• |
ide | kryesore

Danny Trejo shpëton jetën e një fëmije

Paparazzi, Slider



Aktori i “Machete” është cilësuar si një hero kudo në rrjtetet sociale, pasi së bashku me një vajzë arritën të nxirrnin nga një makinë që sapo ishte përfshirë në një aksindet të rëndë, një fëmijë të vogël.

75-vjeçari u ndodh rastësisth në lagjen Sylmar të Los Angelesit, kur një person nën drejtimin e një makine kaloi me semafor të kuq dhe u përplas me një automjet tjetër. Sapo pa të gjithë aksidentin dhe që një e moshuar dhe një fëmijë kishin ngecur brenda njërës prej makinave, vrapoi menjëherë drejt tyre.

“Ajo që pashë ishte një shofere që kaloi kur semafroi ishtei kuq dhe u përplas me një mjet tip “Explorer”, u përmbys dhe brenda saj ishte nëj gjyshe dhe një fëmijë i vogël”- rrëfeu Trejo-“Shoferja që shkaktoi aksidentin doli nga dritarja e makinës së saj, ndërkohë që unë u futa tek makina tjetër por nuk munda ta nxjerr jashtë fëmijën. Kështu që vajza arriti të heqë rripin e sigurimit me të cilin ai ishte lidhur dhe aritëm ta nxirrnim fëmijën shëndoshë e mirë.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *