• |
ide | kryesore

Projekti për Blv. “Zogu I”, Basha: Rama do ndajë 4 mln euro me Veliajn dhe “Fusha shpk”

Lajme, Të fundit



Në korent të zhvillimeve të fundit, veçanërisht pas vendimit të presidentit të Republikës, Ilir Meta, për rrëzimin e koncesionit për rrugën Milot-Balldren, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama, duke thënë se nëpërmjet kostove të tejfryra të zbatimit të projekteve të këtij lloji, “po vjedh paratë e shqiptarëve për të ndërtuar rrugë aspak cilësore”.

Në një bashkëbisedim të thirrur me gazetarët, teksa iu referua projektit të parashikuar për në 600 metrat e rrugës ku shtrihet bulevardi “Zogu i Parë”, Basha tha se Rama do të fitojë 6 milionë euro nga paratë e shqiptarëve, të cilat sipas tij, do t’i ndajë me kryebashkiakun Erion Veliaj dhe kompaninë “Fusha shpk”.

Pjesë nga deklarata e Bashës:

Para një muaj denoncova qasjen e fundit të grabitjes së pasurive dhe parave publike të shqiptarëve nga Edi Rama.

Modeli i tij është një model tipik i regjimeve të korruptuara në botë:

FRY KOSTON E PROJEKTEVE PUBLIKE, MERR MBRAPSHT NGA KLIENTI PARATË MBI KOSTO.

Në anglisht këto quhen skema KICK-BACK

Të gjtiha koncesionet e Edi Ramës janë të tilla:

FRY KOSTON DERI DISA HERË, JEPUA TENDERIN KLIENTËVE, PASTAJ NDAJ ME KLIENTËT PARATË MBI KOSTO.

Kjo shpjegon se pse rrugët që do të ndërtohen në Shqipëri kushtojnë disa herë më shumë se ato në Europën perëndimore edhe pse me cilësi shumë më të dobët.

Kjo shpjegon se pse 600 metra bulevard nga Sheshi Skënderbej tek Stacioni i Trenit do të kushtojë shqiptarëve mbi 5 milionë euro. Nuk bën më shumë se 1 milionë euro. 4 milionë euro do të ndahet mes Fushës dhe Edi Ramës.

Kjo shpjegon pse rruga Milot-Balldre vetëm 17 kilometra do t’u kushtojë shqiptarëve 256 milionë euro.

Presidenti i Republikës e ktheu ligjin e këtij koncesioni, një vendim që e përshemdes, duke zbuluar se si sipas vetë burimeve zyrtare kosto u rrit artificialisht me mbi 50 milionë euro, veprim që e përshëndes. Rritja faktike e kostos është afro 150 milionë euro pra 3 fish. Ky është Kick-back I Milot Balldre, përfitimi që do të ndajë Edi Rama me oligarkun.

Studimi i fizibiliteti të vetë qeverisë ka treguar se në fakt kotsoja e rrugës Thumanë – Kashar është fryrë me 100 milionë euro. Në fakt është mbi 220 milionë euro. Ky është rryshfeti i Thumanë Kashar.

Modeli i fryrjes së kostos tregon pse rruga Dukat Orikum me një korsi dhe vetëm 14 kilometra do të kushtojë 70 milionë euro, kur kostoja e saj nuk është më shumë se 20 milionë euro. 50 milionë euro do të dnahen midis Hjikurisë dhe Edi Ramës.

Ky model — fry koston, dhe vidhi me klientët të gjitha paratë shtesë — është përdorur në çdo koncesion që ka dhënë Edi Rama.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *