• |
ide | kryesore

Rregulli i ri për vizat amerikane, penalizohet kategoria më vulnerabël

Planet



Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump ka bërë publik sot një rregull të ri që mund t’ua pamundësojë shtetësinë amerikane qindra mijëra personave në vështirësi ekstreme ekonomike.

Ky rregull, që është propozuar nga ndihmësi i Trumpit për çështje të migrimit, Stephen Miller dhe do të nisë së zbatuari nga mesi i tetorit, parashikon refuzimin e aplikimeve për viza të përkohshme apo të përhershme për personat që nuk përmbushin kriteret standarde të mirëqenies apo që marrin asistencë sociale nga shteti, transmeton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Ekspertët kanë deklaruar se kjo mund të jetë një nga politikat më drastike të Trumpit kundër emigrimit.

Rregulli i ri është bazuar në Aktin për Imigrim që daton nga viti 1882, i cili i lejon qeverisë amerikane të refuzojë viza për secilin që ka mundësi të kthehet në “përgjegjësi publike”.

Zyrtarët amerikanë kanë futur në listën e “përgjegjësisë publike” ata aplikantë që potencialisht mund të varen financiarisht nga shteti.

 

 



1 Comment

  1. Ky eshte komplet FakeNews. Fjala eshte per te ushtruar nje ligj te vitit 1883 qe thote se perfituesit e greencard nuk do tu mundesohet renovimi I greenkartes nese marrin asistenc nga shteti dhe nuk duan te punojne. Ligj aktual por qe esht neglizhuar nga autoritet e emigraconit. Nuk esht fjala aspak per nje urdher te ri. Nuk ka asnje lidhje me aplikuesit per Visa. Kshu qe mos perktheni vetem fakenews-et e te majtes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *