• |
ide | kryesore

Emily Ratajkovski pozon me sqetulla të padepiluara, komentuesit kundër

Paparazzi, Slider



Modelja e njohur Emily Ratajkovski ka pozuar për numrin e shtatorit të revistës “Harper’s Bazaar” në një foto bardhezi.  E veçanta e kopërtinës qëndron në fokusim e fotos, ku modelja shfaqet me njërën sqetull të padepiluar.

Emily flet për feminizmin dhe trajtimin social të seksualitetit femëror dhe shprehet se kjo është plotësisht e drejta saj. Fotoja ka vetëm pak orë që është publikuar në llogarinë e Instagramit të revistës prestigjoze dhe menjëherë kanë vërshuar komentet kritikuese të ndjekësve.

Disa e quajnë “të shpifur” ndërsa të tjerë “hipokrizi” të kesh sqetulla të padepiluara në një kohë që ke një pamje kaq të kururar. “Kjo është ajo që ne e quajmë hipokrizi. Me fytyrën tuaj të përsosur dhe trupin e përsosur, kështu që mjaft u shtirët”, shkruan një komentuese.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *