• |
ide | kryesore

U shkarkua se liroi para kohe nga burgu Lul Cakën, Gjykata liron drejtorin e burgut

Lajme, Të fundit



Drejtori i burgut të Lushnjes, Judmir Shurdhi dhe kartelisti i këtij institucioni të vuajtjes së dënimit, Llazar Mino, janë lënë të lirë me vendim gjykate vetëm pak ditë pasi u arrestuan, nën akuzën se liruan nga burgu 4 muaj e 22 ditë para kohe “të fortin” e Beratit, Lulzim Cakën.

Gjykata e Elbasanit ka vendosur që hetimet ndaj Shurdhit dhe ish-vartësit të tij të vazhdojnë në gjendje të lirë.

Shurdhi dhe Mino akuzohen për “Shpërdorimin Detyre” dhe “Falsifikim të dokumenteve”. Ndërkohë që Lulzim Caka është shpallur në kërkim për të shlyer pjesën e mbetur të dënimit.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *