• |
ide | kryesore

“Më kërcënuan, duan të më marrin 80 mijë euro”, zbulohet pas 4 vjetësh kallëzimi i rremë i biznesmenit

Lajme, Të fundit



4 vjet më parë, biznesmeni Tofik Hyka, bëri një kallëzim të rremë për kanosje nga biznesmeni, duke rënë vetë në kurthin që kishte ngritur, pasi u dënuar me 4 vjet burg për veprat  “Mashtrim” dhe “Kallëzim të rremë”.

Ky vendim u mor në 17 korrik të këtij viti nga Gjykata e Tiranës. Hyka ka dëshmuar në Prokurori se disa persona, nëpërmjet kanosjes dhe kërcënimit, kërkonin t’i merrnin në këmbim një shumë prej 80 mijë eurosh. Ndërkohë, nga hetimi ka rezultuar se këtë shumë Hyka e ka pasur borxh dhe të marrë nëpërmjet mashtrimit.

Sipas organit të akuzës, nga veprimet hetimore ka rezultuar se kallëzuesi, shtetasi Tofik Hyka, u ka marrë shtetasve të kallëzuar, përgjatë një periudhe kohore që nis nga viti 2012 deri në vitin 2015, në disa episode, një shumë të përgjithshme prej 80.000 eurosh hua, e cila dyshohet të jetë përfituar nëpërmjet mashtrimit.

Këtë shumë, siç konstatohet, kallëzuesi ende nuk ua ka kthyer huadhënësve. Këta të fundit, të gjendur në këto kushte, kanë detyruar kallëzuesin të nënshkruante një deklaratë ku të pranonte huan e marrë”, shkruhet në vendimin e Gjykatës së Tiranës.

Gjatë hetimeve u bë e ditur se me qëllim për të vërtetuar shumën e dhënë hua, shtetasit e kallëzuar nga Tofik Hyka kanë regjistruar një bisedë të bërë me të, ku kuptohet se kallëzuesi dhe të kallëzuarit debatojnë në lidhje me një shumë të hollash, që dyshohet të jetë marrë hua nga shtetasi Tofik Hyka.

Po ashtu, gjatë të kësaj periudhe janë marrë deklarime nga shtetasi E. B., në cilësine e personit që ka dijeni për veprën penale. Ky shtetas ka shpjeguar ndër të tjera se biznesmenin e njeh pothuajse prej 10 vitesh, pasi ai ka pasur në pronësi një fabrikë tullash dhe, për këtë arsye, babai i deklaruesit, i cili kishte një shoqëri ndërtimore, blinte shpesh tulla tek ai.

Në vitin 2015, Afrim Byberi i ka marrë hua një shumë prej 50.000 eurosh, të cilën ia ka dhënë përsëri, në formë huaje Hykës. Byberi e ka takuar disa herë më pas, duke i kërkuar kthimin e parave të tij dhe të deklaruesit. Kjo, sepse deklaruesi shprehet të ketë qenë në dijeni që Byberi i kishte dhënë Hykës edhe një shumë tjetër prej 30.000 euro nga paratë e tij.

Po atë vit, deklaruesi u shpreh se Byberi i ka kërkuar biznesmenit që kontratën noteriale për njohjen e huasë ta bënte me të (deklaruesin) dhe jo me Afrimin. Kjo, pasi shuma e të hollave ishte e shtetasit E.B. Hyka i është përgjigjur  se nëse ai nuk shlyen detyrimin, atëherë ata do të merrnin pronat që dispononte firma e tij. Gjatë përpilimit të kontratës ka qenë i pranishëm edhe vëllai i Byberit.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *