• |
ide | kryesore

Nderimet për “vllaun” Erdogan, shpërthen aktivistja: Kleçkë e lodra të Stambollit

Lajme, Të fundit



Ndonëse aspirojmë të aderojmë në Bashkimin Evropian dhe rrekemi dita-ditës t’u përafrohemi vlerave të demokracive liberale dhe kulturës së perëndimit, nëse përshkojmë një trajektore panshqiptare, edhe në vendet e tjera të rajonit me popullsi bashkëkombase, do të vërejmë një përnderim anadollak të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Ky i fundit, përfaqëson më së mirë antipodin e qeverisjes demokratike, orientit në tërësi, me formën autoritare dhe arbitrare që ka shfaqur përgjatë përvojës së tij politike në pushtetmbajtje.

 

 

Pas lajmit se në parkun e Liqenit, Bashkia e Tiranës ka ngritur një monument përkujtimor në nder të 251 qytetarëve turq të vrarë gjatë grushtit të dështuar të shtetit të korrikut 2016 (rast unik në botë), dikund mes shqiptarëve të përtej kufirit, i thuret një lloj ditirambi “vllaut” Erdogan. Bëhet fjalë për hapjen e një stadiumi në Komunën e Gostivarit, objekt që do të mbajë emrin e kreut të shtetit turk, i cili afërmendsh, do të lakohet tashmë edhe në çdo përballje sportive.

 

 

Ceremonia solemne e çeljes së stadiumit u pasua nga reagime të shumta në lidhje me emërtesën e mbartur. Aktivistja e njohur Elida Jorgoni, në një shkrim të publikuar në llogarinë e saj personale në rrjetet sociale, ka zgjedhur vargjet e Kadaresë për të shprehur indinjatën lidhur me ngjarjen në fjalë.

Postimi i plotë

Në Gostivar u hap stadiumi i emëruar: “Recep Tayyip Erdoğan”
Filozofia e robërisë, Ismail Kadare.

“I duroni vet armiqtë:

Prisni vdekjen apo vdiqte?

Shërbëtorë t’Anadollit,

Kleçkë e lodra të Stambollit”

 

©Lapsi.al

 

 

 

 

 

 



17 Comments

  1. Skandaloze dhe e turpshme, jo vetem ballkani do qeshi e tallen me ne, por do hyjme ne analet e historise boterore si nje shoqeri e neperkembur nga aventuriere dhe pushtatare te kapur dhe kooruptuar deri ne palce. Degjenerim total i nje vendi dhe interesave te tij kombetare. Turp e faqjaezeze

  2. UNE E RESPSEKTOJ MARRDHENIEN E MIRE ME TURQINE QE RAMA KA BERE , DHE QE NE TE KEMI MARRDHENIE TE MIRA ME PERENDIMIN DHE LINDJEN ESHTE E KUPTUESHME DHE E MIREPRITUR .
    POR KETE MEMORIAL NUK ARRIJ TA KUPTOJ . SIPAS KESAJ TEORIE DUHEN NDERTUAR
    MBI DHJETRA MEMORIALE SEPSE GRUSHTET E SHTETIN NE TURQI NUK KANE TE NUMERUAR .

  3. Nuk ka me turp, nuk ka me bythlepirje. Te dali ne media urgjent Rama, Veliaj edhe ky kari Mazniku dhe te sqarojne arsyen e ketij superidiotlliku, ose ne te kundert te vendoset sa me pare memorial ne Stamboll per viktimat e Gerdecit dhe te 21 janarit

  4. Une e admiroj Erdoganin, dhe AKPne Turke. Eshte mbase case study per te gjitha vendet qe ende jane ne zhvillim.
    E dyta. Rracizmi dhe gjeneralizmat groteske Perendim vs Orient, perendimi i mire orienti i keq, perendimi i drejte i dashur demokrat dhe orjenti i eger diktatorjal, jane mendime te nje mendje injorante por mbi te gjitha te nje shpirti te erret. Nje sy historise, dhe mjafton te shohesh, rilindja evropjane ka qene ne teresi e influencuar nga orjenti, greqia e lashte vete shkrimet e te cileve nuk do ekzistonin po te mos ishin “orjentalet” eshte orjent. Une si Shqiptar, ( i konvertuar nga ortodoks ne myslyman vete, me familje ortodokse) dua kulturen time, jo ate evropjane. Dua kafen turke ne mengjes, dua perzemersine e mikpritjen Shqiptare, dua gjenetiken time me te cilen jam krenar, dua te mirat tona si popull, ashtu dhe me citjane e shallvare pa buke e me buke i dua, si ata qe bejne Bismila ashtu dhe ata qe bejne kryq. Ne jemi produkt historik, kemi sherbyer Perandorise Osmane me nder, kemi mare dhe kemi dhene, kemi patur te mira e te keqija. Ngritja e tyre ishte ngritja jone, renia e tyre renia jone. Para saj ishim Bizantin, po ashtu krenar jam dhe per ate pjese. Cfare eshte qe keni turp me identitetin tuaj dhe doni te kopjoni nje tjeter? Po na hengshin mune te gjithe, ne si kemi duart me gjak as vrame e preme cifut as pushtuam njeri, biles i ndihmuam kur te tjeret i perndiqnin, po po ata “anadollak” me citjane e qylaf i moren ne shtepite e tyre i shpetuan jeten. Ku ka me krenari se te jesh pjese e ketij momenti te historise. Nuk ka tradheti me te madhe se sa te tradhetosh veten. Nuk i shqeteson pllakata, i shqeteson gjithcka turke gjithcka Islame. Thone mos e lidh Islamin me Turqine, por si jo? Si se lidh dote Islamin me Turqine kur jane dy ngjarje historike te lidhura bashke, kur nen dhembe ofendon e shan te gjithe cka jam, sepse rrefuzoj te jem kopje e shemtuar e neperkembur nga ata qe duam te kopjojme. Ju vjen turp te jeni Shqiptar, fshihni passaporten neper aeroporte e ketu vini na shisni dengla se duam te jemi evropjan. Pllakata eshte perkujtim i nje nga ngjarjeve me heroike ne keto kohera, eshte po ashtu mesim per cdo vend i cili preket nga Imperjalizmi nga politika gjakatare dhe e shkaterrimit per interesa ekonomike, qe “perendimi” i kesaj injorantes mbjell, qe sote ka mberthyer boten nga Lindja e Mesme ne Afrike e ne veri te Evropes. E beri Erjon Veliaj, le ta bej, nuk ndryshon asgje ne mendimin tim per te, nje palo hajdut nje shkerdhate nje mashtrus, por mos e perdorni kete per te shpene biseden ne homofobi e urrejte.

  5. Lexojeni mire pastaj lexojeni prap dhe rilexojeni perser e perseri per mendimin tim patatapen e 19: 58 ne mos gaboj dhe pastaj lexoni histori fakte pastaj beni analiza dhe do tju dalin te vertetat nese e doni e nese nuk ju interesojne ok ertv ze amerike dhe ne ” rregull” . Personalisht nuk jam per perkujtimoren. Pasi nuk jam e bindur nese ka pas realisht grusht shteti apo jo. Dyshoj. Ne fakt nuk besoj fare qe ka pasur.

  6. Zot i math e i vërtete,
    çdo pun’ e ke bërë vetë;
    ……………
    Kur bëre derr’ dhe arinë,
    Ç’deshe që bëre Turqinë?
    Se të mos qenkej kjo farë,
    bota do të vinte mbarë,
    dhe do të lulëzonte,
    Shqipëria do t’gëzonte.

    1. Ore gjykues farash nga e di ti qe s’je fare jeniceri? Apo ke deshmi virgjinaliteti te fisit qe nga 1400? Po pse o racista socialista shani faren e tjetrit e nuk shihni faren tuaj qe ua ka hypur, e futur aq thelle sa slevizni dot nje cike qafen. Ka 107 vjet qe ka ik turqia ne hall te vet. Kto 107 vjet kush ua ka derdhur faren juve brenda? Vazhdoni fantazoni luftra porno me faren e turkut e loqet e kalit te skenderbeut, sa te prishet teatri e te laje shoku im Fusha shpk ca leke mielli spanjoll…a koqe kanari…

  7. Eshte deformuar e verteta jone !
    Ti dalim zot vendit ,te dalim nga guacka jone ,te harrojme profesionet tona ,komoditetin tone,te behemi bashke , cdo vlere ne nje unitet vlerash e te kerkojme te zhbejme pa kompromis gjithcka u be-zhbe tash 80 vjet.
    Kush ka kapacitetin te kuptoje te gjitha menyrat e veprimit te kucedres rilindje e te merimanges soros-Be-ShBA, Mafia-Erdoganizmit servil e vrases, neonazimit infektues, komunizmit oktapod e ekstremizmit
    perbindesh le te ngrihet prej baltes e te udhetoje drejt nje vendi te vetem : Te gjitha rruget te cojne vetem ne nje pike,ne nje vend ne nje kolltuk:Kryeministria.
    Tradhetia kombtare perfundon me te.
    Shqiptar mos rri meduku vepro sundo me dinjitetin qe Zoti ta dha e askush tjeter!
    .. ………. ….. …….. ….. ……! ……..! ….!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *