• |
ide | kryesore

Piruetat në video/ Si i ndryshon qëndrimet Rama për moshapjen e negociatave

Arkiva, Kryesore

Kur vjen puna për fshehur dështimin e qeverisjes së tij për hapjen e negociatave, Edi Rama përdor një gjuhë të shumëfishtë. Ai ka prodhuar justifikime të ndryshme në kohë të ndryshme dhe mbi të gjitha të tjera argumenta për të huajt dhe të tjera për Shqiptarët. Këtë ka bërë edhe kësaj radhe në një intervistë për audiencën evropiane, të cilën e ka dhënë nga vila e tij e pushimeve në Dhërmi. Ai ka folur me një ton kërcënues për Europën duke thënë se do ishte shumë e dëmshme për rajonin nëse fati i Shqipërisë ndahet nga ai i Maqedonisë, në samitin e 18 tetorit, ku do të shqyrtohet hapja e negociatave.

Le të kujtojmë se fillimisht Rama thoshte se janë forcat ekstremiste dhe ksenofobe ato që nuk e duan zgjerimin e BE dhe se Shqipëria po bëhet viktimë e lojrave të brendshme politike evropiane dhe jo e mos realizimeve të saj.

Por, pasi Shkupi dhe Athina firmosën mes tyre kompromisin e madh për emrin e Maqedonisë së Veriut, dhe në shqipëri plakosën skandalet e përgjimeve, filloi gjithnjë e më shumë të zinte vend ideja se Maqedonisë mund ti hapeshin negociatat, ndërsa Shqipërisë jo. I pyetur në emisionin Opinion për këtë mundësi që hidhte poshtë justifikimin e parë, atë të presionit të partive ksenofobe, Rama i kapur ngushtë u përgjigj: “nëse kjo ndodh, kërkojini intervistë Lulit dhe Saliut (video poshtë)”. Pra, ai, prodhoi menjëherë alibinë e dytë, sipas të cilës Shqipëria nuk po digjej sepse nuk ka plotësuar detyrat e shtëpisë, por sepse ka një opozitë konfiktnxitëse.

Pra, po ta mbajë shënim këtë alibi të radhës secili evropian, ai është në të drejtën e tij të mendojë: ‘Epo me këtë opozitë Shqipëria nuk e meritoka hapjen e negociatave”.

Në fakt këtë justifikim kryeministri ynë e ka vetëm për tregun e brendëshëm. Se të huajve ai u flet me tjetër gjuhë, me atë se ndarja e Shqipërisë me Maqedoninë do dëmtonte rajonin: “Do të ishte shumë e dëmshme për rajonin dhe në të njëjtën kohë do të ishte e padrejtë. Po, Maqedonia bëri progres dhe meriton të vlerësohet sepse e meriton por pyetja është: A na duhen konflikt për tu vlerësuar për atë që bëni” tha ai për Euronews.

Shikoni me video versionin e tretë të Ramës 

Pra është e vështirë të kuptohen piruetat e Ramës brenda harkut kohor të një viti e gjysëm. Fillimisht fajin e kanë ekstremistët e djathtë europianë, pastaj ektremistët opozitarë shqiptarë dhe së fundi ata që duan të dëmtojnë Ballkanin duke ndarë në rrugën e integrimit dy vendet tona.
Vetëm ai që flet nga rezidenca e Dhërmiut nuk ka asnjëherë asnjë përgjegjësi.

©Lapsi.al

8 Comments

  1. ramen per nji gram kokain e pallojn treshe frroku,ndoka e doshi,per tre gram qihet me ter rilindjen,sidomos kur ja vendosin ne pall te avdylajve kokainen ky e thith deri ne rrenj,edhe leshin e zheleve ju lepin bastardi kokpalar e qelbesir rama e mos te ndryshoj mendje.

  2. E vetmja qe nuk ka ndryshuar qendrim per hapjen e negociarave eshte opozita,ajo ka qendrim te prere kundra hapjes se negociatave dhe po ben çeshte e mundur per tia nxire faqen Shqiperise ne syte e botes dhe sa here shprehet skepticizem nga ana e nderkombetareve per hapjen e negociatave,opozita kalon ne ekstaze dhe gati gati sa nuk hapin shampanja nga gezimi i mos futjes se Shqiperise ne Europe…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu