• |
ide | kryesore

Zbulohet video tjetër, si nipi i deputetit të PS dhunoi barbarisht gruan te QSUT (+18)

Lajme, Të fundit



Është publikuar një tjetër video pas materialit filmik që u përhap në mënyrë virale rreth dy javë më parë, ku shfaqej një i ri, Ramazan Rraja, nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja, që dhunonte barbarisht një grua në ambientetet e jashtme të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Përmbajtja është ndarë nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili bashkëngjitur saj ka postuar edhe denoncimin e “qytetarit digjital”, një oficeri policie në Krujë, sipas të cilit protagonisti i videos, është i “paprekshëm” dhe mbrohet nga disa pushtetarë.

Lidhja fisnore e agresorit me ligjvënësin socialist, u bë e ditur nga gazetarja e televizionit “Top Channel”, Anila Hoxha, në një postim sajin në llogarinë personale në “Facebook”. “E moret vesh o shoke dhe shoqe ? Ai tipi qe u shfaq tek JOQ Albanja duke rrahur barbarisht nje grua quhet Ramazan Xhelal Rraja , vitlindja 1993. Eshte referuar ne gjendje te lire per hetime te metejshme ne prokurori. Miremengjes!”, shkruan Hoxha.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar me vonesë edhe Policia, që njofton se e ka shoqëruar 26-vjeçarin dhe e ka proceduar penalisht.

Deputeti Rraja dhe familja e tij u vënë në qendër të vëmendjes së publikut rreht një vit më pare, kur u publikua skandali i Xhisiela Malokut, ish-të dashurës të të birit, Rexhep Rrajës. Ishte polici Emiljano Nuhu, i larguar nga Shqipëria, që bëri publik çështjen “Xhisiela”, ku djali i deputetit akuzohej për dhunë të vazhdueshme ndaj ish-të dashurës.

Edhe Ramazani, që shfaqet në videon e fundit, u përmend në atë ngjarje nga polici Nuhu, i cili pretendonte se ishte kërcënuar nga nipi i deputetit kur kishte marrë përsipër çështjen “Xhisiela”.

Rasti i Xhisiela Malokut u mbyll me tërheqjen e vajzës nga denoncimet për dhunë.

 

 

Postimi i Berishës

Denoncohen krimet e grupit Rraja
-mbeshtetja e ketij grupi nga Edivin Mafia, Blendi dhe Gjush Avdyli!

Lexoni mesazhin e oficerit dixhital dhe shikoni videon:

Prsh z Berisha jam oficer i policise se Krujes. Po lexojm qe drejtoria e standartave per vlersimin e punes se efektiveve te policise po heton ne pezullim policen qe nuk nderhyri kur shtetasi Ramazan xhelal rraja po rrihte nje qytetare ne qendren spitalore ne publik sic shihet ne video e nga shum qytetare e polic me rroba e civil e sekuriti e spitalit etj qellimi nuk eshte mos reagimi ose reagimi qe Ramazan rraja hetohet i lire . duhet te dije publiku qe sot e ne cdo koh klani xhelal rraja ka mbeshtetje te fuqishme tek Rama dhd Balka ky grupe eshte super i struktuar kriminal ne vrasje me pages e ne trafikimin e droges ne vite nga stambolli ne rinas. ne holland zvicerr e ne itali e kohet e fundit Ramazan rraja ne bruksel belgjik e bergamo ne itali e ne lugano zvicerr etj. a ka pasur ndonje here forc e a do te kete ndonje here forc ligji per te goditur klanin Xhelal ramazan rexhep rrahman rraja them se jo. ky klan u be i pa prekshem per drejtesin shqiptare kur ne shtepin e tyre mbiu per qok Kryeministri Edi rama. vangjush dako blendi klosi.para 2 viteve. po te shkosh ne komisariatin e krujes te shikosh procesverbalet per krimet e dyshimet per personat kontigjent kriminal Xhelal rraja qe sot eshte Drejtor poste ne bashkin Kruje ka akuze e gjykim ne krime per tentativ vrasje te kater policve ne f kruj grabitje gjobvenie dhe ofendime te policeve te policise. i akuzuar e ceshtja e pushuar per vrasjen e shtetasit Xhavit haka. i akuzuar per rrembimin e policit nga larushku Arben sejfulla zalla. Vim te rexhep rrahman rraja i akuzuar per perdhunim dhunim trafik droge e arme majtje pa leje. vim te deputeti Rrahman rraja i akuzuar per korrupsion pasiv aktiv e ndikim ne drejtesi. sot vellaj i rrahman e xhelal rrajes hasan rraja eshte person ne kerkim per kultivim prodhim e trafik droge e rrin ne kafe ku ne serat e tij u gjeten 3 mije dege hashashi e policia u gjet ne veshtiresi per punen e tyre. A ka drejtesi ne kete vend te hetoj krimin e ketyre vrasesve e perdhunuesve apo krimin ekonomik e finaciar te tyre. te thirren ish drejtuesit e komisariatit te rinasit ne vite e te deklarojn a kan pasur nga prokuria e pameka indicie per trafikantin e kokaines turqi rinas nga xhelal rraja.e presionin psikologjik krimal te ketij Grupi. ku eshte fjala e z tahiri cako veliu xhafa e z lleshi e z Rama se grupet ose indivit kriminal do futen ne vrim te miut. ku eshte dosja hetimore . nje pyetje A ka prokuror gjykates e polic ky vend qe kan guxim te dergojn pas hekurave kete grup kriminal. pra faji nuk eshte i znj police ose i zotit polic qe emrin e kan ne perdoro me laps plumbi e kur drejtues jan drejtues me begraunde kriminale ne shqiperi e evrop.

 

 



9 Comments

  1. ÇOHU ENVER PUSHKATOJI KETA MINJ SA JANE FILLO QE NGA PARLAMENTI *IAJU NENEN NJE ME NJE HAP NJA 100 SPAÇE DHE HUMBJAU DHE ESHTRAT
    VETEM NJE TERMET 100 BALLESH NA RREGULLON NE SE JEMI BERE…

  2. Nuk e ka Rraja mbiemrin, por RRAHJA!
    Keta monstra RRAHJEN e kane per mbiemer.
    Mos i deformoni mbiemrin dhe zanatin qe kane per mbiemer, se e kane arritur me mund brezash!

  3. Neser ajo viktima do dalin ne tv perkrah T Balles e do pergenjeshtroje,do thote ishte loje private. Te gjitha makinat qe kryejn vrasje digjen ne Fush kruje.pse nuk stacionohen forcat speciale dhe te kontrollojne keta morra shpi per shpi

  4. Po ça merreni me plakun e pjerdhur Berisha mor aman,po ai si ujku qimen nderron por zakonin se harron,e kam fjalen per zakonin qe kishte kur ishte sekretar partie dhe merrej me biografine e njerezve,Edhe sikur te jete nipi i deputetit ça do te thote kjo,ta shpallim armik deputetin pse ka lujt menç nipi!!!I lini mo keto metoda komuniste,pasi ne nje shtet demokratik gjithkush pergjigjet vete per veprimet dhe nuk persekutohet gjithe fisi por pergjigjet personi vete per çdo veprim dhe sipas veprimit merr denimin,jo po hajde ta internojme deputetin pse rrahu nipi grun…

    1. Ore hale! ca je tu thone mer pis militant drogaxhi, qelbesire ripjerdhje!Degjo mo, nga tepelena pise dhe turpi i ketij vendi!

  5. O rob qire qe ke komentuar ne 18 ;04 Saliu te ka fajin qe i denoncon keta o moter dhe grua qire i pa emer.

  6. po ku di ti ca shteti demokratik o 18.04 , ne po behemi me keq se Sicilia me Rrajat deputet, me kryebashkiak perdhunues e trafikant; ik o morde

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *