• |
ide | kryesore

Të shtëna me armë zjarri në Laç, raportohet një i plagosur (EMRI)

Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Laçit, ku shtetasi i identifikuar si Edon Martini, 19 vjeç, është plagosur me armë zjarri.

Sipas informacioneve paraprake të komunikuara nga Policia, ngjarja ka ndodhur në rrugën nacionale, pranë hyrjes së qytetit.

Mësohet se i lënduari është transportuar drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë, për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Grupi hetimor ka mbërritur në terren për të kryer zbardhjen e plotë të rrethanave dhe të shkaqeve të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *