• |
ide | kryesore

Historia/ Arsyeja pse unaza e martesës vendoset në gishtin e katërt

F1, Stil



Kur shohim dikë me një unazë në gishtin e katërt të dorës se djathtë, vëmë bast që nuk është i martuar.

Por për, një unazë në dorën e majtë, në po atë gisht, do të thotë se ai që e mban nuk është beqar. Ekziston një arsye historike për këtë gjë.

Tradita e unazës së dasmave daton që nga Egjipti i lashtë. Arkeologët kanë gjetur prova në hieroglifikë që nuset mbanin unaza. Njerëzit që filluan ta bënin këtë besonin se ata kishin një “nerv delikat”, i cili rridhte nga gishti i katërt deri në zemër, atëherë kur zemra besohej se ishte qendra e emocioneve.

Egjiptianët nuk ishin të vetmit që mbanin unaza. Grekët e lashtë dhe Romakët gjithashtu mbajtën unaza pasi e besonin një teori të tillë. Ata madje e quanin atë vena e dashurisë.

Edhe pse kjo venë dhe nerv nuk ekziston, vendet perëndimore kanë vazhduar atë traditë. Në kulturat e tjera, siç është Danimarka, Polonia dhe Kuba, unazat e dasmave mbahen në të djathtën.

Tradicionalisht, gratë ishin të vetmet që mbanin unaza martese. Burrat nuk u bashkuan me këtë gjë deri në Luftën e Dytë Botërore, deri kur donin diçka që t’i kujtonte gratë dhe fëmijët e tyre.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *