• |
ide | kryesore

Richard Gere ndihmon emigrantët e bllokuar në Detin Mesdhe

F1, Paparazzi



Aktori Richard Gere ka vizituar emigrantët në një anije që është bllokuar në Detin Mesdhe prej një jave.

Aktori hollivudian mori ushqime dhe produkte të tjera, të cilat ia dërgoi 121 njerëzve që po qëndrojnë anijen “Open Arms”.Kjo është një anije shpëtimi që po qëndron pranë ishullit italian të Lampedusa pasi nuk lejohet të hyjë në portin e Italisë dhe Maltës.
Aktori 69-vjeçar shkoi në bord dhe takoi disa emigrant që u larguan nga Libia. Gere i bëri thirrje të gjithëve që “të mbështesin Open Arms dhe të ndihmojnë këta njerëz, të cilët janë motrat dhe vëllezërit tanë”.Shtetet e tjera europiane nuk i janë përgjigjur ende kërkesës për ti dhënë një zgjidhje anijes që po qëndron në det të hapur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *