• |
ide | kryesore

Vettingu në drejtësi, Berisha për VOA-n: Gjahu i shtrigave për llogari të qeverisë

Lajme, Të fundit

Në Shqipëri, proçesi i rivlerësimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve, si pjesë e reformës në drejtësi ka marrë shumë vëmendje në opinionin publik për shkak se ai po shoqërohet me largime në masë të përfaqësuesve të sistemit të drejtësisë.

Kjo ka sjellë kolaps të dy gjykatave asaj kushtetuese dhe të lartë, dhe për pasojë debati politik dhe ai në rradhët e drejtësisë po zhvillohet me tone të larta. Kritikët e Vettingut shohin tek ai një proces agresiv, në disa raste me standarte të dyfishta dhe të ndikuar politikisht nga shumica qeverisëse.

Shefja e operacionit ndërkombëtar të ONM, Genoveva Ruiz Calavera, në një intervistë të posaçme me shkrim për Zërin e Amerikës, i hodhi poshtë këto pretendime duke i cilësuar ato si sinjale se Vetting po trondit themelet e një sistemi të korruptuar. Ajo mohoi që ky proçes të jetë nën ndikime politike, dhe nënvizoi nevojën e reformimit të sistemit të drejtësisë.

Rivleresimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve, si pjesë e reformës në drejtësi, ka larguar nga detyra 74 prokurorë dhe gjyqtarë ndërsa 39 kanë dhënë dorëheqje. Në total 113 prokurorë dhe gjyqtarë i mungojnë sistemit dhe për rrjedhojë dy gjykatat ajo kushtetuese dhe e lartë s’mund të marrin vendime për shkak të mungesës së gjyqtarëve. Vetting-u monitorohet nga Operacioni ndërkombëtar i monitorimit. Gati tre vite nga miratimi, ai ka marrë mjaft vëmendje jo vetëm si produkti i parë i reformës në drejtësi por edhe si test për ecurinë e saj. Shefja e ONM, Genoveva Ruiz Calavera në përgjigjet me shkrim i tha Zërit të Amerikës, se ky proçes synon kthimin e besimit të publikut në sistemin e drejtësisë.

“Procesi i rivlerësimit (i njohur si vetingu) u fillua me objektivin kushtetues të rikthimit të besimit të publikut në sistemin gjyqësor, duke pastruar radhët e sistemit të drejtësisë nga zyrtarët e korruptuar. Seancat dëgjimore janë publike dhe institucionet e mbajnë publikun të informuar për arsyetimin e vendimeve të vetingut. Numri i madh i magjistratëve që japin dorëheqjen ose janë duke u larguar nga puna konfirmon se ky është një proces serioz për rinovimin e gjyqësorit”- pohon shefja e ONM, Genoveva Ruiz Calavera.

“Ne jemi mësuar jemi mesuar që opinioni publik është bombarduar me reformën të barazuar me proçesin e Vetting. Në fakt Vetting në vetvete nuk është reforma Vetting është një nga aspektet që do të nxjerë jashtë sistemit ata gjyqtarë dhe prokurorë që kanë abuzuar me funksionin e tyre”- shprehet Artan Hoxha, Dekan i Fakultetit të Drejtësisë në UT.

Komiteti shqiptar Helsinkit që ka monitoruar që prej fillimit procesin vëren se në përgjithësi ai ka qenë pozitiv, përsa i takon aspektit të së drejtës për një proçes të rregullt ligjor.

“ Ne kemi parë që shumë qytetarë kanë qenë aktivë dhe paraqitur denoncimet e tyre.Madje ka patur gjyqtarë dhe prokurorë, që janë rivlerësuar dhe për të cilët ka patur një numër të konsiderueshëm ankesash”- thotë Erida Skëndaj, Drejtore ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

Që prej fillimit të proçesit të Vettingut për prokurorët dhe gjyqtarët janë bërë afro 4 mijë e 200 denoncime nga qytetarët. Ato merren në shqyrtim nga organet e Vetting dhe nëse ka prova dhe fakte bindëse për prokurorët dhe gjyqtarët e denoncuar këto ndikojnë në marrjen e vendimeve për ta, gjatë rivlerësimit, i cili bazohet në kriterin e pasurisë, të pastërtisë së figurës dhe kriterin profesional.

“Mënyra se si po zhvillohet proçesi i verifikimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve, më duket më agresiv se ai që duhet të jetë në fakt”-thotë Artan Hoxha, Dekan i Fakultetit të Drejtësisë në UT.

“Kritikat tona kryesore kanë qenë në drejtim të konsolidimit të jurisprudencës të organeve të Vettingut dhe në mënyrë të veçantë, në pjesën e zbatimit të proporcionalitetit. Vetting-u nuk mud të jetë radikal dhe nuk mund të penalizojë këdo, por vetëm ata me probleme serioze”- argumenton Erida Skëndaj, Drejtore ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

“Ne nuk kemi qenë kundër reformës. Ne e shpëtuam reformën. Ata që vlerësojnë reformën vetëm nga vetting-u që ka dy anë të padiskutueshme. Ka anën që nxjerr nga sistemi njerëz. Dhe anën që bën gjahun e shtrigave për llogari të qeverisë në mënyrë të padiskutueshme. Por ka një gjë themelore. Ky Vetting që bëhet thyen parimet universale, thyen parimet e mishëruara në Kartën Europiane të të Drejtave të Njeriut”- shprehet Sali Berisha- ish-kryeministër.

“Janë marrë masa serioze për të siguruar ekuilibrat dhe garancitë e nevojshme për pavarësinë e organeve të vetingut, në veçanti për të siguruar mungesën e ndonjë roli vendimmarrës ose përfshirjes së nivelit politik në to. Vëzhguesit tanë ndërkombëtarë po monitorojnë nga afër çdo hap të vendimmarrjes në të gjitha rastet e vetingut. Deri më tani, nuk ka asnjë të dhënë për ndërhyrje politike ose presion tjetër të padrejtë të jashtëm apo të brendshëm”- pohon Genoveva Ruiz Calavera shefja e ONM.

“Nuk e lamë ne vendin pa gjykatë kushtetuese. Dhe në mënyrë absolute kjo ka qenë e qëllimshme. Se nëqoftëse vendi sot është pa Gjykatë Kushtetuese, ishte kjo që na ndau ne nga reforma pasi votuam ndryshimet kushtetuese. Ne ishim për një Vetting që shkonte nga poshtë lart dhe nuk krijonte vakum në sistem”- pohon Sali Berisha- ish-kryeministër.

“Duhet një rivlerësim i situatës. Dihej që në fillim që sistemi vuante, por nëse këtë mekanizëm në do ta përdorim kaq ashpër ne kemi rrezik të humbasim sistemin ose ta vëmë atë në rrezik në ushtrimin e funksioneve dhe detyrave kushtetuese që ka”- thotë Artan Hoxha, Dekan i Fakultetit të Drejtësisë në UT.

Shefja e ONM është e bindur se proçesi i Vetting ka dhënë një measzh të fortë për të gjithë ata që kanë abuzuar me pushtetin.

“ Sulmet në rritje ndaj reformës në drejtësi, Vetting-ut dhe ONM-së, vëzhguesve ndërkombëtarë dhe misioneve tona të asistencës së BE në këtë drejtim janë shumë domethenëse. Këto pretendime janë të pabazuara dhe të papranueshme, por ne i shohim ato si një konfirmim që Vetting-u po trondit themelet e një sistemi të korruptuar. Shpresojmë që ndryshimi në gjyqësor të forcojë profesionalizmin, aftësinë dhe guximin e magjistratëve të sapoemëruar për të luftuar korrupsionin.Disa ditë më parë, me rastin e përurimit të Pallatit të ri të Drejtësisë në Tiranë, unë ndoqa një ceremoni diplomimi të Shkollës së Magjistraturës. Unë isha shumë krenare që pashë gjyqtarë dhe prokurorë të rinj që merrnin detyrën dhe të betoheshin për t’i shërbyer Kushtetutës”- pohon Genoveva Ruiz Calavera shefja e ONM.

“Këta që vijnë sado me dëshirë të futen në sistem, këta janë të rinj e para, e dyta që të zhvillohesh në karierë gjyqësore dhë të prokurorisë ka disa kritere ligjore dhe kushtetuese. Është si të rrisësh një njeri, ashtu rritet dhe sistemi”- pohon Artan Hoxha, Dekan i Fakultetit të Drejtësisë në UT.

Në shkarkimin e mbi 70 gjyqtarëve dhe prokurorëve nga detyra kriteri kryesor ka qenë ai i pasurisë. Ai rrëzoi dhe prokuroren e parë që ju nënshtrua vetting Besa Nikhasanin e cila i është drejtuar Gjykatës së të drejtave të njeriut në Strasburg, që e ka marrë në shqyrtim çështjen e saj.

“Mosjustifikim i pasurisë në thanë. S’ke çertifikatë pronësie për shtëpinë në Lezhë. Banesën në Lezhë e kisha deklaruar që në 2003-in, me adresë dhe me të dhëna se ka qenë e pahipotekuar. Sot 60% e pronave në Shqipëri janë me probleme” – shprehet Besa Nikëhasani, prokurore e shkarkuar nga Vetting.

“Shoqëria shqiptare ka qenë dhe vazhdon të mbetet një shoqëri informale. Deri para pak vitesh ne edhe pagën e kemi marrë me bordero. Pra kesh dhe jo përmës bankës. T’u kërkosh sot prokurorëeve dhe gjyqtarëve të përgjigjen në detaje për transaksione të caktuara, për justifikim të pasurisë sikur shoqëria ka funksionuar në mënyrë perfekte me formalitet, do të thotë se që në fillim i kë vënë në pozitë të vështirë”- pohon Artan Hoxha, Dekan i Fakultetit të Drejtësisë në UT.

“Dhe ajo për të cilën ne kemi tërhequr vëmendjen ndaj organeve të Vetting dhe kemi parashtruar edhe raportet dhe analizat tona ka qënë fakti se në disa raste parimi i proporcionalitetit, ka shkuar në funksion të konfirmimit në detyrë, dhe në disa raste të tjera ky parim i ka djegur këta prokuorë dhe gjyqtarë dhe i ka shkarkuar nga detyra”- argumenton Erida Skëndaj, Drejtore ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

“ Ka standarte të dhjetëfishta jo të dyfishta. Problemi është se këta nuk mbajnë përgjegjësi”- shprehet Besa Nikëhasani, prokurore e shkarkuar nga Vetting.

“Ne jemi Kolegji i posaçëm i apelimit. Ne kemi zbatuar ligjin dhe vetëm ligjin. Nuk na e ndryshojnë idenë e gjykimit as opinonet dhe as mendimet e askujt”- u shpreh Natasha Mulaj, kryetare e Kolegjit të posaçëm të apelimit.

Në Gjykatën e strazburgut mjaft prokuorë dhe gjyqtarë të shkarkuar nga Vetting kanë depozituar padi ndaj shtetit shqiptar. Kjo gjykatë ka gjetur në shkelje të konventës së të drejtave të njeriut edhe shtete të mëdha si Franca Anglia por në rastin e shqipërisë rreziku lidhet me besimin ndaj Vetting.

“Mund të krijojë problem Gjykata e Strasburgut përsa i takon besueshmërisë në këtë proçes dhe legjitimitetit të tij”- thotë Erida Skëndaj, Drejtore ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

“ Sot Gjyata e Strasburgut ka shtruar pyetje asgjësuese për reformën. Sepse dënohen në një proçes të pandershëm. Këta i kanë lejuar vetes që të jenë vetë hetues edhe vetë gjykatës. Kjo formë nuk ekziston. Kjo do të çojë në kolaps, sapo Strasburgu të japë vendimet e para për proçedurat staliniste”- thotë Sali Berisha- ish-kryeministër.

“Nëse dikush fiton një çështje në Strasburg nuk është sakrilegj madje është mirë, sepse i bën mirë dhe vetë proçesit. E rëndësishme është që struktura e reformës të mos cënohet”- pohon Artan Hoxha, Dekan i Fakultetit të Drejtësisë në UT.

Rivlerësimi i afro 700 prokurorëve dhe gjyqtarëve pritet të përfundojë në vitin 2026. Angazhimi i operacionit ndërkombëtar të monitorimit do të jetë deri në fund të këtij proçesi me rekomandime dhe opinione duke përfshirë edhe mendime kundërshtuese nëse është e nevojshme.

“Për më tepër, ne kemi dhënë kohët e fundit 42 milion € nga fondet e BE-së në një program të ri drejtësie që do të ndihmojë në konsolidimin e reformës. Ne gjithashtu do të vazhdojmë të raportojmë në detaje për situatën e Shqipërisë në raportet e Komisionit. Siç e shihni, angazhimi i BE-së në Shqipëri është i shumëanshëm dhe shumëdimensional sepse ne duam të shohim rezultate konkrete dhe të matshme për realizimin e shtetit të së drejtës. Kjo është jetike për të mbrojtur qytetarët dhe për të nxitur zhvillimin ekonomik, aq shumë të nevojshëm për të siguruar që brezat e rinj të qëndrojnë në këtë vend të bukur ku kanë lindur pa pasur nevojë të kërkojnë një të ardhme më të mirë jashtë vendit”- shprehet Genoveva Ruiz Calavera shefja e ONM.

“Ne duhet që këtë moment të mos e humbasim për Shqipërinë, sepse është një moment shumë i veçantë. Nëse ne në fund të këtij proçesi arrijmë të kemi një sistem gjyqësor të pavarur, të paanshëm dhe profesional, ne kemi disiplinuar të gjithë shoqërinë shqiptare”- shprehet Artan Hoxha, Dekan i Fakultetit të Drejtësisë në UT.

/VOA/

8 Comments

  1. Po mire ne Laprake, te fshehur ne mes pallateve e gjetet te beni Pallatin e ri të Drejtësisë?

    Pse nuk i coni dhe Zyrat tuaja ne Yzberisht?

  2. Genoveva Ruiz Calavera nje jevge beqareshe qe pasi jetoi konvikteve tani jeton duke zgrrap rroge e dieta te majme made in EU e duke jetuar hoteleve…pa ba kurre ne jete nje gje te mire
    Mjer ne kur edhe jevgjitja prej p.. te semes vjen e na behet sulltaneshe e sundon mbi keto burreca politikane qe kemi ne
    Si nuk paska patur nje burre politikan qe tua perplase fytyres ketyre ruspijeve qe vijne nga ana e anes e na bejne Zotin ketu…

  3. Turp!
    Sali Berisha ngriti akademine e Plepave, me e larta e drejtesise ne gjithe historine e Shqiperise, dhe sot ngrihen komisione amatore staliniste nga Depertamenti i Shtetit Amerkan dhe i klasifikojne kuadrot e Plepit si hajdute dhe te paafte.
    Sali, shpejt fillo revolucionin proletaro-shpellar.

    1. Përse u detyrua Berisha që të organizojë të ashtuquajturin “kurs të Plepave” me juristët e asaj kohe të dalë nga shkollat politike enveriste ?
      Sepse u pa që prokurorët e gjykatësit i degjeneruan gjyqet kundër kriminelëve të Bllokut të KQ të PPSH, nga gjyqe për ndëshkimin e krimeve, në gjyqe qesharake të ndëshkimit të byroistëve se sa kafe kishin pirë.
      Pjesa më e madhe e juristëve të asaj kohe , duhej të ishin vetë objekt i drejtësisë, pasi jo vetëm kishin zbatuar ligjet e diktaturës komuniste, por edhe ato ligje i kishin shkelur në mënyrë drastike.
      Në kursin e “Plepave”, të bërë histori humori nga propogandat e përhapura nga rrjeti i ish sigurimit, nuk është se përgatiteshin juristë të rij, por juristëve ju bëhej i njohur legjislacioni i shtetit demokratik perëndimor.
      Për fat të keq , injoranca e madhe e mbjellë me shplarjen e trurit nga propogandat komuniste, vazhdon ta ketë efektin e saj edhe sot pas gati 30 viteve të ndryshimit të sistemit.
      Juristë me formim profesional apolitik e bazuar në ligjet demokratike perëndimore, nuk janë si domatet që mbillen në fund pranvere e vilen e hahen në verë, pasi duhen vite e bile dekada që të formohet një shtresë e re me formim demokratik, e kjo nuk vlen vetëm për juristët por për të gjithë politikanët e intelektualët.

  4. Normal, ca do thote?
    Ai i pari ka per te vajt ne pidh te sheqeres, Zeni i dyti dhe ajo hundcyca ( qe e ka bo hunden operacion) e treta.

  5. Onm nuk ka vendimmarrje
    Onm mund ti kerkpje komisionerit qe te ankimoje. Pastaj vendos perseri kpa qe eshte ne dore te rames.
    Nuk pritet qe kpa ti thote jo gjithmone onm. Pra disa ankesa do plotesohen

    Por , qellimi i Rames eshte venia nen hyqem e drejtesise duke kercenuar kedo gjyqtar dhe prokuror. Duke e sulmuar dhe pakesuar numrin e gjyqtareve ai e kontrollon ploteaiaht procesin dhe mbi te gjitha drejtesine e ben ai dhe u bere i paprekshem ai dhe te tijet. Efekti tjeter eshte kercenimi duke qene i plotfuiqshem i oujtdo tjeter , politikane biznesmene etj.
    Populli vezhderr nuk ka per te marre drejtesi do endet rrugeve dhe dyerve te.gjykatave dhe prokurorive ndersa onm do marre rrogat e majmedhe deshtimin e sigurt do eta parqesin ne nje projekt te rradhes OJF perseri me miliona euro per vete dhe pa i marre parasysh shqiptaret

    Suksesi i reformes do te thote denime per pushtetaret. Pikerisht per Ramen Dakon Rrahjat Bushet Rroshet Tahiron Xhafajn etj

    Nuk eshte sukses shkarkimi per pasurine AKA korrupsion per 100 magjistrate dhe aq. Mbetet vetem aq.

    2026 do te thote ne pidh te se emes.

    Nje tjeter deshtim i BE. deshtoi me eksperimentet ne rumani me eulex ne kosove (gjykate pas gjykate speciale superspeciale dmth projekt pas projekti deshtimi etj) deshtoi ne maqedoni dhe tani deshtoi ne shqiperi.
    BE mezi po mban institucionet e saj dhe ka.rrezik vetet per korrupsion masiv nga burokrate te pavotuar dhe te papergjegjshem. Ne si shqiptare injorante presim pergjwgjshmeri nga persona qe sia japin llogari askujt? Dhe skane asnje objektiv psh karriere te behet prokuror apo gjyqtar ne vendin e tij.
    Cfare mund ti ndodhe me se shumti per gabime nje keshilltari te onm????

    Maximumi qe mund te ndodhe eshte qe Kalavera do humbase vendin e punes.!!!!

    Ndersa do te kemi gjyqtare dhe prokurore te paafte dhe oriminele qe kane kaluar vetingun. Dhe qe jane ne hyqem te kryeministrit.

    Korrupsioni behet ne zyrat e shtetit. Korrupsioni masiv qe kemi dhe narkotrafiku masiv nuk rregullohen me heqjen nga pu a te magjistrateve. Ata do vjedhin perseri.

    Ne asnje vend qe fuksionon , drejtesia nuk eshte ngritur ose te jete bere nga OJF dhe nje projekt fondacioni.

    1. Pordha me rigon

      Ore, si s’keni turp te flisni per europiane a amerikane qe po merrkan ne qafe drejtesine shqiptare !!
      Nderkohe qe ish-kryeprokurori i sales kish para per te paguar dhe kompani lobing’u ne amerike !

      Qepeni more gojen, e futeni koken nen dhe per ca vjete – te pakten aq sa njerezit te harrojne se c’kishit bere me drejtesine!
      Pastaj ndoshta do te keni dhe ndonje shans te ankoheni per keta te rinjte!!!!!

  6. Kush është Sali Berisha

    ” Penicilina “, bashkëpunëtor i Sigurimit të mbarë dhe agjent i UDB – së ( Sigurimit Serb

    Sali Berisha është një agjent i vërtetuar i UDB – së, që ka hartuar strategjinë e shkatërrimit të kombitt shqiptar dhe po e bën atë realitet. Ai ka kohë që është bërë emisar i Serbisë, sëbashku me disa bashkëpunëtorë të tij. Ai po e mban situatën destruktive dhe gjëndjen të tensionuar në Shqipëri, për të sabotuar pavarësinë e Kosovës dhe zgjidhjen e çështjes çame e pronave të shqiptarëve në tërësi.

    Kush është Sali Berisha :

    Në të kaluarën e hershme, familja e tij është shpërngulur nga zonat e Detit Kaspik, në Rusi, gjatë shpërnguljeve të shekullit 19-të. Atëhere, shumë aradha u larguan nga Rusia duke u dyndur në Europë e sidomos në Serbi. Më pas, shumica e tyre u zhvendosën në Francë.

    Në këtë kuadër, nga mbeturinat e mësipërme, mbetën edhe në Shqipëri disa familje të rusëve të emigruar, njëra prej të cilave është familja e Sali Berishës ( mbiemri i së cilës është i huazuar si më i përdorshmi në Kosovë dhe në Shqipëri, duke zëvëndësuar mbiemrin e tyre sllav ).

    Mbas vendosjes dhe sistemimit në fshatin Vuçidol të Tropojës, fillon edhe veprimtaria e tyre. Të parët e Sali Berishës i kanë vënë dy herë zjarrin Malësisë së Gjakovës, fakt ky që njihet në Tropojë. Që në atë kohë, persona të kësaj familjeje kanë qenë të lidhur me serbët dhe kanë vepruar historikisht kundër interesave të asaj zone.

    Në vitin 1962, Sali Berisha erdhi në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Mjeksisë. Pasi mbaroi studimet u mbajt në spitalin e Tiranës si mjek kardiolog dhe më vonë si kardiokirurg. Në këtë kohë ai pregatit dokumentat për t’u futur në Parti. Një vëlla i tij, me emrin Selim, kishte mik kryetarin e Degës së Punëve të Brendëshme të Tropojës, Idriz Shehun. Ai i kërkoi Idrizit ta ndihmonte të vëllanë për t’u pranuar në Parti. Idrizi i përgjigjet se në kushtet e Sali Berishës ( me probleme në biografinë e familjes – red ), për t’u pranuar në Parti, duhej që edhe ai ta ndihmonte shtetin me shërbime të veçanta, prandaj ai duhej takuar dhe t’i merrej mendimi nëse ishte dakord kështu. Pas takimit me Saliun në Tiranë dhe pasi mori miratimin e tij, i vëllai ( i cili sot nuk jeton, pasi ka vdekur nga zemra, dhe që ishte i vetmi person pozitiv në fisin e tyre ) u kthye në Tropojë.

    Pas kësaj, bashkë me kryetarin e Degës, u nisën me makinën e tij për në Tiranë dhe u takuan me persona të Ministrisë së Punëve të Brendëshme, të cilët e tërhoqën Saliun në bashkëpunim, me pseudonimin ” penicilina ” dhe, pas kësaj, iu miratua edhe kërkesa për të hyrë në Parti.

    Në atë kohë ishte rregull që dosja e kuadrit që bashkëpunonte me Sigurimin e Shtetit nuk ruhej në Komitetin Egzekutiv të Rrethit por nga Drejtori në Drejtorinë e Punëve të Brendëshme në Ministri. Kur erdhi në pushtet, jo më kot, Sali Berisha e futi në burg ish Drejtorin në Ministri, Zef Luka, një burrë i ndershëm që e kishte ndihmuar shumë Sali Berishën në zgjidhjen e çdo problemi familjar.

    Me këtë rrethanë spjegohet edhe fakti që i nipi i Idriz Shehut ( ish kryetarit të Tropojës ), Baki Shehu, ish gjeneral në kohën e PPSH-së dhe drejtues në PS, një ditë të bukur bëhet deputet i PD-së.

    Gjatë kësaj kohe ( para viteve ’90 pra ), Sali Berishës i ishte rritur ndjeshëm temperatura e etheve për pushtet dhe zbatonte me përpikmëri mësimet e PPSH, deri sa u bë sekretar i Byrosë i spitalit. Në këtë kohë filluan t’i shfaqen edhe simptomat e sëmundjes psiqike si deliri i madhështisë, hakmarrjes, etj. Për shkak të kësaj sëmundjeje ai është dërguar nga Partia për mjekim edhe në Austri. Sëmundja mbikqyrej dhe kurohej nga kolegu i tij psikiatër Ylvi Vehbiu.

    Në kohën kur Partia merrte nisma për të ndihmuar zonat veriore me mjekë, në një mbledhje të zhvilluar me kolektivin e spitalit, Sekretari i Partisë, Ilir Gjylbegu, kërkoi që kandidatura e Ylviut të mos përfshihej në transferim. Kur u kërkuan sqarime për shkakun e këtij rekomandimi, Iliri spjegoi se Ylviu duhej të qëndronte pasi nuk kishte se kush të mbikqyrte Sali Berishën në sëmundjen e tij. Ky ” sqarim “, i kushtoi shumë pas 25 vjetësh Gjylbegut, kur Sali Berisha u bë kryetar i PD dhe President i vendit. Presidenti e largoi Gjylbegun nga profesioni për 3 vjet dhe u desh ndërhyrja e miqve që ky mjek, specialisti më i mirë në Shqipëri për profesionin e tij, të rikthehej në punë. Ylvi Vehbiu, me ardhjen e Berishës në pushtet, u largua pa u ndjerë për në SH.B.A. pasi, siç u tha disa shokëve, duke e ditur sëmundjen e Sali Berishës, do të bëhej kurbani i tij i parë. ” Mjerë Shqipëria ” u shpreh Ylviu dhe Sali Berisha bëri çmos për ta gjetur !

    Gjatë kësaj kohe, Sali Ram Berisha martohet me Liri Rexhep Ramën. Rexhepin, mbas çlirimit të vendit, bashkë me disa studentë të tjerë i dërguan për studime në Jugosllavi, në Institutin e Fiskulturës. Kur u prishën marrëdhëniet me ish Jugosllavinë, të gjithë studentët u kthyen menjëherë në Shqipëri, ndërsa Rexhepi është kthyer pas disa vjetësh, kur ai u martua me Milicën në Kosovë dhe lindën një vajzë, Sllobodankën. Kur u kthyen në Shqipëri, Sllobodankës ja ndërruan emrin në Liri.

    Në Jugosllavi, vjehrri i Sali Berishës, Rexhepi, u tërhoq në bashkëpunim nga UDB-ja. Për këtë ndikoi fakti se motra e Milicës ( e shoqja e Rexhepit, tezja e Lirisë dhe vjehrra e ardhëshme e Saliut ), ka qenë gjatë luftës oficere e OZNA-s ( paraardhësja e UDB-së ) dhe pas çlirimit të Jugosllavisë, kolonele e UDB-së, mbështetëse e Rankoviçit dhe e operacioneve të tij për shfarosjen e shqiptarëve. Djali i saj ( djali i tezes së Lirisë ), gjatë luftës në Bosnje, ishte këshilltar ekonomik i Milosheviçit.

    Me këtë spjegohet edhe fakti që krahas detyrave të tjera të ngarkuara, Sali Berisha ngriti edhe shqërinë ” Shqiponja”, për furnizimin me naftë të makinës ushtarake vrastare të Milosheviçit.

    Nga operacionet e Sigurimit të Shtetit është zbuluar veprimtaria agjenturore e Rexhep dhe Milica Ramës në shërbim të UDB-së, gjë që vërtetohet nga dosja prej 1200 faqesh e Rexhepit dhe prej 700 faqesh e Milicës, dosje këto që ndodhen në arkivin e SHISH.

    Kur erdhi në pushtet, Sali Berisha nuk arriti t’i zhdukte por me anë të Gazidedes mundi të zhdukte dosjen e tij. Edhe Gazidede ishte i rekrutuar nga UDB-ja, i tërhequr në bashkëpunim kur ishte mësues në Peshkopi. Jo më kot Berisha i dha këtij personi pushtet të pakufishëm më 1997-tën. Ai dinte shumë për të. Bashkë me Gazideden, Sali Berisha ka zhdukur edhe shumë dosje të tjera, të cilat i janë dorëzuar UDB-së.

    Fatmirësisht, të dhënat e mësipërme për lidhjet familjare të Sali Berishës dhe gruas së tij, janë botuar edhe në gazetën kosovare ” Koha Ditore” në vitet 97-98.

    Të kthehemi para viteve ’90, në kohën kur Sali Berisha ka qenë mjek. Në rrethanat që ndodhej, për të arritur pikësynimet e tij, kuptoi se e vetmja rrugë ishte puna këmbëngulëse, aktivizimi intensiv në mbështetje të detyrave të ngarkuara nga Partia dhe bashkëpunimi me organet e Sigurimit. Sa e sa herë, Sali Berisha ka përgatitur ambjentet e spitalit dhe ka zbatuar me përpikmëri operacionet e brendëshme që kryente Sigurimi i Shtetit, duke vendosur teknikën operative përgjuese ndaj kosavarëve arratisur nga Kosova si grupe irredentiste. Në një rast, kur një djalë kosovar i shtruar në spital, që rridhte nga një familje patriotike dhe fisi i tij kishin vuajtur në burgjet e Goli Otokut, u bënë veprime operative për të zbuluar dhe identifikuar personalitetin e tij, me anë të Sali Berishës. Ky e ” identifikoi ” atë si serb ! Kur ai djalë do t’i dorzohej autoriteteve jugosllave në kufi, para se të arrinte atje, u hodh nga një urë dhe theu këmbë e brinjë, vetëm për të mos rënë në dorë të UDB-së. Kosovari nuk u dorzua dhe u verifikua më vonë se ishte vërtet ndryshe dhe u mbajt në Shqipëri.

    Nuk janë të paktë mjekët që ka spiunuar Sali Berisha, gjoja për veprimtari të dyshimtë dhe armiqësore. Që nga kjo hë filluan dyshimet ndaj Sali Berishës si agjent i UDB jugosllave.

    Në vitet 1991 – 1992 në Shqipëri u dyndën serbë të Kosovës që e njihnin mirë gjuhën shqipe. Ata ishin udhëzuar nga UDB që, duke u hequr si kosovarë dhe na bashkëpunim me agjentët serbë në Tiranë, të kryenin veprime për të ndikuar në popullin shqiptar kundër kosovarëve dhe në fakt, deri në një farë mase, UDB ja arriti qëllimit me anë të seksit, hapjes së lokaleve, shitjes së mallrave me çmime të shtrenjta në një kohë kur në Shqipëri kishte varfëri. Në atë kohë, Sali Berisha dhe mehmet Elezi kanë marrë kontakt me disa prej tyre.

    Sado që të flasë pëe ndershmëri, Sali Berisha e di se akoma jetojnë persona që e njohin shumë mirë. Në bazën e filozofisë së tij ka qenë mashtrimi, ves të cilin e përdori dhe po e përdor edhe në politikë. Kjo e rrëzoi nga pushteti në ’97 –tën por ky mashtrim e solli përsëri në pushtet, i mbështetur nga mediat dhe agjenturat e jashtëme.

    Me këto ngarkesa në biografi, Sali Berisha e dinte se nuk mund të ecte përpara duke punuar në mjeksi dhe për këtë hodhi hapin e parë duke e rregulluar që stërvitjen ushtarake ta kryente në Brigadën Rezerviste të Gardës. Pas këtij hapi, duke shfrytëzuar Dine Abazin që ishte mjeku i Hysni Kapos, arriti t’a zëvëndësonte atë kur mungonte. Kur ishte provizor tek Hysni Kapua, filloi t’i thoshte djalit të tij, Besnikut, që ta hiqnin Dinen dhe të merrnin Sali Berishën si mjek të familjes. Këtë bisedë Besniku ja thotë Dines dhe pas kësaj, Sali Berishën e vunë në dispozicion të familjes së Simon Stefanit. Gjatë kësaj kohe, Sali Berisha shkonte jashtë shtetit për të bërë analizat e anëtarëve të Byrosë Politike dhe, më vonë, edhe me kurse specializimi 6 e 12 mujore.

    Duke ditur edhe lidhjet e mësipërme, UDB filloi në këtë kohë përpunimin e tij në Francë dhe më 30 dhjetor 1974 tërhiqet në bashkëpunim nga shërbimi i fshehtë jugosllav me pseudonimin e dosjes ” Bisturia”, pseudonim ky që duhet të jetë ndryshuar më vonë. ” Bisturia ” është dosja personale e Sali Berishës në arkivat e UDB-së, ku janë depozituar tërë kontributet e tij në interes të UDB – së.

    Më vonë, zbulimi shqiptar i dërgon informacion kundërzbulimit ( sigurimit ) se në Shqipëri veprojnë dy kanale të UDB – së : Një kanal kalon nga fshati Vuçidol dhe drejtohet nga një mjek kardiolog ndërsa jë kanal tjetër vepron në Shkodër. Ky dokument firmoset nga zv/drejtori i Sigurimit të Shtetit, Sulejman Abazi. Jo më kot, me të marrë pushtetin, Sali Berisha urdhëroi arrestimin e tij.

    Me ardhjen e Demokracisë, Sali Berisha filloi të shkruajë dhe të botojë disa artikuj për demokracinë dhe shoqërohej shumë me Mehmet Elezin, i cili kishte lidhje të ngushta me Elez Biberajn. Në këto rrethana, perëndimit i duhej të zgjidhte një kandidaturë të besueshme që kishte lidhje të forta që më përpara me vëndet perëndimore dhe të ishte nga veriu ( meqë emigracioni më i madh ishte nga veriu, Kosova, Mali i zi dhe Maqedonia ). Në këtë kohë perëndimi kishte paraqitur tre kandidatura që ishin : Ylli Vejsiu, me lidhje familjare në SH.B.A, Aleksandër Meksi, me lidhje në Greqi ( ku gjyshi i tij prift ishte kolonel i Asfalisë greke ) dhe Neritan Ceka me mbështetje gjermane. Por amerikanët, me anë të Rajersonit, i cili ishte komandant i grupeve të emigracionit në Beograd, rekomandoi Sali Berishën për kryetar të Partisë Demokratike, të cilin e mbajtën si të besuarin e tyre dhe e përkrahën më shumë se të gjithë udhëheqësit e Ballkanit, por që në fund ky i tradhëtoi.

    Sipas informatave, UDB –ja përdori të gjitha metodat dhe format që Sali Berisha të zgjidhej kryetar i PD –së ( duke përdorur Rajersonin ), për shkak se atëhere CIA financonte Jugosllavinë me fonde për të ushtruar propogandë për të tërhequr bashkëpunëtorë në vëndet e Ballkanit. UDB – ja ka rekomanduar edhe Sali Berishën.

    Në garën për kryetar partie midis Meksit, Vejsiut, Cekës dhe Sali Berishës, u ndërhy që të fitonte Berisha por në fakt si kryetar u zgjodh Meksi. Është dashur këmbëngulja e Eduart Selamit që zgjedhjet të përsëriteshin duke dhënë dorëheqjen Meksi dhe për të dalë në krye Berisha. Meksit i premtuan postin e kryeministrit dhe zëvëndës të bëhej Pashko në Qeverinë e Stabilitetit. Pashko ishte ai që gjatë vizitës në Greqi, në takimin me Micotaqisin, tha se Qeveria Shqiptare nuk ka pretendime për Çamërinë.

    Sali Berisha ishte beniamin i Amerikës ndër udhëheqësit e lindjes, por ai nuk e justifikoi këtë, për shkak se ai drejtohej nga UDB-ja dhe, pas ardhjes në pushtet, e ktheu Shqipërinë në një vend ku strehohej fondamentalizmi islamik dhe në bashkëpunim me Gazideden strehoi terroristë shumë të rrezikshëm. Për këtë Ai e lejoi atë ( Gazideden ) të krijojnte shoqatën islamike dhe të bëhej kryetar i saj si dhe e anëtarësoi Shqipërinë në Konferencën Islamike. Nga fondamentalizmi islamik ai ka marrë qindra mijra dollarë bakshishe e shumë dhurata të çmuara për gruan e tij, që i mbajnë vetëm gratë e sheikëve dhe që shkojnë me miliona dollarë. Këto probleme i di ish ambasadori ynë në Malajzi, Ferit Hoti.

    Sali Berisha ka marrë miliona dollarë për t’u çuar armë palestinezëve më 1996. Ai i nisi avionët me armë, të cilët zbritën me detyrim në Çad dhe u ndaluan të vazhdonin më tej. Urgjentisht ka ardhur në mënyrë sekrete në aeroportin e Rinasit Arafati dhe ka biseduar për gati 1 orë me Sali Berishën, ku e ka kërcënuar se në rast të mos mbrritjes së armëve ose parave të paguara, do ta likuidonte fizikisht. Në këtë kohë dollarët ishin përdorur për qëllime të tjëra. Për të larë këtë borxh ai ndërtoi strategjinë për t’i gjetur këto para. Në shtator 1996 Saliu jep konferencë për shtyp ku deklaron se paratë e shqiptarëve në firma janë më të pastrat, ndërsa disa ditë më parë, FMN kishte dhënë sinjalin për mbylljen e tyre. Pas kësaj pati një vërshim të parave të popullit në firmat piramidale, lekët e të cilave u morën nga qeveria për të shlyer Arafatin. Të tjerat u grabitën nga brenda oborrit të Saliut.

    Sali Berisha dha urdhër të arrestohej Sudja, iu morën lëkët, pjesa më e madhe e të cilave u fut në bodrumet e Presidencës, një pjesë u bllokua dhe një pjesë tjetër u grabit nga funksionarë të tjerë.

    Mbas disa ditësh, ndërhyn tek Meksi ( kryeministër ) në emër të Sali Berishës, Tritan Shehu, ish Ministër i Jashtëm dhe kryetar i PD, për ta liruar Suden, pr meksi u përgjigj se nuk e kishte futur ai në atë burg.

    Sali Berisha është krijues i firmës piramidale Gjallica, me Shemsije Kadrinë, e cila ka qenë shoqe e ngushtë me motrën e Liri Berishës. Ndërsa Gani Kadrija ka qenë oficer i zbulimit dhe përfaqësues tregëtar në Split të Jugosllavisë, mik i ngushtë i Sokrat Plakës ( ish ambasador në ish Jugosllavi dhe ish zv/ministër i jashtëm ) dhe ka të dhëna se ishte tërhequr në bashkëpunim nga UDB-ja. Pikërisht me këtë lidhet fakti që motra e Liri Berishës ( në Jugosllavi ) ishte shoqe e ngushtë me Shemsije Kadrinë, e cila, pas një udhëtimi në Jugosllavi e më pas në Gjermani, si dhe lidhja me ish veliun e Stambollit, të cilit i kishin falimentuar bizneset e tij, bëri të mundur krijimin e firmës piramidale Gjallica. I gjithë ky operacion u iniciua dhe u kamuflua nga UDB-ja.

    Ndaj Sali Berishës ka vepruar dhe vepron me intensitet UDB-ja. Zbulimi serb dhe ai grek, në bashkëpunim me njëri tjetrin dhe ndihmën e Sali Berishës, kanë shkatërruar dhe po shkatërrojnë Shqipërinë. Ata nuk shkatërruan vetëm ekonominë nga veriu në jug, por krahas kësaj duan të shkatërrojnë edhe kombin shqiptar. Serbët nga veriu dhe grekët nga jugu filluan zbatimin e planit të tyre.

    UDB-ja pregatiti 2 Prillin 1991 dhe vrau në Shkodër, në bashkëpunim me politikanë të PD ( Pjetër Arbnori, Ali Spahia, , z,Ali Kazazi ), Arben Brocin. Arbnori.. këmbënguli dhe e detyroi Brocin të shkonte në protestë. Përpara se të niste protesta, kur sheshi para Komitetit të Partisë së Punës ishte ende bosh, ishin vendosur aty në gadishmëri aparatet e filmimit dhe të televizionit, çka tregonte se diçka do të ndodhte. Gjatë protestës, kur Broci është qëlluar me një pistoletë, një person i quajtur Islam, që ishte afër më Arben Brocin, dëgjoi këto fjalë : ” Zef(igjate sot mik i Agron Kuliqit), pse ma bëre këtë ?” Kur ky person pa që Broci ra në tokë i mbuluar me gjak, e mori në krah dhe e çoi në spital, ku mjek roje ishte bashkëpunëtori i Sigurimit, Ali Spahia. Sipas Islamit ….. deri në spital Broci nuk kishte vdekur, por ishte gjallë. Ai dyshoi se Spahia realizoi vdekjen e Brocit, sepse Spahia tha ” vdiq, çojeni trupin në shesh”! Të gjitha këto fakte flasin për një plan të parapregatitur në mënyrë të hollësishme. Jo më kot, pas disa ditësh, në të gjitha muret e Shkodrës u shkruajtën parrulla se Arben Brocin e vranë Pjetër Arbnori dhe , si përfaqësues të Berishës.

    Sali Berisha futi hasmërinë dhe gjakmarrjen midis fiseve të cilat, për dhjetra vjet, UDB-ja nuk kishte mundur t’i bënte agjentë të saj. Të vrarët në Tropojë nga kjo armiqësi janë me dhjetra. Pse nuk shkon Sali Berisha në vendlindjen e tij ? Ndërsa grekët në jug filluan të shkatërrojnë ekonominë dhe të bëjnë gjithçka sipas synimeve të tyre aneksioniste.

    Plani i tyre për shkatërrimin e kombit shqiptar ishte konflikti veri – jug. Për këtë u ngritën firmat piramidale dhe u lejua fondamentalizmi islamik. Kunati i Sali Berishës, Agim Rama, Drejtor prej shumë vitesh në Bankën e Shtetit, është pronar pallatesh nga të cilat fiton qera të majme, pronar i teleferikut në malin e Dajtit, pronar i telesportit ( i fshehur pas Met Sulajt ). Po kush është ai që e bëri kaq të fuqishme këtë familje ? Mbështetja e tyre ka qenë UDB-ja.

    Berisha, , Pjetri dhe Ali Spahia kanë shkuar në Francë në vitin 1994 dhe ilegalisht janë futur në Ambasadën Jugosllave, ku janë takuar me oficerë të UDB-së. Në aeroport ata janë përcjellë vetëm nga shoferi i Ambasadës i cili nuk ishte serb por shqiptar. Ky person, i cili nuk i njihte ata, kur i ka parë në televizion, ka thënë se i njeh dhe se kanë marrë në ambasadën Jugosllave 17 milion dollarë dhe se janë tradhëtarë të kombit shqiptar. Këtë e vërteton edhe diskutimi që është bërë në parlamentin Jogosllav ku Shesheli i kërkoi sqarime Milosheviçit se ku kanë shkuar 17 milion dollarë dhe ky i fundit iu përgjigj : ” Shikoje Shqipërinë si është djegur dhe se si vriten me njëri tjetrin dhe ne mund t’i pushtojmë vetëm me shoqatën e gjuetarëve të Serbisë. Po të jepnin dorëheqjen Sali Berisha dhe Meksi më 1997 –ën dhe të dorëzohej pushteti në mënyrë institucionale, nuk do të kishin ndodhur ngjarjet që shkatërruan Shqipërinë. Kjo kërkon analizë të hollësishme në të ardhmen.

    Berisha, për të marrë pushtetin ka bashkëpunuar me përfaqësues të zbulimit grek dhe vëndeve arabe duke bërë për këtë çdo lëshim. Ai i ka paguar 28 milion dollarë një shoqërie amerikane, për t’ bërë fushatën elektorale dhe ndërmjetës ka qenë Mero Baze.

    Sipas një burimi shumë të besuar, shumë shpejt, lobi shqiptar në Amerikë do ta hedhë në gjyq këtë firmë.

    Me rikthimin në pushtet më 2005, ai me bashkëpunëtorët e tij po vazhdon të sabotojë çështjen shqiptare, po shkatërron më tej shtetin. Këta janë kundër pavarësisë së Kosovës dhe do të përpiqen ta pengojnë këtë zhvillim, me çdo kusht

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu