• |
ide | kryesore

Reportazhi për trafikun e drogës/ Edhe “Rai 3” kazan, Rama: S’kemi ç’bëjmë…

Lajme, Të fundit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë parë lidhur me reportazhin e transmetuar në televizionin publik italian “RAI 3”, ku zbërthehej skema dhe itinerari i trafikut të drogës me pikënisje Shqipërinë.

Rama është përgjigjur ngjashmëm, sikurse etikoi kohë më parë për dy herë me radhë agjencinë multimediale në varësi të Shteteve të Bashkuara, “Zëri i Amerikës”, kur fillimisht publikoi inverstigimin që faktonte manipulimin e zgjedhjeve të fundit parlamentare nga zyrtarë të lartë të Partis Socialiste, dhe më pas, kur transmetoi hulmtimin që nxirrte në pah farsën e konkurse publike për t’u punësuar në administratë.

“S’kemi ç’bëjmë!E kotë të harxhosh kohë me shumëçka sot serviret ende si gazetari, po me gazetarinë s’ka pikë lidhje. Çka vërtetë vlen çdo minutë janë reformat,punët,veprat. Ato do të flasin,kur llafet t’i ketë marrë era dhe baltën ta ketë fshirë uji i kohës!”- shkruan kreu i qeverisë në një postim në llogarinë e tij në “Twitter”. Pra, një sinonim i shprehjes që kryeministri e ka fort përzemër: “Qentë le të lehin, karvani shkon përpara!”

Më herët,  ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, reagoi për reportazhin e Rai 3 duke shkruar se “e vërteta është krejt ndryshe nga çka paraqet mishmashi televiziv i përgatitur nga njerëz që janë larg së qeni në nivelin e respektit tonë për kanalin publik italian”.

7 Comments

  1. NJE PYETJE KISHA PER K.MINISTRIN SA KOHE DUHET TE BEHET NJE REFORME OSE TE MBAROJ NJE PUNE SE NUK KAME PARE ASNJE REFORM TE MBARUAR DHE AS DHE NJE PUNE TE MBARUAR RROGAT,PENCIONET,SPITALE,RRUGET,SHKOLLA, DREJTESIA E JOTE ,LEGALIZIMET VETEM PER NJERZIT E TU DHE TE GRUPIT TEND NE TE TJERET DUHET TE PRESIM DHE SA MANDATE QE TE HAME ME LUGE FLORIRI ORE FLORI PO TE MOREM PER FLORI DHE NA DOLE TENEÇE…………………

  2. Qente le te lehin, karvani ecen perpara, eshte thene per here te pare nga E. Hoxha. Perdorimi i shpeshte i kesaj shprehje, eshte thjesht nje tregues se nga e merr frymezimin Rama. Por ka edhe dicka tjeter me te rendesishme qe flet shume per mungesen e karakterit te persnit qe drejton vendin, cdo here qe eshte zene keq, nuk ka lene njeri pa fajesuar duke vene ne dukje se vetem ai eshte i paster dhe te tjeret jane te ndyre, kadrinj, kazan etj, por te shumten e hereve ka dale bllof. Dalja bllof me qindra here dhe vazhdimi me te njekten taktike tregon dy gjera. Se pari pafytyresine dhe se dyti budallallekun e mungesen e argumenteve. Sa per sfide kete here, le te provoje e t’i dergoje ne gjyq per shpifje gazetaret e RAI 3. P.S. Njerezit duhet ta dine edhe se RAi 3 eshte mbeshtetese e PDI dmth e te majtes italiane, apo tani qe Renzi ka rene KM yne nuk mbeshtetet as nga e majta italiane

  3. Hahaha te besh gje?!! Se paku e kuptove me ne fund qe nuk ben dot asgje asgje asgje nga cfare te eshte caktuar te besh. Ta kesh kuptuar valle kush e ka fuqine e vetme ti bej gjerat ne kete dynja?!

  4. Ç’a jane keto kanale KAZAN RAI 1-2-3 !!!
    KANALI I VETËM ËSHTË EDI RAMA TV 👀 ERTV.
    KTHENI PRA ANTENËN NË DREJTIMIN E DUHUR 👌.

  5. Keta qe shkrujne me banalitet tregojne nivelin e Tyre une jam kunder, por KY i gjati si te gjithe paraardhesit e ti po’ mundohet ti fryjne shqipetaret me luge bosh te presim edhe”shkeqimin e tie “

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu