• |
ide | kryesore

Vrasja në Vlorë/ Dalin detajet: Autori e njihte mirë, telefonata që e nxori nga shtëpia Laver Tozajn

Lajme, Të fundit



Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Selenicë, ku u vra shumë pranë banesës së tij shtetasi Laver Tozaj, 47-vjeçarit, pasi u qëllua me plot 7 plumba.

Burime jozyrtare nga Policia, bëjnë me dije se ekzekutori/ ekzekutorët kanë rënë në kontakt me targetin e atentatit të tyre, nëpërmjet një lidhjeje telefonike, për t’i kërkuar që të dalë nga banesa, me qëllim ekzekutimin e krimit. Dyshimet e para paraqesin se telefonuesi ka qenë në mos një njeri i besueshëm për viktimën, një njohës i mirë i zonës dhe i të ekzekutuarit.

Ndërkohë,  banorët e fshatit kanë konfirmuar se Lazaj nuk ka qenë një person problematik dhe trajektorja më e gjatë që viktima përshkonte në përditshmëri, ishte nga banesa e tij drejt një bari të afërt dhe anasjelltas.

Lidhur me ngjarjen bëhet me dije se janë marrë në pyetje rreth 20 persona, mes tyre dhe familjarë të viktimës, si edhe banorë të fshatit. Sakaq, ende nuk është bërë i mundur identifikimi i autorit/autorëve të vrasjes, ndërsa pista e hetimit po ndërtohet mbi skemën e një vrasësi të vetëm, që ka pasur njohje me viktimën.

Grupi hetimor ka mbërritur në këtë përfundim, për arsye se atentatori është është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, dhe viktima është qëlluar nga afër, që vërtetohet nga thellësia e plagëve në trupin e Lazaj. Në terren janë gjetur 7 gëzhoja, ndërsa 3 gëzhoja numërohen në trupin e të vrarit, 2 në trup dhe 1 në kokë.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *