• |
ide | kryesore

Videot/ Struci Veliaj nën hijen e memorialit të Erdoganit

Arkiva, Kryesore

Nëse kritikët e kanë shndërruar në një anekdodë qesharake maninë e Erion Velisë për tu shfaqur kudo, një gjë së paku nuk mund t’ia mohojnë: instiktin për të nuhatur atë që i bën dëm. I ndërgjegjshëm se pakti me Ramës dhe Erdoganit, për të ngritur në Tiranë një monument të viktimave të grushtit të shtetit që desh rrëzoi sulltanin e ri nga pushteti, Veliaj është kujdesur në mënyrë metikuloze që fytyra e tij të mos fiksohet askund si e lidhur më këtë ngjarje.

Ndonëse gjithçka ka të bëjë me të varet nga bashkia e Tiranës, edhe emri i rrugës 15 korriku, edhe ngritja e memorialit dhe e parkut. Lali Eri ka lujtur me talent rrolin e skuthit. Ndryshe nga sa bën çdo herë, kur edhe një tullë po të vihet ai nxjerr fytyrën, thërret kamerat, dhe shpërndan kronikën e gatshme të përgatitur nga zyra gjigante e shtypit të bashkisë, kësaj radhe në arkivat e tv nuk ka as një freame filmime.

E vetmja kronikë filmike që ka plasur gjithë rrëmujën është shpërndarë nga ambasada turke (poshte) e cila ka shpërndarë pamjet e televizioneve të këtij vendi, që e kanë transmetuar atë që ndodhi në Tiranë për ti shërbyer nevojave propagandistike të regjimit islamo konservator të raisit Erdogan.

Arnavut kardeşlerimizin de katılımıyla "15 Temmuz Demokrasi Zaferi Yürüyüşü"müzü, "15 Temmuz Şehitler Yolu" ve "15 Temmuz Demokrasi Parkı"nın açılışını başarıyla ve gururla gerçekleştirdik. Emeği geçen herkese sonsuz teşekkürlerimizle.Me pjesëmarrjen e vëllezërve dhe motrave shqiptare, me sukses dhe me krenari inaguruam ‘’Rugën e Dëshmorëve të 15 Korrikut’’ dhe ‘’Parkun e Demokracisë së 15 Korrikut”. Shume faleminderit të gjithëve për kontributin.#15TemmuzDIŞ#DemokrasiZaferi#15Temmuz#DemokrasiveMilliBirlikGünü#15TemmuzDemokrasiveMilliBirlikGünü

Publiée par Turkish Embassy in Tirana sur Jeudi 18 juillet 2019

TRT HABER- 251 şehit için 251 fidan#15TemmuzDIŞ#DemokrasiZaferi#15Temmuz#DemokrasiveMilliBirlikGünü#15TemmuzDemokrasiveMilliBirlikGünü

Publiée par Turkish Embassy in Tirana sur Mercredi 17 juillet 2019

Dhe çarë vërehet aty?

Së pari, se Veliaj nuk ka qenë prezent por meqë ishte një aktivitet i detyrueshëm për bashkinë, ka shpënë aty zëvendësin e vet besnik, Arbër Maznikun (poshte). Pra edhe fytyrën e ruante edhe detyrën e përmbushte.

Së dyti, në faqen on line të bashkisë nuk ka snjë njoftim për aktivitetin e 15 korrikut. Pra Kryetari i Tiranës edhe do të ngulë një monument në mënyrë klandestine edhe nuk do të mbajë përgjegjësi për këtë akt, për të cilin ai ka dhenë leje.

Së treti, kur është pyetur nga Zëri i Amerikës zëdhënësi i bashkisë ka gënjye duke thënë se për këtë aktivitet duhet të pyetet Ministria e Jashtme. Megjithëse media amerikane ishte e bindur se emrat e rrugëve, parqeve dhe lejen për ngritje memorialësh janë kompetencë e bashkisë, ajo iu drejtua edhe këtij institucioni. Përgjigjja diplomatike qe: ‘Nuk jemi marrë ne me këtë punë”.

Ping pong bashki qeveri/Askush se mban përgjegjësinë për monumentin që Erdogan ngriti në Tiranë

Pra është e qartë siç tregohet edhe nga prezenca e nënkryetarit të bashkisë mazniku se këtë gjë për të cilën i vjen turp që e ka bërë, e ka vendosur dhe vulosur Lali Eri. Natyrisht ai ka qenë vetëm zbatuesi sepse urdhrin dyshohet që e ka dhenë Edi Rama, i cili tre ditë pas ceremonisë së 15 korrikut, fluturoi për një drekë private në rezidencën e Erdogan në Marmara.

Por, interesante është të shihet si po përdoret kryeqyteti, për një gjë për të cilën drejtuesit të tij i vjen turp dhe mundohet të fshihet.

Interesante gjithashtu në këtë histori është të vëzhgohet aftësia manipuluese e Veliajt po aq dhe instikti i tij për të mos u afishuar me lajmet që i bëjnë dëm. Fakti se edhe mbështetës të flaktë të kësaj shumice u revoltuan me këtë akt të fshehtë prej skuthash, tregon se kryebashkiaku e dinte se kjo do të ndodhte. Ai e ka parandjerë se një gazetare antiberishiste si Albana Xhara do të shkruante se kjo që ka ndodhur është turp për çdo shqiptar: “Kjo maskaradë e shtetit shqiptar, duke i ngritur përmendore sistemit tiranik – me qindra mijë të burgosur – të Erdoganit është kulmi i turpit. Kjo turpëron çdo shqiptar kudo që gjendet e jeton”.

ceremonia e 15 korrikut tek liqeni

Kritiku i opozitës, shkrimtari Gazmend Kapllani do të bënte thirrje për shkuljen e monumentit: “Gjera te tilla te vjen turp ti lexosh nga larg. Imagjino sa peshtire duhet te jete ti perjetosh nga afer. A ka mundesi te shkulet sa me pare nje monument i tille turpi megjithe ata kryet qe e ka vene aty duke perdhunuar qytetin dhe qytetaret Shqiptare kudo qe ndodhen (dhe shume qytetare demokrate Turq gjithashtu)? Ca lloj fare eshte kjo qe na mbiu, qe prishin ndertesat e arkitekteve te shquar Italiane dhe i ngrene monumente – jo popullit Turk me te cilin na lidhin nje mije fije – por Sulltanit despot?

Rast unik në botë, Veliaj ngre memorial për të rënët në mbrojtje të Erdoganit

Kudo postimet në rrjetet sociale po vlojnë. Ndërsa Erion Veliaj u mundua edhe njëherë të fshihte kokën si struci, për atë që ka vendosur vetë, pak rëndësi ka si lake i urdhëruar nga Rama, apo me kokën e tij.

©lapsi.al

15 Comments

  1. “Rrofte” Erdogani dhe Partia Socialiste e Shqiperise, edhe Ylli Gurra! Kush tha qe Jam skuth? Poshte bushati, xharra, dhe kapllani!

    1. Or ti lango pa emer…une Jam prift protestant… nuk bej une gjera langosh…maksimumi rraf artista ke teatri dhe fsheh vrasjen e Ardit Gjoklaj ne Sharre. Kujdes me mu se po te zura ta vura edhe Pse nuk bej une kshu gjerash…

  2. Greku jua ka bo mir juve qi ngre 2-3 vorreza e ushtaresh grek (qi pushtun shqiprin e jugut dhe vran civil shqiptar ) mu n kufi t vorioepirit (qi pretendojn grek moterqimat edhe sot) edhe ju rrini si “shit n shi “.Per ket memorialin e erdogan koke boles boni si luan .Hec e merre vesht ket muhabet .

  3. Pse nuk i vendoset nje rruge emri i te ndjerit Ardit Gjoklaj, simbol i nje djali te ndershem i cili punonte veres per te ndihmuar familjen e tij, nderkohe qe shume prej bashkemoshatareve te tij argetoheshin? Apo se ky djale u vra nga skllaverimi qe i ka bere shqiptareve pushteti aktual? Kush i njeh te vraret e grushtit te shtetit ne Turqi dhe c’lidhje kane me shqiptaret? Ardit Gjoklaj iu tregoi shqiptareve me vdekjen e tij, fytyren e vertete te ketij rregjimi dhe te njerezve si E. Veliaj e A. Mazniku…

  4. Venia e memorialit eshte felliqesi, heqja do jete e veshtire dhe jo diplomatike. Flm o rilindas qe na e ngulet turpin ne mes te qytetit. Po j’ua falnim edhe nje kulle, por kete turp nuk ka liqen ta laje. E sigurte eshte qe per ju Erdogani nuk do ngreje memorial kur te vije koha, sepse e di cfare pisash jeni.

  5. Ku jane “pa emrat” e rilindjes qe sharjen e pare kane turkoshak? Se kane per turp hic se e kane zakon me Stalin e Mao .

  6. Ne vind te ngrihet nje memorial per viktimat e pafajshme te genocidit serb ndaj popullesise shqipetare ne kosove, lal er tallavaja ngre monument per sultanin e rilindjes

  7. Per tu cuditur, asnje media TV nuk e ka dhene edhe dje si lajm! Njerezit duhet te informohen me ate qe ndodh! Te le shijen e nje “Fake News”!

  8. @@@ I paemer paske filluar punen sot,jo keq me turqit,jo keq me greket ,jo keq me italonet ,jo keq me gjith dynjane,por vetem me shqiperine jane keq.Ne i zhvarrosem heronjte dhe vodhem vorrezat tona.Shkullak akoma me ne fshat je ,apo je ktrhyer nga kursi i gjuhes shqipe.

  9. …. Sikur te kishte pas reagime kaq te medha edhe per varrezat greke qe kane ardhur deri ne permet, apo bustet e papeve qe i vendosin gjoja ne hije, (sikur ketu kane qene ne mes te tiranes prej 100 vitesh), ndoshta lali do ishte thelluar pak me shume

  10. Ne fakt ekziston nje kronike e Top Channel qe e pasqyron gjeresisht kete lajm. Sidoqofte mua me duket nje veprim i nxituar nga autoritetet shqiptare qe kane dhene lejen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu