• |
ide | kryesore

Basha ndryshon kurs: Populli të marrë në dorë zgjidhjen me të gjitha mënyrat

Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka ndryshuar së fundmi kursin e aksionit opozitar, duke deklaruar se në mungesë të ofrimit të një zgjidhjeje për kapërcimin e krizës politike, “atëhere popullit sovran i lind e drejta ta marrë në dorën e vet zgjidhjen, me të gjitha format, mjetet dhe mënyrat që i gjykon të përshtatshme për të rivendosur demokracinë dhe drejtësinë”.

Në një takim me strukturat lokale të PD-së në Mallakastër, Basha e konsideroi hap fatal precedentin e  “uzurpimit” të pushteti vendor. “Popullit sovran i lind e drejta t’i përgjigjet këtij pushteti me të njëjtat mënyra dhe të mbrojë me të njëjtat mënyra kushtetutën dhe ligjin, në Mallakastër, në Fier, në Durrës, në Elbasan, në të gjithë Shqipërinë, por mbi të gjitha në Tiranë, atje ku paligjshmëria ka hedhur rrënjët, atje ku hajdutëria dhe kriminaliteti janë ngritur në fron.”- theksoi Basha.

Lideri i opozitës së bashkuar joparlamentare u shpreh se kur forca që ai drejton të bëhet mazhorancë qeverisëse, kushdo që ka shkelur Kushtetutën dhe ligjin pas dekretit për 30 qershorit, do të ndëshkohet. “Mos harroni, duke nisur nga data 11 qershor çdo qindarkë e taksave të shqiptarëve që është harxhuar për procesin kriminal dhe fals të 30 qershorit, është dëm ekonomik. Për çdokënd që ka konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës, ligji është i qartë. Ju siguroj që me qeverisjen e re dhe prokurorinë e çlirurar nga kapja, gjithsecili prej tyre do të marre atë që meriton para ligjit”.- u shpreh Basha.

Sërish, kryedemokrati përsëriti se i përmbahet kushteve të paravendosura në nisje të aksionit opozitar pas djegies së mandateve, për pjesëmarrjen në zgjedhje, duke shtuar mbajtjen e “zgjedhjeve vendore në të njëjtën ditë.”- tha Basha.

 



9 Comments

  1. POPULLI BOLL VUAJTI NGA JU KUR ISHIT NE PUSHTE , BOLL PO VUAN EDHE NGA KETA NDYRESIRAT DHE QELBESIRAT MAVI . POPULLI NUK JU DO O KURVA . JU POPULLIN E DONI KUR KENI NEVOJE DHE POSHTERONI KUR JENI NE PUSHTET . KERKO DHE BEJ NDRYSHIME RRENJESORE NESE DO TE KESH SADOPAK SHANS TE VISH NE PUSHTET , PERDNRYSHE HARROJE .

  2. Une nuk arrij ta kuptoj ket njeri.
    Kete gjuhe perdori para zgjedhjeve dhe deshtoi keq. Keq fare. Mori telefonate nga US dhe doli ne konference shtypi duke denu dhunen.
    Nje muaj me mbrapa, prap me te njejten gjuhe.

    Eshte e disata here. E njejta histori si mbas cadres edhe mbas per reformes ne drejtesi.

    O Lul! O fol e mba, o dhit e ha….

  3. Shqiperia e ndare ne dy pjese, Nje pjese socialiste nje pjese anti-socialiste. Te dy pjeset e ndara te shkojne te njeri tjetri me viza. Do ishte zgjidhje ideale. Meqe Socialistet nuk duan ti sherbejne demokrateve dhe demokratet socialisteve.

    C’prisni ti ndani njerzit dhe token ne dy kategori.
    A nuk do te ishte me e drejte per Shqiperine dhe njerzit?

    Nuk me pelqen lufta per pushtet e kush te vjedhi tepsine apo ruajtur b***en. Eshte shume demode.
    Mbase ndonje termet 10 balle do jete shkaktari kryesor i kesaj cmendurie te mire.

    Basha, u kutjove vone per popullin, kur te besh protesta mos dil ne krye se e dhjet. Mesaduket nuk mesove asgje nga protuesit e Kuksit apo Studentet ne Tirane. Turmen popullore nuk ka force ne bote ta ndal apo kercenoje sic ju ben juve dhe figurave te juaja te pista. Me dy a tre kercenime ju zbythen.

    Puno per nje strategji te re se nuk pin uje fasada juaj, fasada juaj eshte me keq se rrenat e lali erit apo psiko rames.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *