• |
ide | kryesore

I dënuar me 15 vjet burg, kapet i shumëkërkuari në Vlorë (EMRI)

Lajme, Të fundit



Policia e Vlorës ka vënë në pranga një të dënuar me 15 vite burg, nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe të pjesëmarrjes në një grup të strukturuar kriminal.

Bëhet fjalë për shtetasin Sandër Likaj, 31 vjeç, banues në fshatin Lapardha.

Në vitin 2009, 31-vjeçari është kapur nga Policia italiane një gomone me lëndë narkotike të llojit “cannabis sativa”, kur u shpërbë edhe grupi kriminal i përbërë nga 9 shtetas shqiptarë dhe 5 të tjerë italianë.

Në atë periudhë, ndaj Likajt nisi procedimi penal, ndërsa më pas nga përdorimi i metodave speciale të hetimit, rezultoi që ishte i përfshirë në këtë grup kriminal dhe për këtë arsye u bë  shpallja në kërkim e tij.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *