• |
ide | kryesore

Rast unik në botë, Veliaj ngre memorial për të rënët në mbrojtje të Erdoganit

Lajme, Të fundit

Bashkia Tiranë ka ngritur një monument përkujtimor në Parkun e Liqenit, në nder të 251 qytetarëve turq të vrarë gjatë grushtit të dështuar të shtetit të korrikut 2016. Gjithashtu, me mbështetjen e qeverisë turke, Bashkia ka mbjellë aty 251 rrape të sjella nga Turqia, dhe rrugës i ka dhënë emrin “Dëshmorët e 15 Korrikut”.

Memoriali përmban emrat e 251 qytetarëve të vrarë në mbrojtje të qeverisë së Presidentit Erdogan, gjatë tentativës për grusht shteti tre vjet më parë në Turqi.

Shqipëria është vendi i parë dhe i vetëm në botë që i ngre memorial viktimave të grushtit të dështuar të shtetit në Turqi. Gjithashtu, në vendin tonë nuk ekziston asnjë memorial i ngjashëm për asnjë vend tjetër në botë.

Nuk është e qartë se kur, mbi bazë të cilit motiv dhe procedurave Bashkia ka vendosur ngritjen e memorialit.

Njoftimi për përurimin e rrugës, parkut dhe memorialit nuk është shfaqur në asnjë nga faqet e Bashkisë Tiranë, ku paraqitet çdo aktivitet i saj dhe i drejtuesve të bashkisë. Përkrah Ambasadorit të Turqisë Murat Ahmet Yoruk, në ceremoninë e përurimit ka marë pjesë nënkryetari i Bashkisë Tiranë Arbian Mazniku.

Përpara përurimit, Ambasada e Turqisë organizoi edhe “Marshimin e Fitores së Demokracisë”, nga Sheshi “Nënë Tereza” deri te parku që Bashkia Tiranë ka ngritur në nder të viktimave nga organizatorët e grushtit të shtetit.

Qeveria e Presidentit Erdogan akuzon imamin Fet’hullah Gylen si organizatorin e grushtit të shtetit. Gyleni, i cili jeton në SHBA që prej vitit 1999, i mohon kategorikisht akuzat.

Turqia e ka shpallur “Lëvizjen Gylen” organizatë terroriste. Qindra mijë persona të dyshuar si anëtarë të saj janë përballuar me arrestime, burgosje, gjyqe dhe dënime të dyshimta, heqje nga puna etj. Qindra gazetarë janë burgosur pa gjyq, pasi janë konsideruar se shkrimet e tyre përpara grushtit të shtetit kanë mbështetur Lëvizjen Gylen.

Presidenti Erdogan ka qenë mbështetës i flaktë i veprimtarisë në fushën e arsimit të Lëvizjes Gylen. Të dyja palët e kanë mbështetur fuqimisht forcimin e njëra-tjetrës, derisa krisjet mes tyre çuan në një përplasje, ku autoritarizmi i Presidentit Erdogan duket se triumfoi. Praktikisht, Lëvizja Gylen nuk ekziston më në Turqi.

Ky park u përurua vetëm tri ditë përpara vizitës së Kryeministrit Edi Rama në shtëpinë e pushimit të Presidentit Erdogan. Pas kthimit nga Turqia, Rama dha lajmin se në shtator Air Albania do të nisë fluturime drejt Italisë. Deri tani, Air Albania ka përdor një avion të Turkish Airlines, të lyer me flamurin shqiptar.

Pak ditë më pas, Ministri i Brendshëm i Turqisë, Sylejman Sojllu, vizitoi Tiranën. Pas takimeve me Ministrin Lleshaj dhe me Kryeministrin Rama, ai tha se palët kishin marrë “vendime të rëndëdishme” në lidhje me Lëvizjen Gylen në Shqipëri.

Ashtu si Bashkia Tiranë, që nuk e njoftoi publikun për përurimin e këtij parku te Liqeni i Tiranës, as qeveria nuk ka dhënë ndonjë sqarim se çfarë vendimesh janë marrë.

Shtypja e Lëvizjes Gylen nga qeveria turke, në Turqi dhe jashtë saj, është kritikuar nga disa vende evropiane dhe organizata në mbrojtje të të drejtave të njeriut.

Pas grushtit të dështuar të shtetit, qeveria i shpalli dëshmorë qytetarët e vrarë në përplasjen me segmente puçiste të ushtrisë. Përgjatë të gjithë Turqisë janë ngritur parqe dhe memoriale që përkujtojnë datën 15 korrik 2016 dhe emrat e viktimave.

Ky është rasti i parë në botë, ku Turqia ngre një memorial me emrat e qytetarëve të vrarë gjatë tentativës për grusht shteti në një vend të huaj. Gjithashtu, ky është rasti i parë që në Shqipëri ngrihet memoriali i viktimave të një grushti shteti të një vendi të huaj./Exit

19 Comments

  1. Ky eshte nje veprim komplet antinjerezor, antiopozites turke dhe antiamerikan. Sado lek te kete marre Rama nga Erdogani, nuk duhet te vepronin ne kete menyre, pasi ky memorial nuk ka lidhje me historine e popullit shqiptar. Ky memorial pa dyshim qe do zhduket andej, por Rama dhe Veliaj do mbajne pergjegjesi ligjore. Edhe Lul Basha gjithashtu, qe nuk ka reaguar.

  2. Ramen nuk e takon asnji lider nga vendet e evropes dhe po fuqizon binjakezimin dhe perversitetin me erdoganin. Ketu duhet urgjent jo vetem reagimi i gjith opozites por dhe i gjith popullit .
    Atehere edhe per 4 njerezit qe u vrane ne mes te bulevardit nga politikanet shqiptare, te ngrihet nje memoriale ne mes te stambollit

  3. Ca problemi ka ketu ?! Turqia eshte Vellai yn i madh. Mos harroni se mos te ishte per Turqine, gjysma e Shqiperise do ishte e grekut sot.

    1. TOSI SA KILOGRAM MUT TURK E HENGER NJE MIJ APO MIS KILOGRAM MUT:TREGO SE VELIJA THOT != MIJ E RAMA NJA “= MIJ KILOGRAM ME TER LLOJIN MUT SI TI QE NGA ARDHJA NE PUSHTET.ngutu tosise balla e erioni po mbushin thaset me mut per ta konservuar per ter famljen,rama mbush bunkerin e surrelit me mut putini,vuqiqi,erdogani e nikoliqi kish.ngutu tosi se jet zbrazet,baba taku e gjinushi nga 1o mij kilogram kan porosit mut rus e turk,serb e grek.koktel tosi e ben.

    2. Nuk eshte problemi per vllazerine o budalla se ate e mendon sejcili si te doje…por per monumentin e Erdoganit, i cili nuk eshte per Turqine por per servilizem te nje diktatori..

  4. TOSI SA KILOGRAM MUT TURK E HENGER NJE MIJ APO MIS KILOGRAM MUT:TREGO SE VELIJA THOT != MIJ E RAMA NJA “= MIJ KILOGRAM ME TER LLOJIN MUT SI TI QE NGA ARDHJA NE PUSHTET.ngutu tosise balla e erioni po mbushin thaset me mut per ta konservuar per ter famljen,rama mbush bunkerin e surrelit me mut putini,vuqiqi,erdogani e nikoliqi kish.ngutu tosi se jet zbrazet,baba taku e gjinushi nga 1o mij kilogram kan porosit mut rus e turk,serb e grek.koktel tosi e ben.

  5. Tosi mos ngaterro kombin me terheqjen qe ke pe Turkun.Sepse “begatine” qe na solli Turku na shkaterroi dhe greku dhe serbi vazhduan punen e miqve te tu.Njihe historine se te duhet nqs e mendon.

  6. Kot a keni qe shani Erdoganin. Turqise i duhet nje dore e forte si ai dhe Shqiperise i nevojitet mbeshtetja e nje vendi te Fuqishem si ajo.

  7. O Veledin Qyrku Veliaj, cfare ke bere keshtu o o te rente rreze veshit, po ti te kishe mbjelle 251 rrenje -FIQ-keshtu do kenaqej T’jauhip Erdogani me ty dhe me psiko skizofrenin.

  8. Nigjoni ju ere qe mezi po prisni me u integru neurope. Europa lale ka taksa ka shume taksa cdo gje taksohet, nuk ke shance me ja hudh taksave. Rrogen si e merr e le me doren tjeter. Ju shqipot sikur keni qef me bon nai lek po Europa ste le, ahhh me pislliqe pooo, po sot je neser ncukkk. Bojini hyzmetin venit tuj se do ju vin gabelet e kon ma ja u mor e sdo keni ven as neurope as nven tujin.

  9. Zot i math e i vërtete,
    çdo pun’ e ke bërë vetë;
    ……………
    Kur bëre derr’ dhe arinë,
    Ç’deshe që bëre Turqinë?
    Se të mos qenkej kjo farë,
    bota do të vinte mbarë,
    dhe do të lulëzonte,
    Shqipëria do t’gëzonte.

  10. turqit vdesin ne stamboll, permendore ne tirane
    tyrbet starfulla
    hec e merre vesh
    robt vazhdojne bojne sehir
    blejne akoma me liste dhe me vrap se filloi telenovela turke
    ky eshte kombi arnaut, ta gezoni, une pervete hika me kohe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu