• |
ide | kryesore

Ekzekutimi në Rrëshen/ 48-vjeçari u qëllua me breshëri plumbash (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Lapsi.al ka siguruar pamje nga vendngjarja e ekzekutimit që tronditi qytetin e Rrëshenit meditën e sotme. 48-vjeçari Armando Gjini, i njohur ndryshe edhe si Tonin Gjini, u vra rreth një orë më parë me breshëri plumbash në qendër të Rrëshenit. Mësohet se Gjini është ekzekutuar teksa ndodhej në automjet, nën shoqërinë e dy fëmijëve. Viktima ka ndalur makinën, në pritje të bashkëshortes që i ishte drejtuar një dyqani të afërt për të kryer disa blerje.

 

 

Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e ngjarjes, ndërkohë që Policia ndodhet në terren për të kryer zbardhjen e plotë të atentatit.

Sipas informacioneve paraprake, përpara tre muajsh disa persona ende të paidentifikuar i kishin vendosur viktimës një sasi të konsiderueshme tritoli poshtë automjetit të tij tip “Benz”. Në momentin që Gjini ka hipur në makinë, ka pikasur lëndën plasëse dhe i alarmuar ka njoftoi Policinë, e cila më pas ka lajmëruar ndërhyrjen e Forcave Xheniere nga Tirana, që bënë të mundur shpërthimin e kontrolluar të  lëndës plasëse.

Gjini është i njohur për drejtësinë si pjesë e grupit të Met Kananit, i konsideruar si “baron droge”. 48-vjeçari u arrestua më 12 maj të vitit të kaluar, si pjesë e grupit të baronit të drogës, Met Kanani, dhe qendroi në burg për rreth një vit.

Ndalimi i Gjinit u bë në kuadër të operacionit të koduar “Precizioni”, si rezultat it ë cilit u arrestuan edhe 37 persona të tjerë, ndërsa u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 ton drogë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *