• |
ide | kryesore

Video ekskluzive/ Trupi i Gjinit i bërë “shosh” nga plumbat trasportohet drejt morgut

Lajme, Të fundit



Lapsi.al ka siguruar pamje nga vendngjarja pas ekzekutimit që tronditi qytetin e Rrëshenit meditën e sotme. Sikurse shihet nga materialet filmike të bashkëngjitura, trupi i pajetë i 48-vjeçarit Armando Gjini, që u vra rreth një orë më parë me breshëri plumbash në kryqëzimin kryesor të qytetit, është nxjerrë prej automjetit nga të pranishmit në zonë.

 

 

Mësohet se Gjini gjatë ekzekutimit ndodhej në automjet, nën shoqërinë e dy fëmijëve. Viktima kishte ndalur makinën, në pritje të bashkëshortes që i ishte drejtuar një dyqani të afërt për të kryer disa blerje. Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e ngjarjes, ndërkohë që Policia ndodhet në terren për të kryer zbardhjen e plotë të atentatit.

 

 

Sipas informacioneve paraprake, përpara tre muajsh disa persona ende të paidentifikuar i kishin vendosur viktimës një sasi të konsiderueshme tritoli poshtë automjetit të tij tip “Benz”. Në momentin që Gjini ka hipur në makinë, ka pikasur lëndën plasëse dhe i alarmuar ka njoftoi Policinë, e cila më pas ka lajmëruar ndërhyrjen e Forcave Xheniere nga Tirana, që bënë të mundur shpërthimin e kontrolluar të  lëndës plasëse.

Nga burime jozyrtare, bëhet e ditur se Gjini punonte si shofer tek Drejtoria e Transportit në Laç. I ezkekutuari është i njohur për drejtësinë si pjesë e grupit të Met Kananit, i konsideruar si “baron droge”. 48-vjeçari u arrestua më 12 maj të vitit të kaluar, si pjesë e grupit të baronit të drogës, Met Kanani, dhe qendroi në burg për rreth një vit.

Ndalimi i Gjinit u bë në kuadër të operacionit të koduar “Precizioni”, si rezultat it ë cilit u arrestuan edhe 37 persona të tjerë, ndërsa u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 ton drogë.



4 Comments

  1. Hajde profesionalizem hajde… Skena e krimit komplet e shkaterruar. Edhe ec e gjej kriminelet e me pas edhe t’i denosh me kete polici dallkauke qe kemi ne…

  2. po ata me qellim i prishin provat.psi lesh lleshi si xhafa e tahiri jan drejtues te tyre kriminel.edvini urdherues lesh lleshi zbatues policet vet egzekutues te krimit.

  3. Nje qoban bagetish do ta udheheqte me mir kete vend , sesa keta me shkolla Nate ( korrospondenc )dhe sdin tabelen e shumzimit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *