• |
ide | kryesore

“I arrestuar dhe i dëbuar nga Italia”, reagon Valdrin Pjetri: Kjo ngjan si gjyq publik, por askush…

Lajme, Të fundit



Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Shkodrës, Valdrin Pjetri, ka reaguar pas kërkesës së Partisë Demokratike, drejtuar Prokurorisë, për nisjen e verifikimeve lidhur me pastërinë e figurës së tij.

Pjetri ka mohuar të ketë qenë dënuar dhe dëbuar nga Italia, duke hedhur poshtë akuzën e PD-së.

Gjithashtu, Pjetri është shprehur se do të pritet edhe kryerja e verifikimeve nga ana e Prokurorisë lidhur me këtë çështje, ndërsa ka shtuar se është i hapur për çdo lloj kërkese në adresë të tij.

Kam udhëtuar disa herë në drejtim të Italisë dhe kjo është lehtësisht e verifikueshme. Ky ngjan më shumë si një gjyq publik. Nuk jam ndaluar dhe as arrestuar në Itali. Jam i hapur për çdo verifikim të mundshme.”- ka thënë Pjetri.

Sipas selisë blu, Pjetri preket nga ligji i dekriminalizimit pikërisht për shkak të ndalimit të tij në Itali në harkun njëvjeçar 2001-2002, duke shtuar se pas kthimit në Shqipëri, nuk ka udhëtuar më në drejtim të shtetit fqinjt për tetë vjet me radhë. Por, në formularin e vetëdeklarimit që kryebashkiaku i porsaemëruar i Shkodrës ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), nuk rezulton të ketë shënuar dënim e dhënë ndaj tij nga autoritetet italiane.

Në formular, Pjetri ka pasqyruar vetëm qendrimin në qytetin e Firences në periudhën 2001-2002 për kryerjen e studimeve universitare. Ndërsa socialisti iu është përgjigjur negativisht pyetjeve në kategorinë “të dhëna mbi gjendjen gjyqësore të personit”.



4 Comments

  1. tash po e kuptoi at XHERGJ FISHEN per pezmin e tij ndaj kombit.Loji frrok,ndok,dosh,pjerrdh e dhin indreu,pailin sterk muti,artur bushi,edi qelbesir rama,jozefina topalli,mark marku,nikoll lesi,preq zogaj ,mersila doda qe dite e nat ju lepijn bythen komunisteve JR pra junior.qfar mut njerz at xhergj fishta po rrotullohet ne varr nga bemat e ketyre.

  2. tash po e kuptoi at XHERGJ FISHEN per pezmin e tij ndaj kombit.Loji frrok,ndok,dosh,pjerrdh e dhin indreu,pailin sterk muti,artur bushi,edi qelbesir rama,jozefina topalli,mark marku,nikoll lesi,preq zogaj ,pjetri ,mersila doda qe dite e nat ju lepijn bythen komunisteve JR pra junior.qfar mut njerz at xhergj fishta po rrotullohet ne varr nga bemat e ketyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *