• |
ide | kryesore

E rrallë nga vila e Dhërmiut/ Në intimitetin e pushimeve të Ramës (foto ekskluzive)

Arkiva, Kryesore, Stil
Eshtë bërë zakon prej tri vitesh që qëndra e pushtetit gjatë gushtit zhvendoset në Dhërmi. Prej aty kryeministri Edi Rama, pret zbathur dhe me pantallona të shkurtra gazetarët e Euroneës, për ti shpëënë mesazhe kërcënuese Europës. Prej aty ai publikon foto idilike të lumturisë familjare përkrah Zahos dhe Lindës. Po në të njëjtin vend ai pret miqtë e huaj si Toni Blair apo kryeministrat e rajonit si Ramush Haredinaj.
Image result for Edi rama zbathur
Image result for Edi rama dhermi
Image result for Edi rama dhermi
Po çfarë fshihet pas mureve të këtij mjedisi ku kalon verën njeriu më i pushtetshëm i Shqipërisë?
Vila qeveritare e Dhërmiut, një perlë e arkitekturës së mes viteve ’60, me një pamje të rallë që shikon nga karaburuni deri në Sarandë dhe prej të cilës mund të shohësh qartësisht korfuzin, u projektua nga Skënder Luarasi, enkas për Enver Hoxhën. Por lideri komunist shqiptar e përdori shumë pak sepse ai zakonisht preferonte, Pogradecin ose Vlorën. Gjatë kohës së regjimit, më shumë ajo u përdor nga anëtari i byrosë politike, që Ramës ia bëjë për dajë, Spiro Koleka.
Po ashtu në gjendjen që e lanë bllokmenët, ajo u përdor nga pak edhe nga Ilir Meta, apo Sali Berisha kur ishin kryeministra. Ky i fundit i riktheu një farë fame kur botonte prej andej videot e famshme si notar, të cilat më shumë sesa mitin e liderit pa moshë shërbenin për të shkaktuar të qeshura.
Image result for Edi rama dhermi
Image result for Edi rama dhermi
Image result for Edi rama dhermi
Image result for Edi rama dhermi
I njohur për dashurinë për bregdetin e jugut, në kohën kur deklaronte se do të plakej aty me Koçon, Edi Rama vendosi ta rinovojë totalisht vilën e vjetër të komunistëve që pararadhësit e tij e kishin lënë siç ishte. Ai i kaloi pushimet në rezidencën qeveritare të ujit të ftohtë në Vlorë derisa ajo të ndryshonte faqe. Gjë që u krye në verën e 2016. Nga brenda asaj iu ndrua pothuasje gjithçka. Jashtë lulishtet dhe verandat u bënë nga e para. Madje Rama u kujdes vetë që muret e brendëshme të zbukuroheshin me disa nga punimet më të mira të fondit të galerisë së arteve. Nga një vilë qeveritare ai e personalizoi atë. Asnjë hierark tjetër i shtetit nuk shkel dot më aty dhe në këtë pikë kryeministri aktual është edhe më i rreptë se Enver Hoxha që ia linte gjatë gushtit në përdorim parardhësit të tij të largët, Spiro Kolekës. Sot e deri sa të jetë në pushtet, ajo njihet me emrin vila e Ramës. Lapsi.al ka arritur të depërtojë brenda mureve të saj, për të parë dhomën e gjumit të rinovuar ku qetësohet lideri i rilindjes.
©Lapsi.al

12 Comments

  1. Sa me nxitim e paskeni shkruar. E lexova disa herë dhe, me gjithë dëshirën e mirë, nuk e kuptova dot domethënien në shqip të fjalisë së mëposhtëme. […] që Ramës ia bëjë për dajë, Spiro Koleka. Ju lutem mos e bastardoni gjuhën e bukur shqipe!

  2. Na hengeshit mune ju te lapsit. Ramma nuk do rrije gjithe jeten kryeminister qe e paska bere per veten e tij. Ndonje dite dikush tjeter do behet kryeminister , ndoshta nga partia e PD-errave dhe do pushoje etje.

  3. Ti jo vetem moshen e 3-te, po ti gjithe jeten e bere pall ariu. Lumsi ti, neve rrijme punojme dhe mendojme si budallej qe jemi nadje dhe sakrifikohemi.. na iku jeta kot qe tani. Skemi lek per asgje dhe jo mo te bejme familje apo te blejme shpi. Shijoje jeten o kartmadheria jone, shijohe qiji motren, neve e hegrem dhe nga evropa tani kshuqe skemi me shanse per pak drite dhe pune, thjeshte skllaverim deri ne vdekje. Nuk dolem kopila si puna jote.

  4. KUJTONIM SE PO ZGJIDHNIM KRYEMINISTRIN ME TE MIRE TE TRE DEKADAVE TE FUNDIT POR NA DOLI K..I ME I MADH I TE GJITHA KOHERAVE.

  5. Po o mavi, po!
    Pse ne ate vile te qelbet shteterore do pushojne PD-errat duke pasur nga nje vile prone personale ne gjithe plazhet nga Shkodra deri ne Ksamil!?
    Pse kote i hedhim ne molotovet?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu