• |
ide | kryesore

“Shes kokainë sepse anglezët e duan”, dënohet 21-vjeçari shqiptar në Britani

Lajme, Të fundit



Një shpërndarës droge me shtetësi shqiptare, i cili po vuan dënimin me 30 muaj heqje lirie, ka pranuar se arsyeja pse shiste kokainë ishte “sepse anglezët e duan”.

Rrjeti prestigjioz britanik “BBC” raporton se shqiptari, R.Toska, 21 vjeç, u burgos në muajin korrik pasi iu gjet një sasi kokaine që kushtonte £850, dokumenta të falsifikuara në sajë të të cilave kishte hyrë në Britani ilegalisht.

Hyrja në territorin britanik ishte kryer përmes një kamioni, në dhjetor të 2018-ës, dhe në Sëavesey, Cambridgeshire, ku qendronte me banim, përdorte një patentë me identitetin italian, Maurizio Conti.

Gjatë dhënies së dëshmisë, Toska ka deklaruar për policët: “Shes kokainë sepse anglezët e duan kokainën.”

Ai ka treguar se kishte paguar £8,000 për të hyrë në Britani dhe për të shlyer borxhin kishte pranuar të punonte si shpërndarës droge.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *