• |
ide | kryesore

Reforma në drejtësi, Lubonja: Është e kapur, dështimi i Hahn-it me shokë

Lajme, Të fundit



Publicisiti dhe analisti i njohur, Fatos Lubonja, është shprehur skeptik mbi mundësinë e ndryshimit të vendit në sajë të ngritjes së Gjykatës Kushtetuese. Në këndvështimin e tij, Reforma në Drejtësi është e kapur nga “partia-shtet”, dhe një pjesë të përgjegjësisë për këtë ia faturon edhe ndërkombëtarëve, duke hequr paralele me skandalin për rastin “Zhvatja” në Maqedoninë e Veriut.

Është iluzion se ngritja e Gjykatës Kushtetuese do të ndryshojë vendin. Nuk mund të presësh një drejtësi që të jetë mbi palët. Ajo është një drejtësi që është nën sundimin e partisë shtet, dhe do të jetë mbi palët që janë poshtë saj dhe jo mbi palën që është më kriminalja në krye të vendit. Amerikanët kanë bërë shumë gabime. A u impenjuan vërtetë për mirë dhe u doli keq apo janë impenjuar që në fillim për keq, ose për t’i rënë shkurt një gjëje, nuk di ta them por rezultati është i qartë.

Shikoni Maqedoninë tani që investuan ndërkombëtarët dhe del një prokurore e korruptuar që bashkëpunon me Zaevin. Që del se nuk është një drejtësi që prodhon demokraci, sidomos një drejtësi që është nën hyqmin e partive të forta politike. Edhe atë e mbështetën, e mbështetën për mirë ndoshta. Një ide është kjo që të fusim nja dy në burg dhe të japim përshtypjen se po funksionon reforma në drejtësi.

Ata vazhdojnë se reforma në drejtësi në Shqipëri është arritje e madhe, vazhdon Hahn me shokë. Nuk e dinë? Është edhe dështimi i tyre. Thonë janë harxhuar 200 mijë dollarë. Dhe me këto kanë ngrënë dhe pirë gjithë këta që kanë bërë reformën në drejtësi dhe të thonë këta taksa paguesit evropianë hajdeni e paguani këta 200 mijë dollarë.”- është shprehur Lubonja për televizionin informativ “Neës 24”.

Analisti ka theksuar se shtatori nuk do të ketë surpriza, pasi sipas tij, janë konsumuar të gjitha format për të rrëzuar këtë qeveri, duke shtuar se skandalet e saj do të rrëzonin 7 qeveri.

“Unë mendoj se janë shumë të paktë ata që mendojnë se këta po bëjnë shtet. Këto aksionet denoncuese të opozitës, nuk është se janë pa impakt në opinionin publik. Denoncimi ka ardhur edhe nga mediat e huaja, kanabizimi, vjedhja e votës, të gjitha këto tregojnë se kemi të bëjmë me një regjim të kapur, shtet-bandë që e quaj unë. Që këtu kemi të bëjmë me një regjim është e qartë, që ky regjim nuk është thjesht Edi Rama në pushtet sot por është ndërtuar hap pas hapi por sot ka degraduar.

Ajo që më ka befasuar është fakti që Edi Rama pasi qeverisi me Ilir Metën 4 vjet, ndërtoi një strukturë për kapjen e shtetit vetëm që e çoi shumë më larg këtë proces të degradimit të këtij regjimi oligarkik, ku nga oligarkë që përfaqësonin tre parti, tani i kemi të gjithë me Edi Ramën, si dhe kemi edhe krimin e organizuar bashkë me Edi Ramën. Puna sistematike që ka bërë Edi Rama është të konsolidojë këtë pushtet të një partie, duke i eliminuar të tjerët plotësisht. Tani, jemi në hapa më të rrezikshëm.”- ka thënë Lubonja.

 



6 Comments

  1. Po kjo reforme prej ne fillim u nis vetem per reklam me shume zhurme dhe per tu kapur drejtesia nga ripjerdheja qe quhet rilindje me ndihmen e mafjes nderkombtare sic ishin Luh e Vlautin qe ndimuan per shperberjen e gjykates se lart dhe asai kushtetuse ambasadori amerkan Luh shkoj akoma me thell me kryeprokurorin Adriatik Llalla qe i shkoi ne zyre per te ndaluar hetimet ne zharez per bandat e naftes qe nxirnin ne zharez dhe demtonin shtepite e fshatit zharez dhe nderhyri per shkarkimin e tije qe nuk i takonte te nderhin deri ati ai nese kishte prova sic tha duhet tua tregonte shqiptarve pranda ariti shqiperia ne kete gjendje dhe do shkoj akoma me keq sepse demi i eshte ber tani dhe duhet vetem te paguhet nga parat e te varferve shikoni shtetin qe ka ngritur edi rama dhe mendoni ndihmen qe kan dhen nderkombtaret per popullin shqiptar vetem vuajtje

  2. Sistemit boteror i nevojiten dy ushtare besnik ne Shqiperi sepse ne te kundert i del boja dhe sistemi bie. Shtangisti u fut si fanti spathi ne mes duke shfrytezuar kojekturen dhe pakenaqesin ekstreme te shqiptareve rreth gjendjes se tyre. Tani sistemi ka vendosur qe ta zhduke shtangistin jo se ky eshte kunder sistemit por sepse eshte i tepert, si nje apendisit per te. Per sistemin nuk ka fare rendesi personi ose sesa shume i ke sherbyer, per te ka rendesi vetem vazhdimi i tij, pra, cdo ushtar dhe sherbetor i tij, ka nje date te caktuar skadence. Sistemi per interesa te tij ben zezakun president te cilin e zevendeson me ekuivalenti i Agron Llakes, a po kuptoni? Megjithate me cuarjen e sizmologut apokaliptik sebashku me te shoqen tek vendi qe meritojne, popullit i behet mire se dy hajdute me pak, helbete. Ky quhet reset qe sistemi ben here pas here jo se mendon per te miren tone por per te rritur eficencen e tij dhe automatikisht per te zgjatur shperberjen qe eshte e pashmangashme. Pra te ashtuquajturat reforma kane edhe ndonje efekt anesore pozitiv per shqiptaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *