• |
ide | kryesore

“Fshini WhatsApp-in nga celulari”/ Ekspertët ngrenë alarmin, zbulojnë të metën e këtij aplikacioni

Planet



Ekspertët e sigurisë së rrjeteve sociale kanë ngritur alarm për përdoruesit e “WhatsApp”-it. Ata shprehen të shqetësuar për sigurinë e të dhënave personale dhe bëjnë thirrje për fshirjen e menjëhershme të apikacionit nga “menu”-ja e aparatëve celularë.

Gjatë një konference të mbajtur në Los Angeles, kompania për sigurinë kibernetike “Check Point Research” zbuloi një të metë thelbësore në sigurinë e aplikacionit.

Sipas njohësve të fushës, hakerat mund të kenë akses në bisedat tona dhe të ndryshojnë mesazhet që kemi dërguar, duke i manipuluar ato sipas dëshirës së tyre.

Ashtu siç shihet dhe në foton e mëposhtme, marrësi dhe dërguesi nuk rezulton të kenë njëjtin mesazh në celular, pasi një i tretë ka ndërhyrë për të transformuar bisedën. Në mendimin e ekspertëve, kjo e metë mund të sjellë probleme të mëdha, pasi ndërhyrja është aq e kollajtë saqë nuk kërkon të jesh doemos një specialist, por thjesht një haker i zakonshëm.

Kjo nuk është hera e parë që gjigandi i komunikimit “WhatsApp”, paraqet probleme me sigurinë dhe akuzohet për shkelje të privatësisë. Kjo thirje vjen në kuadër të “datëlindjes” së 3-të të Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR), që u siguron individëve në pikun e epokës digjitale të drejtën për të kontrolluar, korrektuar apo fshirë përmbajtjet lidhur me ta, bazuar në një kornizë ligjore të posaçme.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *