• |
ide | kryesore

Salvini dëbon një shqiptar, zbuloni arsyen e pazakontë

Planet



Ministri i Brendshëm i Italisë, njëherësh zv.kryeministër, Matteo Salvini, ka nënshkruar dëbimin e një të riu nga Italia mbi një motivacion të pazakontë.

Në një postim në llogarinë e tij zyrtare në rrjetet sociale, Salvini shkruan se shqiptari është anëtar i një qendre kulturore islamike dhe për këtë arsye konsiderohet i rrezikshëm për sigurinë e vendit, duke u nisur vetëm nga pasojat potenciale që do mund të shkaktonte qendrimi i tij në Itali.

“Firmosa dekretin e dëbimit për një 43-vjeçari kosovar M.M, banues në afërsi të Sienës, anëtar i një qendre kulturore islamike dhe konsiderohet i rrezikshëm për sigurinë e vendit. Larg Italisë ata që duan ta fusin luftën në shtëpi!,”-shkruan Salvini.

Kreu i “Lega”-s, partisë populiste të djathë, dallohet për qendrimet e tij përjashtuese ndaj emigrantëve të jashtëligjshëm, duke mos lejuar zbarkimin e tyre në Itali, duke refuzuar kështu të zbatojë rregullat e parashikuara në kësi rastesh nga Brukseli.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *