turneu informativ, i organizuar çdo vit nga Fondacioni per krimet e Dikaturës, këtë herë i kushtohej Shqipërisë. Ata merren me studimin e trashëgimisë historike në vendet e kontrolluara nga komunizmi deri në fund të viteve 1989/1991. Një javë e mbushur me vizita në vendet përkujtimore dhe me biseda me viktimat dhe zyrtarët- por ajo që mbetet është ndjesia se kjo është vetëm maja e një ajsbergu të përgjakshëm. Në Shqipëri kishte shumë kampe, në fakt i gjithë vendi ishte një kamp i madh, ku kishte urdhër për të qëlluar këdo në kufi. Terrori nuk ishte diçka sekrete. Gazetarët e asaj kohe, me dokumente të vendosura në Muzeun Kombëtar, tregojnë shfaqje gjyqesh të mbajtura në kinema të mbushura plot me njerëz, ku njerëzit duartrokisnin për vendime të marra që në fillim, përpara se njerëzit të dërgoheshin në fusha ku ekzekutoheshin nga afër. Pastaj fitimtarët, duke tymosur cigare, qëndronin pranë kufomave. Ndoshta dyshonin se do vinte edhe dita e tyre dikur. Në Shqipërinë e Hoxhës mbizotëroi stalinizmi makaber antinjerezor deri në fund, edhe në vitin 1991 ishte i dhunshëm. Hoxha admironte Stalinin dhe e imitoi që nga Kulti Sovjetik i Individit e deri tek Gulagët e tij horror. Në vitin 1961, kur Shqipëria u tërhoq nga Bashkimi Sovjetik i destalinizuar, e ktheu vëmendjen nga Republika Popullore e Kinës, aparati i terrorit komunist vazhdoi të funksionojë me nje force te re. Kur Kina nuk e përmbushi pritshmërinë ideologjike të Hoxhës, vendi plotësisht mbeti i izoluar deri në fund. Shqipëria ishte jashtë vëmendjes së publikut botëror për një dekadë. Vetëm se aty brenda Ferrit Komunst ishte e tmerrshme. Poshtë dhe ne afersi te sheshit Skënderbej ka një sistem bunkerësh të Ministrisë së Brendshme dhe qendra e kontrollit të territorit. Këto dhoma pa jetë janë pjesë e një ekspozite tjetër për terrorin e regjimit komunist, të quajtur Bunk-Art 2. Italia Demokratike ishte afër, por mbeti e paarritshme. Jo larg nga sheshi Skënderbej ndodhet një ndërtesë, e cila shërbente dikur si klinikë private. Më pas aty u vendos Sigurimi. Kjo njihet si Shtëpia e Gjetheve, pasi këtyre janë mbajtur skedarë të panumërt të shërbimeve sekrete. Shtëpia është e mbushur me teknologji, nga këndvështrimi i sotëm të vjetra, por shumë të efektshme në atë kohë. Në qendër të Tiranës ka shumë ndërtesa të kohës së kultures italiane. Ato duken të ngurta dhe komunistët e Hoxhës i përdorën pa hezitim. Vetë Italia mbeti e paarritshme për gjysmë shekull, duke qenë vetëm në anën tjetër të Adriatikut.Të përndjekurve nuk u lejohej që të afroheshin pranë brigjeve apo kufinjve te vendit. Kishte kampe për gra e për fëmijë. Në Tepelenë, në jug të vendit, 600 të burgosur ishin të paketuar si sardhele konserve në pesë kazerma të mëdha. Të paktën 300 fëmijë te vegjel vdiqën me kalimin e kohës nga kequshqyerja apo sëmundjet e patrajtuara dhe akoma nuk ka asnje te denuar apo te ndeshkuar historikisht, perkundrazi ne media paushim dalin publikime qe synojne minimizimin e atij tmerri qe ka ndodhur. Simon Mirakaj mbërriti në Tepelenë në vitin 1945 si foshnje, ai mbeti në mënyrë të paimagjinueshme për 46 vite në përndjekje politike për shkak të një pjesëtari të familjes. Në kazerma gjenden vetëm muret e jashtme, nuk ka një memorial, por në Muzeun vendor te Tepelenes ruhen me kujdes modele të tipareve heroike të heronjve komuniste te LANC-it dhe shkrimet e Enver Hoxhës, Diktatorit që ndoqi dhe shkroi për shembullin e Stalinit. Vendlindja e Hoxhës është këtu afër, në jug të vendit, dhe shumë shqyptare janë akoma krenarë për të. Në një kodër në periferitë e Tiranës është edhe Monumenti Nëna Shqipëri. Flitet qe eshte projektuar nga babai i kryeministrit aktual Edi Rama. Monumenti është konceptuar si një model i Mëmëdheut, diçka që ekzistonte ne te gjitha monumentet bolshevike në Bashkimin Sovjetik nga Volgogradi deri në Kiev. Përpara monumentit shtrihen varret e partizanëve që ranë në luftën kundër fashistëve. Çdo regjim ka nevojë për heronjtë apo deshmoret e tij. Pllakat e varreve janë të çara, duket qarte që jane mirëmbajtur. Në veriun malor gjendet kampi i burgut të Spaçit. Godinat janë të vendosura guximshëm në shpatet e pjerrëta. Këtu jetuan të burgosurit që duhet të bënin punë të detyruar në minierën e kromit. Ngjitur qëndronin rojet e Sigurimit. Ndonjëherë të afërmit lejoheshin të vizitonin të burgosurit, dhjetë minuta nën mbikëqyrje speciale. Për këtë, ata duhej të bënin në këmbë shtatë kilometra me rrugë të pashtruar. Në kamp janë mbledhur ish të burgosur dhe përfaqësues të shoqatës së viktimave për të festuar përvjetorin e kryengritjes së të burgosurve në vitin 1973. Ishte një akt heroik, por pa rezultat. Mbahen fjalime, të gjithë njerëzit pinë duhan, ndërsa qielli nis të rëndohet prej reve. Lart në shpat mund të shihen ekskavatorët. Qeveria shqiptare ia ka dhënë të drejtën për të shfrytëzuar minierat një kompanie turke me koncesion. Miniera origjinale e monizmit rrezikon të zhduket. Edhe sot, 28 vjet pas mbarimit të komunizmit, shumë anëtarë të regjimit të vjetër janë akoma aktivë në aparatin shtetëror. Që ata nuk kanë asnjë interes në përpunimin e historisë dhe krimit, kjo vetkuptohet dhe nuk ka nevoje per komente te teperta. Në Shkodër, vizitorët gjermanë marrin pjesë në përurimin e një monumenti për viktimat e regjimit komunist. Në Bashkinë e qytetit mbahen fjalime emocionuese në një sallë të mbushur plot. Se ky mbaron shërbimi përkujtimor dhe ku fillon politika aktuale, vizitori nuk mund ta vendosë dot. Mund të jetosh në të tashmen, por si gjithmonë dhe kudo, e kaluara është një barrë e shtuar e shqyptareve. Muzeu i dioqezës është estetik dhe tregon historinë e persekutimit të Kishës Katolike, e cila dominon në veri të vendit. Në vitin 1967, Hoxha e shpalli Shqipërinë si shtetin e parë ateist në Botë dhe shkatërroi kisha e xhamia në mbarë vendin. Katedralja e Shkdorës u kthye në sallë sportive, në fasadë u vendoën portrete zyrtarësh. Tani ne Shqypni sundon klasa punëtore përmes Partisë së saj, thuhej në mesazh. Ndërkohë katedralja është restauruar me kujdes. Këmbënat bien herë pas here, kurse nga minarja fqinje tingëllon zëri i imamit. Ata kanë bashkëjetuar për shekuj dhe vazhdojnë ta bëjnë sërish edhe tani. Shqipëria nuk është një strehë e fanatizmit. Përkundrazi, ata shpresojnë të pranohen në BE. Vite më parë, Shqipëria ishte shumë e korruptuar, na thotë një diplomat që shoqëron procesin e rishikimit të drejtësisë, duke shtuar: Tani është vetëm e korruptuar me lezet. Nga rruga, vizitorët nuk shohin bregdetin. Bregderi duhet të jetë i bukur. E kaluara e errët shtrihet në brendësi. Duhet ta kërkosh, e megjithatë ajo është gjithmonë e pranishme qe te dritherron…”

    Permbledhje nga:

    intelektuali

  11. Andi Bushati mund t’i dale ne mbrojtje LANC-it kriminal jugosllav te Enverit, sepse helbete kjo vetkuptohet si nip i i Hysni dhe Vito Kapos nuk i bejne fare pershtypje lumenjte me gjak njeriu te pafajshem qe mbushi ne Shqypni me teorine “larg bythes sime”,

    por:

    Andi Bushati nuk mund te spjegoje dot likuidimin dhe vrasjen e pabese qe Enveri i beri dajkos se tij, Alqi Kondi njashtu sic likuidoi edhe Qemal Stafen duke e spiunuar tek fashistet nga vila e kunatit te tij Kryefashist Bahri Omari ku jetoi gjate gjithe Luftes LANC me gjithe Nexhmije Fashisten si nje levend borgjez i ushqyer mire.

  12. Andi Bushati mund t’i dale ne mbrojtje LANC-it kriminal jugosllav te Enverit, sepse helbete kjo vetkuptohet si nip i i Hysni dhe Vito Kapos nuk i bejne fare pershtypje lumenjte me gjak njeriu te pafajshem qe mbushi ne Shqypni me teorine “larg bythes sime”,

    por:

    Andi Bushati nuk mund te spjegoje dot likuidimin dhe vrasjen e pabese qe Enveri i beri dajkos se tij, Alqi Kondi njashtu sic likuidoi edhe Qemal Stafen duke e spiunuar tek fashistet nga vila e kunatit te tij Kryefashist Bahri Omari ku jetoi gjate gjithe Luftes LANC me gjithe Nexhmije Fashisten si nje levend borgjez i ushqyer mire.

  13. Paskan shkruar dhe folur dy pseudo historianet -Envero-bythelepirsit-e sistemit te qelbur komunist.Ku zagaret qe mbeten gjalle te cilet u fshehen ferrave dhe me mbas u hoqen clirimtare te vendit e shkelen dhe e perdhosen gjakun e atyre qe dhane jeten ne lufte .Ata nuk e dhane jeten duke luftuar qe keta pushta ta ndanin popullin ne lufte klasash ne armiq te popullit dhe ne peudo clirimtare te vendit.Me shume krekoseshin ata qe nuk kishin shkrehur as nje pushke ,se ata qe bene luften u pushkatuan ,u persekutuan ,u internuan nga monstra qe ja kaloi edhe Hitlerit per vrasjet dhe persekutimet te popullit,te njerzeve qe i kishin dhene luftes duke i baltosur gjoja -bashkepunuan me -okupatoret-Gjermane ku sot po i lepine bythen gjermaneve..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *