• |
ide | kryesore

Foto me cigare në lokal/ “Brryli Broadway” nuk ia përton Ramës: Për Fevziun s’ke gojë me fol se…

Lajme, Të fundit



Vijojnë replikat midis kryeministrit të vendit, Edi Ramës dhe faqes satirike në rrjetet sociale, “Brryli Broadway” lidhur me një foto të publikuar së fundmi, ku kreu i qeverisë shihet të konsumojë një cigare në ambientet e një lokali. “Keq m’vje te kom mik e shok, t’du fort mer qen muti, po para ligjit nuk te vej dot ty sepse ligji eshte i barbarte per t’gjithe”-shkruante “Brrylli Broadway” duke ironizuar një postim të Ramës në kuadër të aksionit kundër informalitetit dhe duke huazuar të shkruarin dialektor të përdorur prej tij.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i shefit të ekzekutivit, i cili ndoshta për forcë zakoni, e ka grupuar faqen tek ricikluesit e “kazanit mediatik”. “O Brryli i’a ke fut katunit ktu ene mvje keq qi paske ra kaq posht sot tu riciklu mall kazoni. Me kazonet smerrem, po ty tjap xhevap se ene un tdu fort mer qafir. Kjo osht mu ke Lungomarja Vlones, perjasht Brryli ene ky xhomi da oborret e lokaleve. Kshu qi mos u fut neper kazona her tjeter, se jon tpariciklushme plehnat e tyne, bohesh pis kot. Ik futu ndet tashti hajt ene me men mkok her tjeter. Ouuuu merre ene fevziun se e paska vu lajkun me vrap e do jet djersit”- shkruan Rama në reagimin mbi foton që u përhap në formë virale dhe hapi debat në platformat online.

Mirëpo, “çunat e Brrylit” nuk ia kanë përtuar Ramës, duke iu përgjigjur se do të ishte më e ndershme sikur të pranonte se e kishte gabim.“Dashnin e kena reciproke se tkena dash pa na ke dash! Do ishte me e nershme sikur ta pranojshe qi bone gabim, na beso ne dhe jo ate ploncin e Fuges se kjo do tjepte vlera tmodhja, tsiguroj per ket… Persa i perket kazonit e kena thon e sterthon qi Cimi Lulit nji surrat ka me Meron tat. Ne jena cuna te nershem, me dinjitet, me edukat Tironase dhe mos na gatarro me ata qi i kan bo lajka postimit tat, sidomos atij Hajdarit bamirsit tmodh. Ramazono na e nigjo llafin se e kena dashni pa kushte! Se harrova, per Fevziun ske goje me fol se tka majt ne pellemb te dores apo si e thoni ju anej. Te fala Lules”, shkruhet në një postim të “Bryli Broadway”.

Mbetet për t’u shpresuar që ky aksion i vrullshëm, me sanksione të përditshme të vijojë me të njëjtin intensitet dhe paanshmëri, në dallim nga të tjera nisma të qeverisë “Rama” (kundër vjedhjes së energjisë, kundër kanabizimit të vendit etj), që më tepër se të dobishme, rezultuan propagandistike. Për më tepër, informaliteti nuk duhet luftuar me fushata “part-time”, në pikun e qarkullimit të parasë, me qëllim mbushjen e arkave të shtetit, por dhënia e kuponit tatimor duhet rrënjosur në kulturën e të bërit biznes në Shqipëri.



3 Comments

  1. Kush do ta gjobise kete te cmendur Marika? ATQ Standartin e K. O Ed Drama. Para nje jave po shisje dengla e nuk po i blinte njeri, prej inotit po e pi vet tani?

    Fcuking pig!

  2. KY PASKA QENE JASHTE . PARTIA VENDOS QE TI FALET GABIMI I VOGEL QE KA BERE , KURSE POPULLIT DERI NE RREZE .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *