• |
ide | kryesore

Historia e rallë në “Daily Mail”/ Vrasësi i Burrelit hyri dy herë në Britani, jetoi 13 vjet

Lajme, Të fundit



Interpoli ka njoftuar ekstradimin e Gentian Dodes, i denuari per vrasje, qe shpetoi pas ryshfetit 30 mije euro qe i dha gjyqtarit, “Daily Mail”, ka publikuar nje shkrim per te dhe historine e tij.

gentian doda

“Vrasesi i dyfishte shqiptar ka hyre dy here ne Britani dhe ka jetuar ketu per vite me radhe”. Keshtu e nis shkrimin“Daily Mail” per Gentian Doden.

Gentian Doda mori nje pasaportë britanike nën një emër të rremë ndërsa ishte në arrati për vrasjet. Pavarësisht se ishte si një nga të dyshuarit më të kërkuar, ai qendroi ne kete vend për 13 vjet. Ai u kap vetëm falë autoriteteve amerikane, të cilët kontrolluan gjurmët e gishtërinjve pasi ai fluturoi në Los Angeles në pasaportën e tij false.

Doda u deportua dhe iu konfiskua pasaporta, por katër vjet më vonë, pasi i kishte dhene ryshfet një gjykatësi në atdheun e tij për ta liruar, ai ishte në gjendje të kthehej përsëri në Mbretërinë e Bashkuar, ku qendroi edhe për dy vjet të tjerë. Ai më në fund u kap dhe do deportohet per here te dyte.

Por pas kesaj, pati shume kritika, per pikepyetjet e shumta në lidhje me lehtësinë me të cilën kriminelët e huaj të rrezikshëm mund të futen në Mbretërinë e Bashkuar dhe të marrin shtetësinë.

Doda, 40 vjeç eshtë pjesë e bandës së rrezikshme “Kola” e ai u bë një nga të arratisurit më të kërkuar të Evropës pasi vrau dy persona në Burrel, në 1997-ën.

Së bashku me katër bashkëpunëtorë, 18-vjeçari i atëhershëm i zuri prite kreut te bandes rivale dhe hapi zjarr me një kallashnikov. Rivali Asllan Gjoka, si dhe një kalimtar u vranë.

Pas kësaj Doda iku në Mbretërinë e Bashkuar, ku kërkoi azil, duke pretenduar se ai ishte një refugjat me emrin Azem Shaqiri, babai dhe vëllai i të cilit ishin vrarë si pjesë e UÇK në Kosovë. Ne 2004-ën mori shtësinë britanike, tre vjet pasi u dënua për vrasje të dyfishtë në mungesë në Shqipëri dhe u dënua me 20 vjet.

Një vit pasi mori pasaportën e tij, ai u arrestua per prishtje te qetesise publike, por autoritetet ende nuk arritën të zbulojnë identitetin e tij të vërtetë.

Interpoli ne 2009-ën e shpalli si një prej 16 personat më të kërkuar në Britani, ndekrohe qe gjate kesaj kohe kishte udhetuar 2 herë në Shqipëri me një emër fals.

Doda u kap më në fund në vitin 2011 në Los Angeles. Gjatë një hetimi të mëpasshëm, ai nuk ishte në gjendje të provonte emrin fals, ose të kujtonte adresën e shtëpisë ku ai gjoja ishte rritur. Ai u ekstradua në Shqipëri në vitin 2012 dhe u burgos për dy vrasjet. Por pas katër vitesh pas hekurave, ai pagoi gjyqtarin duke ulur dënimin e tij nga ‘vrasje’ në ‘plagosje’.

Pas lirimit të tij, Doda shkoi serish në Mbretërinë e Bashkuar. Por në vitin 2017, policia shqiptare lëshoi një urdhër tjetër arresti për të për ryshfetin e dhënë ndaj gjyqtarit Shkëlqim Miri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *