• |
ide | kryesore

Mban fanellën e “djepit të emigracionit”, afrikani i Kukësit këndon “Shqipëri, o nëna ime!” (VIDEO)

Lapsi Leaks



Skuadra e Kukësit vijon përgatitjet për sezonin e ri futbollistik në Mavrovë të Maqedonisë së Veriut dhe atmosfera në kampin sportive duket mjaft entuziaste.

Kjo konfirmohet edhe nga mesfushori afrikan, Oumar Toured Camara, futbollisti i huazuar nga “Besëlidhja”, i cili në një video të publikuar në rrjetet sociale shfaqet duke kënduar këngën e famshme të Gëzim Nikës, “Shqipëri, o nëna ime!” përpara kolegëve të tij vendas.

20-vjeçari luan prej 3 vjetësh në vendin tonë. Mesa duket e ka gjetur plotësisht veten në Shqipëri dhe është integruar, aq sa ka nisur të mësojë edhe këngët më të njohura tonat.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *