• |
ide | kryesore

LAJMI I FUNDIT/ I vunë tritol në makinë para 3 muajsh, e ekzekutojnë sot në mes të Rrëshenit (EMRI)

Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Rrëshenit.

Mësohet se një 48-vjeçar, i identifikuar si Armando Gjini, i njohur ndryshe edhe si Tonin Gjini,  është ekzekutuar në kryqëzimin kryesor të qytetit, duke shkaktuar panik tek kalimtarët e shumtë.

Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e ngjarjes, ndërkohë që Policia ka mbërritur në terren për të kryer zbardhjen e plotë të atentatit.

Sipas informacioneve paraprake, përpara tre muajsh disa persona ende të paidentifikuar i kishin vendosur viktimës një sasi të konsiderueshme tritoli poshtë automjetit të tij tip “Benz”. Në momentet që Gjini ka hipur në makinë, ka pikasur lëndën plasëse dhe i alarmuar ka njoftoi Policinë, që më pas ka lajmëruar ndërhyrjen e Forcave Xheniere nga Tirana, që bënë të mundur shpërthimin e kontrolluar të  lëndës plasëse.

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *