• |
ide | kryesore

“I arrestuar dhe i dëbuar nga Italia”, reagon sërish Pjetri: Ja certifikatat e pastërtisë së figurës time

Lajme, Të fundit



Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Shkodrës, Valdrin Pjetri, ka reaguar sërish pas akuzave të Partisë Demokratike që pretendon se kandidati fitues i Partisë Socialiste në zgjedhjet vendore monopartiake të 30 qershorit, ka qenë i dënuar dhe i dëbuar nga Italia.

Pjetri ka publikuar në llogarinë e tij personale në “Facebook” dokumente të Ministrisë së Drejtësisë të Italisë, që sipas tij vërtetojnë se është “i padënuar”.

 

 

Postimi i Valdrin Pjetrit:

Nuk dua të hyj në baltën e PD-së, e cila ka javë që kërkon të njollosë figurën time.

Ja ku janë çertifikatat e pastërtisë së figurës time në shtetin Italian.

Të tjerat i’a kam lënë atyre që duan të mbulojnë dështimet e tyre disa vjeçare duke njollosur emrin tim.

Ditë më të mira po vijnë për Shkodrën dhe banorët e saj.

Ndërkohë, ditën e djeshme, në një deklaratë për shtyp, ish-deputetja e PD-së, Izmira Ulqinaku, tha se Pjetri po mashtron shkodranët duke harruar se të gjitha lëvizjet janë të monitoruara nga sistemi TIMS. Ulqinaku ka bërë publike edhe të dhënat e nxjerra nga sistemi TIMS, që tregojnë se kryebashkiaku i ardhshëm i Shkodrës, nuk ka udhëtuar drejt Italisë që prej vitit 2002.

“Partia Demokratike disponon dhe bën publik dokumentin e nxjerrë nga sistemi TIMS, ku vërtetohet se Valdrin Luigj Pjetri, nuk ka udhëtuar drejt Italisë nga viti 2002 deri në 2010.

Pra Vladrin Pjetri është kapur sot në një gënjeshtër të trashë, duke u përpjekur të mashtrojë qytetarët e Shkodrës.

Pse i ndërpreve studimet në Itali, ku qendrove vetëm një vit?
2. Pse gënjen kur thua se ke shkuar rregullisht në Itali, ku sistemi TIMS konfirmon atë që PD ka thënë, që ti nuk ke shkelur në Itali në periudhën 2002- 2010?
3. A je arrestuar dhe a je dënuar me 18 muaj burg në Itali, apo edhe ti nuk din gjë për këtë si Elvis Rroshi i Kavajës?
4. A të kanë dëbuar nga Italia si person që përben rrezik për sigurinë publike atje?
5. A e njeh Altin Dodën dhe a ke qenë i përfshirë bashkë me të në trafik droge dhe vjedhje?
6. A buron pasuria jote nga trafiku i drogës dhe a jeni ju subjekt i ligjit antimafia?”- shkruhet në reagimin e degës së PD-së në Shkodër.

Sipas selisë blu, Pjetri preket nga ligji i dekriminalizimit pikërisht për shkak të ndalimit të tij në Itali në harkun njëvjeçar 2001-2002, duke shtuar se pas kthimit në Shqipëri, nuk ka udhëtuar më në drejtim të shtetit fqinjt për tetë vjet me radhë. Por, në formularin e vetëdeklarimit që kryebashkiaku i porsaemëruar i Shkodrës ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), nuk rezulton të ketë shënuar dënim e dhënë ndaj tij nga autoritetet italiane.

Në formular, Pjetri ka pasqyruar vetëm qendrimin në qytetin e Firences në periudhën 2001-2002 për kryerjen e studimeve universitare. Ndërsa socialisti iu është përgjigjur negativisht pyetjeve në kategorinë “të dhëna mbi gjendjen gjyqësore të personit”.

 

 



6 Comments

  1. Ne itali sipas Nenit 178 te kodit penal ke mundesine per te pastruar deshmine penale edhe nese nga denimi kane kaluar me pak se 10 vite. Nese kane kaluar me shume se 10 vite , deshmia penale rezulton e paster..Qarte e Sakte!!

  2. Si kjo deshmia paraqiti ene rroshi i kavojes por doli qe e kishte honger tollumin ne italia, ene ky pjetri ne kete rruge qeka i ngjan magjari magjarit aq me shume mrena nje partie si ripjellja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *