• |
ide | kryesore

Bijtë bastardë të erdoganizmit

1, Ide

Rilindjes i takonte t’ia bënte qokën Erdoganit. Dhe kjo, jo vetëm sepse vëllai Taip është i preferuari i katolikut Edi. 

Të dy kanë këmbyer takime private, selfie reciproke, kanë bredhur së bashku mbi urën e sapo ngritur mbi Bosfor, kanë shkëmbyer deal-e ekonomike dhe e kanë mbështetur njëri- tjetrin kur janë përballur me zgjedhje në vendet e tyre.

Në këtë kuptim, memoriali i lartësuar tek parku i liqenit, nuk ëshë një mëkat më shumë, në krahasim me eleminimin e ish kreut të komunitetit musliman, me ngritjen e xhamisë me financime nga Ankaraja, me deklaratat e shefit të qverisë se vllazëria Gylen është një organizatë terroriste.

Në të mirë apo në të keq, marëdhënia ekstra institucionale mes raisit neo-otoman dhe liderit global të Tiranës, është një gjë, që që ndonëse me vështirësi, e kanë kapërdirë në Tiranë.

Për më tepër që përkujtimi dhe himnizimi i viktimave të 15 korrikut, i shkon për shtat shumicës në pushtet. Ajo është simbolika më e mirë që i duhet asaj pas 30 qershorit.

Mesazhet përputhen: njerëzit mund të japin dhe jetën për të mbrojtur një autokrat, cilado qoftë natyra e regjimit, sado shtypës apo gjakatar qoftë ai, përmbysja me dhunë konsiderohet një sakrilegj.

Pikërisht për këtë, turma të mëdha parakaluan në 15 korrik, rrugëve të Tiranës, me flamujt e kuq me gjysmë hënë mbi to.

Pikërisht për këtë me dhjetra djem të rij, mbanin në duar pankartat ku shkruhej: “Fitorja e demokracisë së 15 korrikut, Tiranë Shqipëri”. 

Pra, në këtë manifestim me leje, i cili u asistua nga zyrtarë të rilindjes, ku për ngritjen e memorialit dhe emerimin e rrugës ka dhënë leje Erion Veliaj, konsiderohet normale që batërdia që ndodhi pas korrikut 2016, burgosja e qindra gazetarëve, intelektualëve, profesorëve, opozitarëve, hendeku i madh i vendosur në shoqërinë turke, përndjekja e kundërshtarëve, të barabitet me vendosjen e demokracisë.

Natyrisht, askush që i njeh rilindasit nuk çuditet për mbrojtjen prej tyre të këtyre vlerave. 

Natyrisht për askënd nuk përbën habi, se ata nuk janë në gjendje të belbëzojnë as të vërteta që i thonë edhe vetë turqit Orhan Pamuk, Elif Shafak, apo Ahmet Altan.

Zgjedhja e tyre është sa ideologjike po aq dhe pragmatiste, ata duan Erdoganin si person dhe venerojnë modelin e tij. Dhe deri në këtë pikë ata janë koherentë me rrugën që ndjekin.

Por, problemi i tyre qëndron diku tjetër, sepse raisi turk nuk e ka për zor ta mbrojë çmendurinë e tij. Ai është i gatshëm të zihet dhe më ShBA për ti dorëzuar imamin Gylen, ai e justifikon faqe botës bugosjen e gazetarëve si terroristë, ai nuk druhet ta afishojë përballë gjithë globit sistemin autokratik që mban në këmbë.

Ndërsa, idhtarët e tij në Tiranië janë thjeshtë bij skuthë të erdoganizmit. Ata duan edhe të shtiren si kampionë të vlerave demokratike edhe të përfitojnë nga e kundërta e tyre. 

Pikërisht këtë tregoi ceremonia e ngritjes klandestine të memorialit të viktimave të “demokracisë” të 15 korrikut. Rilindasit edhe i hapën dritën jeshile ngritjes së tij edhe u fshehën si minj, për të mos u fotografuar aty. 

Erion Veliaj që nuk lë çdo hap që hedh pa e nxjerrë në TV e maskoi këtë ceremoni të zhvilluar në mes të zhegut. As në kronikat që shpërndau bashkia, as në faqen e saj zyrtare nuk gjendet gërmë që të dëshmojë se kjo ngjarje ka ndodhur në kryeqytet. Do të duhej një investigim i Zërit të Amerikës që ne ta kuptonim këtë fallcitet. Madje të dëgjonim edhe përgjigjen zhvejkjane: “bashkia nuk di gjë, pyesni ministrinë e jashtme”.

Pra kjo histori, mënyra e turpshme si u bë dhe farsa edhe më e fëlliqur se si përpoq të varrosej në heshtje, nuk përbën një mëkat në vetvete. Nga njëra anë, parku i liqenit në Tiranë, mban mbi shpinë edhe emra më të diskutueshëm, si psh. ai i ish presidentit egjiptian Mubarak. Nga ana tjetër, lidhja okulte Rama- Erdogan ka shumë anë më të errëta sesa kaq. 

Por, kjo ngjarje, sa e shëmtuar dhe komike, na shërben për të kuptuar edhe njëherë më shumë dyfytyrësinë e këtij pushteti. E një grupi njerëzish që edhe kur është i bindur se një gjë nuk duhet bërë, pasi ajo bie ndesh me vlerat që propogandon dhe me konsensusin e përgjithshëm, sërish nuk di të ndalet. Atë që e di që nuk pranohet, nuk e ndërpret, thjeshtë përpiqet ta realizojë pas shpine. Ashtu si memoriali i kërkuar nga Erdogan, që u inagurua në klandestinitet.

©Lapsi.al

19 Comments

  1. Ore Bushati, une sa per sqarim nuk kom qene ke memoriali, nuk e di ku eshte fare si vend, ate e di trimosh Mazniku se ai eshte cun gangster se mban dhe mjeker si Fan Noli. C’a lidhje kom une, une isha tu honger fiq me Fushen shpk. Edi legeni peshkaqeni na detyroi, une si skuth bona mungese me arsye, kisha temperature te tipit gej99, e hongri Mazi. Tani Mjaft se edhe une di me qen hazer xhevap, zyshat e giimnazit me njofin mire se shkollen e larte s’è kena mbaru. Kujdes se do ta boj Golin si Kujtim Gjuzi.

  2. sa shumë je lodh nor bushat. çi ke gjetur saktë gjithë ato fjalë të harruara si otoman -neo etj. duket që je djalë për së mbari. por të gjithë ju si puna jote😆a e kuptoni se lodheni kot duke filozofuar? më mirë do ishte të merreshut me hallet e popullit, me taksat😅që na mbytën dhe gënjehemi me ca kënde lojrash për fëmijë e ku di unë. jeni jashtë ngjarjeve të vërteta që rëndojnë dhe shtojnë hallet e popullit. tung

  3. Edhe I paemer eshte bastard,i pafe dhe makiavelist.Greket bejne shurren ne shqiperi,turqit jane pa vize dhe dhjesin ku ti doje bytha,italianet na mbysin ne det (100 shqiptare i mbyten ne det naten anijet ushtarake italiane),serbet na vrasin ,pra bastarde ne jemi ,nuk eshte ndonje zbulim i madh,.Ne mburremi qe jemi bastarde,pa atdhe dhe pa origjine,pyet po deshe ke te duash.

  4. Rama gjithmone e me pak i fshihet modelit autoritarist ne fakt. E pranoi me lehtesine me te madhe ikjen e opozites nga parlamenti dhe nga zgjedhjet lokale. E shikon me nje lloj sportiviteti mundesine e mbetjes se vendit pa opozite fare.
    Kuptoi qe me ne fund , jo vetem demokracia nuk eshte e nevojshme, por as fasada demokracise, sepse gjerat jane pak te cuditshme edhe ne perendim.
    Cfare quajme liberalizem? Lirine e shprehjes? Shikoni cfare ndodh ne perendim, ku google i mbyll gojen me heqje nga puna atyre qe nuk i permbahen linjes se majte politike te kompanise; ku neper universitete heshten intelektuale polemiste, sepse thone gjera te parehatshme; ku po perpiqen te vene ne pune nje gjenocid gjuhesor sipas principeve te majta; ku vetecensura ne media eshte bere norme.
    Cdo te thote liberalizem? Shtet ligjor, prezumim pafajesie? Shikoni sesi pas #metoo po behet gjithmone e me main stream parrulla “Duhen besuar gjithmone ato qe deklarohen si viktime”, duke i vene shkelmin ne kete menyre nje parimi te lashte sa Habeas Corpus Act.
    Cdo te thote liberalizem? Liri ekonomike, njeri i lire qe siguron me te miren per vete pavaresisht prej shtetit, qe e nderton jeten sipas vlerave, deshirave dhe mundesive te veta? Shikoni horrorin me fushaten e kandidateve te majte ne Amerike, ku konkurrojne njeri-tjetrin vetem ne sasine e budallalleqeve qe thone. Nga kujdesi shendetesor per te gjithe, tek te ardhurat baze 1000 dollare te siguruara nga buxheti i shtetit per cdo person, tek shtetezimi i bankave, tek falja e borxheve te studenteve( nuk ka liberalizem pa u nderuar kontrata, si akti me i larte i shprehjes de vullnetit te lire), tek idiotesia par exellence “Green new deal”, qe pervec barbariteteve te tjera, shkon deri aty sa synon kufizimin e lindjeve deri ne dy per cift. Shikoni vendimet e pafund kufizuese ne Angli per cigaren, alkoolin, sheqerin. Nga shteti arbiter po shkojne tek shteti dado, qe kujdeset per ty si te jesh femije apo idiot.
    Cfare eshte liberalizmi? Demokracia, vota? Shikoni sesi ato Britanike( kryesisht te majte), qe per me teper e mbajne veten si moralisht dhe intelektualisht superiore, po perpiqen me cdo menyre te tradhetojne voten me te madhe ne historine e atij vendi, ate per Brexit etj., etj.
    Une nuk di te kete parime liberale me te shenjta se keto, dhe ne zemren e perendimit jane nen sulm si shume, shume kohe me pare.
    Thene keto, nuk eshte per t’u cuditur qe autoritarizmi nuk eshte fjale turpi as ne perendim, jo me ne cepa gjysem orientale si Shqiperia e Edi Rames. Nder te tjera Rama eshte dhe krye-kriminel. Prandaj shpresa tek siguresat perendimore ndaj Rames me duket e kot. Edhe mund te ndodhe, por garancite jane me te vogla se me pare. Duhet ta konsiderojme veten te vetem, dhe te lire ne mjete, ne betejen per te rrezuar Ramen dhe kete perandori autoritariste oligarkiko-kriminale. Nuk mund te flejme gjume duke pare endrra me perendimore shpetimtare.

  5. O i madhi Skenderbe! Sapo lame duart me vitin tend (vjet) dhe tash po harbona me armiqte e tu , MIQTE tane!

    Ps.: Ore ai surrogato spiuni Karlo Bolino nuk tha gje fare?!

  6. Duke ju pergezuar per shkrimin, doja te vija ne dukje nje gabim llogjik. Nqs eshte bastard, atehere nuk ka si i dihet baba. Se ky dobic, mund te jete zene ne Beograd, Athine po edhe ne Bruksel. Keshtu qe “POSHTE DOBICET”, pamvarsisht babes qe kane.

  7. Gjithe keto qe ka bere rilindja ne keto vite do te fshihen si njolla te erreta te Shqiperise ,nga sheshi Skenderbe te keto memorialet e turpit. Nje e dhene vetem keto vite ne Turqi kane vrare veten mbi 350 profesore e akademike pasi me ligje satrapi Erdogan i ndalon te punojne edhe tek privati. Turp

  8. Te lumte Bushat; edhe pse thuhet qe lapsi eshte i spektrit te majte,nuk i kusaeni kritikat kunder kesaj murtaje qe po shkatrron vendit! Ndyshe nga sivellau, qim peka qe nuk ndjehet fare !

  9. Greku ju ka ndertu 3 varreza ushtarake (+ faltore )ne kufijt e pseudo vorio epirit ,qe do perdoren nga pidhmotrat greke per kundrejt shqiprise dhe shqiptareve si kufi imagjinar i vorio epirit dhe gjith politikanet ,mediatiksat dhe gjoja nacionalistet rrine sikur ja ka fut greku prasin n goj edhe nuk flasin asnji fjal . Tani qi ngriti ky kokebolja turke lapidarin nisen vrapin te gjith me parrulla nacionaliste per interersa partiake .

  10. Bravo shqiptaro-amerikanit prokurorit Gjon Juncaj, qe shkruajti oublikisht per ndertimin e nje memoriali per shqiptaret e vrare ne 1919 ne veri te Shqiperise dhe masakrat ndaj shqiptareve ne Kosove me 1998-99
    Por skuthet e Rilindjes, Vigani dhe Shkurtabiqi jane thjesht Tartabiqe, dhe nuk kane më asnje lidhje me te qenit Shqiptar!

  11. Egjitha kjo ndodhi ishte nje turp per te gjithe ne por sidomos per lejfenin e bashkise dhe te gjatin e qeverise . Nuk gjej nje motiv te vetem perse ndodhi nje gje e tille , por ne fund arrita ne konkluzionin se ishte nje servilizem , nje servilizem i tepruar nga ana e rilindjes (rama – veliaj) , nje servilizem qe vetem ne si komb dime ta bejme .
    Perveç kesaj , pashe dhe nje histerizem total tonin . A thua se u permbys bota ? A thua se demi qe pesuam ishte i pandeqshem dhe i parikthyeshem ? A thua humbem qindram miliona euro ? A thua se u pushtuam perseri ?
    Nese ky histerizem do ishte ndaj hajdutlliqeve , krimeve , injoranteve qe na kane pushtuar si komb , sot rilindja nuk do ishte ne pushtet , sot kjo klase politike do kishte dale ne pension , sot lejfeni . i gjati ine dhe 90% e politikaneve do ishin tek 313 .
    Shqiptar , ai memorial maximumi mund te ekzistoje derisa Erdogani te jete ne pushtet dhe menjehere do te perfundoje ne thellesite e liqenit dhe asnje nuk ka per tu kujtuar per kete histori qesharake te rilindasve .
    Problemi qendron ne demin e parikuperueshem qe kjo klase politike dhe sidomos rilindja i ka bere ketij vendi .
    Per kete te fundit shqetesohuni , per kete te fundit merakosuni dhe verini gishtin kokes , per kete te fundit keni te drejten e Zotit te rrembeni edhe armet .

  12. Inferiorë dhe vasalë të dhjerë në brekushe,
    të thyejnë zemrën,të këpusin shpirtin ,
    me vëlla Erdoganin si bij të një bushtre,
    Duke thur plane ogurzeza me Vuçiçin.

  13. Monumente, buste, pllaka kujtimesh…me tender. What about that.
    Sa mirë të ngrënë piedestale bosh, si karrem, e të hapin tender bustesh. Edhe ndërkombëtar. Fiton tenderin Erdogani, hopa bust. Paguan Gyleni me shumë, edhe për xhepat, hopa, hiq atë vër këtë. Hiq Skënderbeun, në Hamzai paguan më tepër. Kush cb për patriotizëm…Leku është patriot.
    Hiq nënën Terezë, dhe hopa…ngri Lenka Cukon ne ka lekë…apo Monen. Poshtë Fan Nolin, lart Koço Kokëdhimën. Të vdekurit nuk na japin lekë.
    Piedestale, bosh…presin buste me tender….
    ….Edhe nje per turqit qe vrau Gjergj Kastriot rebeli

  14. Gjithe 30 vjecari i tranzicionit ishte nje mishel komuniste ,spiune ,te privilegjuar e kriminele nga te gjitha partite. Tani nuk i duam me.
    Katarsis ne gjith nivelet e organizimit shoqerore politik perfshi edhe sjelljen neonaziste , komuniste ,sorosiane te Rilindjes. Fondet e Be-se i kane sherbyer udheheqjes ne Be per te realizuar planin diabolk duke i bere nje dem te madh Shqiperise dhe Kosoves. Le te hetohen per veprimtarine e tyre kriminale .Vlla-hu-tin e para.
    Le t,i marre uragani shqiptar te gjithe para drejt kangjellave me at force me te cilen sabotuan :-te gjithe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu