• |
ide | kryesore

Pas emisionit Narcotica, Rama dhe Lleshi shpallin kazan dhe RAI 3

Arkiva, Të fundit

Qeveria është futur në alarm pas reportazhit të Rsi 3 “Narcotica” ku policë dhe prokurorë itslianëfolën për shumëfishimin e sipërfaqes të mbjellë me kanabis në vendin tonë. Fillimisht Gjeneral Sandër Lleshi ka bëre një reagim të gjatë në Facebok.  Aty ai e etiketon dokumentarin “Narcotica” si`një mishmash`, `sallatë televizive`, `larg nivelit` etj. Pasi godet pa lidhje opozitën që sipas ministrit të brendëshëm.ësbtë entuziazmuar nga ky emision ministri i brendëshëm thotë: “Ajo ka rimarrë vrullin e një shiu vere, për të akuzuar Policinë e Shtetit dhe Qeverinë për njollat që ata vetë i kanë vënë vendit kur ishin ne pushtet”. Pastaj Lleshi vazhdon:”E vërteta është krejt ndryshe nga çka paraqet mishmashi televiziv i përgatitur nga njerëz që janë larg së qeni në nivelin e respektit tonë për kanalin publik italian….Fenomeni ‘Kanabis’ është tanimë një histori e të shkuarës dhe lufta kundër tij një “bast” i fituar i kësaj mazhorance. Të gjitha shifrat provojnë këtë fakt” thotë ministri që shpreson se autoritetet italiane që bashkëpunojnë me të do ta përgënjeshtrojnë RAI 3. Por pasi ka vënë në punë çirakun në betejë është hedhur edhe vetë shefi. Me stilin e njohur kryeministri ka sulmuar kët lloj gazetarie ashu siç sulmin shtypin shqiptar: ‘S’kemi ç’bëjmë! E kotë të harxhosh kohë me shumëçka sot serviret ende si gazetari, po me gazetarinë s’ka pikë lidhje. Çka vërtetë vlen çdo minutë janë reformat, punët, veprat. Ato do të flasin, kur llafet t’i ketë marrë era dhe baltën ta ketë fshirë uji i kohës’, shkruan Rama në Twitter.

Lapsi.al

5 Comments

  1. Nese i quan reforma vjedhjet e e shkaterrimin e shtetit, ne rregull je o kryekelysh. Do ç’bejme shtet, dhe e ç’ bere o qen rrugesh.

  2. Ç’a jane keto kanale KAZAN RAI 1-2-3 !!!
    KANALI I VETËM ËSHTË EDI RAMA TV 👀 ERTV.
    KTHENI PRA ANTENËN NË DREJTIMIN E DUHUR 👌.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu