• |
ide | kryesore

I përmendi Millosheviçin dhe opozitën serbe, Basha i përgjigjet Metës

Lajme, Të fundit



Pak ditë më parë, presidenti i Republikës, Ilir Meta e krahasoi udhëheqjen e  kryeministrit Edi Rama me regjimin e Sllobodan Millosheviçit në Serbi, nga ku u nis për të këshilluar kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, që të ndjekë shembullin e opozitës  serbe, në cilësinë e  liderit të opozitës së bashkuar joparlamentare.

I pyetur sot në një bashkëbisedim me gazetarët për këtë thirrje të kreut të shtetit, Basha u përgjigj duke i mbetur besnik kriterit parësor të vendosur që në nisje të aksionit opozitar pas djegies së mandateve: largimin e kryeminstrit Edi Rama.

Presidenti po përpiqet të ndihmojë në zgjidhjen e krizës, thelbi është i njëjtë, duam të vijmë në pushtet me zgjedhje, qëndrimi ynë ndaj zgjedhjeve të organizuara nga Rama ka qenë i qartë, transparent dhe i faktuar pas 30 qershorit.

Ne duam zgjedhje të lira e të ndershme, zgjedhje pa Ramën në një ditë me zgjedhjet vendore dhe kushtetuese.

Procesi kërkon dialog dhe ne e kemi bërë të qartë ndërkombëtarëve se jemi gati të kontribuojmë dhe janë një palë që e kanë refuzra dhe pala ëhstë Rama dhe kupola e organizatës së rilindjes.

Ky është një zhvillim shumë i rrezikshëm, se po refuzon zgjidhjen e krizës mes parimeve evropainë, jo përmes pazarit se do pazar dhe jo përmes normave demokratike”.- u shpreh Basha.

 



2 Comments

  1. Shume, edhe nga te tije, po e sulmojne Lulzim Bashen, s’di pse i referohen si ‘Lyli’, se nuk po di te sjelle demokratet ne pushtet. Madje ka edhe nga ata qe e akuzojne per marreveshje me Ramen. Duke mos ditur asgje per keto, nje gje eshte e qarte. PD ka perballe nje kukudh qe e votojne gjithe xurxot e ketij vendi dhe sjane pak po nja peseqindmije. E perkrahin edhe nje shtrese shoqerore keqberesish qe gjithe keto vite jane marre me lloj lloj pislleqesh dhe kane vene pare te madhe. Pe fat te keq edhe te hujve nuk po u kercet kete rradhe. Kur vijne zgjedhjet, vihen ne levizje te tere, ca nga forca e zakonit, ca nga interesat e pista. Eshte nje i kuksit me nje emer te cuditshem qe akuzon ‘Lylin’, se keshtu i thote, se nuk po na jep drejtim ne demokrateve. Do t’i thoja ti ke mendje vete, gje nje zgjidhje dhe propozoje. Pa le e akuzon edhe per aleance me LSI. Pa votat e ilir metes, i them, do ta shikoni me dylbi pushtetin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *