• |
ide | kryesore

Horror në Sarandë/ Makina merr flakë në ecje, shoferi digjet brenda saj

Lajme, Të fundit
makina-flake



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Delvinë, ku një automjet i tipit “Renault Megane”, i drejtuar nga shtetasi me iniciale A.C., ka dalë nga rruga dhe ka marrë flakë në ecje.

Si pasojë e flakëve, ka ndërruar jetë brenda në mjet drejtuesi, i cili nuk mundi t’i bënte ballë lëndimeve të marra. Së bashku me të ndjerin, ndodhej në automjet edhe bashkëjetuesja e tij, e cila është jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se viktima quhet Albert Caushi, ndërsa partnerja e tij Merita Muja, 44 vjeçe.

Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Shijan.

Shkaqet e djegies së makinës nuk dihen ende, ndërkohë forcat policote ndodhen në terren për të kryer zbardhjen e plotë të rrethanave dhe të shkaqeve të ngjarjes.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *