• |
ide | kryesore

“Kam udhëtuar disa herë drejt Italisë”/ PD nxjerr dokumentin: Harrove që “TIMS”-i…

Lajme, Të fundit

Partia Demokratike ka reaguar ndaj deklaratës së kryebashkiakut të zgjedhur të Shkodrës, Valdrin Pjetrit, i cili më herët ka mohuar të ketë qenë dënuar dhe dëbuar nga Italia, duke hedhur poshtë akuzat dhe pretendimet e ngritura nga selia blu.

Në një deklaratë për shtyp, ish-deputetja e PD-së, Izmira Ulqinaku, tha se Pjetri po mashtron shkodranët duke harruar se të gjitha lëvizjet janë të monitoruara nga sistemi TIMS. Ulqinaku ka bërë publike edhe të dhënat e nxjerra nga sistemi TIMS, që tregojnë se kryebashkiaku i ardhshëm i Shkodrës, nuk ka udhëtuar drejt Italisë që prej vitit 2002.

“Partia Demokratike disponon dhe bën publik dokumentin e nxjerrë nga sistemi TIMS, ku vërtetohet se Valdrin Luigj Pjetri, nuk ka udhëtuar drejt Italisë nga viti 2002 deri në 2010.

Pra Vladrin Pjetri është kapur sot në një gënjeshtër të trashë, duke u përpjekur të mashtrojë qytetarët e Shkodrës.

  1. Pse i ndërpreve studimet në Itali, ku qendrove vetëm një vit?
    2. Pse gënjen kur thua se ke shkuar rregullisht në Itali, ku sistemi TIMS konfirmon atë që PD ka thënë, që ti nuk ke shkelur në Itali në periudhën 2002- 2010?
    3. A je arrestuar dhe a je dënuar me 18 muaj burg në Itali, apo edhe ti nuk din gjë për këtë si Elvis Rroshi i Kavajës?
    4. A të kanë dëbuar nga Italia si person që përben rrezik për sigurinë publike atje?
    5. A e njeh Altin Dodën dhe a ke qenë i përfshirë bashkë me të në trafik droge dhe vjedhje?
    6. A buron pasuria jote nga trafiku i drogës dhe a jeni ju subjekt i ligjit antimafia?”- shkruhet në reagimin e degës së PD-së në Shkodër.

 

 

 

Pjetri u shpreh sot se do të pritet edhe kryerja e verifikimeve nga ana e Prokurorisë lidhur me këtë çështje, ndërsa ka shtuar se është i hapur për çdo lloj kërkese në adresë të tij. “Kam udhëtuar disa herë në drejtim të Italisë dhe kjo është lehtësisht e verifikueshme. Ky ngjan më shumë si një gjyq publik. Nuk jam ndaluar dhe as arrestuar në Itali. Jam i hapur për çdo verifikim të mundshme.”- ka thënë ai.

Sipas selisë blu, Pjetri preket nga ligji i dekriminalizimit pikërisht për shkak të ndalimit të tij në Itali në harkun njëvjeçar 2001-2002, duke shtuar se pas kthimit në Shqipëri, nuk ka udhëtuar më në drejtim të shtetit fqinjt për tetë vjet me radhë. Por, në formularin e vetëdeklarimit që kryebashkiaku i porsaemëruar i Shkodrës ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), nuk rezulton të ketë shënuar dënim e dhënë ndaj tij nga autoritetet italiane.

Në formular, Pjetri ka pasqyruar vetëm qendrimin në qytetin e Firences në periudhën 2001-2002 për kryerjen e studimeve universitare. Ndërsa socialisti iu është përgjigjur negativisht pyetjeve në kategorinë “të dhëna mbi gjendjen gjyqësore të personit”.

 

12 Comments

  1. NJERIN ME KRUVE SE TJETRIN. OPO GJITHE KJO PS NUK KA 200 VETE TE PASTER????????
    GJITHE KURVA I BIJE KARAKURVASH DOLEN KETA MUTER ?

  2. Ore , po nese une shkoj fillimisht ne Zvicer ose France , ose Mal te zi , dhe pastaj shkoj ne Itali , me del emri ne sistemin TIMS te shqiperise qe kam hyre ne itali apo jo ?

      1. Jo… Ne sistemin TIMS shqiptar shenohen vetem hyrjet dhe daljet nga pikat tona te kufirit. Nuk regjistrohen udhetimet e dyta nga nje vend tranzit.
        Po te ishte e kunderta atehere ne sistemin TIMS shqiptar do te dilnin dhe levizjet e te tjereve ne vende te tjera qe kane sistemin TIMS. ( pershembull nje polic shqiptar mund ta kontrolloje shume mire se ku shkon nje qytetar francez ) .

        Historia e ketij bibilushit te shkodres eshte per tu ndjekur. Do te behet telenovela e rradhes.

  3. Ky loqe mund edhe te mos genjeje kur thote qe ka udhetuar. Eshte e thjeshte, edhe ky do dale ndofta me 4 emra 5 mbiemra dhe prandaj thote qe ka udhetu jashte. Ose ndofta ky e konsideron si udhetim jashte edhe nje xhiro tiran-durres-shkoder

  4. Edhe une kam nja 10 vjet qe nuk shkoj me ne Greqi,mos jam nai person i rrezikshem une dhe se dikam?!?!kur thoshte i ndjeri Fadil Hasa te nje skeç ku e nxoren sigurimsat armik dhe i numeronin “bemat”si armik,apapa sa i rrezikshem paskam qene une….!

  5. o Autik mavi analogjia qe perdor ti ska vend. Atij i eshte ndaluar hyrje ne Itali dhe jo se ska dashur te shkoje. Ik mbaro xhepin me fara e mos fol budallalleqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu