• |
ide | kryesore

Abuzimi me legalizimet, vetëdorëzohet në Polici zyrtari i lartë i PS

Lajme, Të fundit

Nëndrejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës së Durrësit, Arben Isaku, i cili mban dhe detyrën politike si sekretar organizativ i Partisë Socialiste, është vetëdorëzuar në Polici disa ditë pasi u shpall në kërkim, nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve.

Ditën e sotme është ndaluar pasi është vetëdorëzuar edhe ekonomisti i këtij institucioni, shtetasi me iniciale R.K., 27 vjeç, banues në Durrës. Ndërkohë, janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:

  • A.J., 42 vjeç, banues në Durrës, me detyrë Zv/Drejtor pranë Agjensisë Shtetërore të Kadastrës – Durrës;
    • F.R., 28 vjeç, banues në Durrës, me detyrë Specialist pranë Agjensisë Shtetërore të Kadastrës – Durrës.

Mësohet se Isaku në bashkëpunim me këta persona ka pajisur me leje legalizimi dy shtetas përmes falsifikimit të dokumenteve.

Disa ditë më parë, Isaku i kontaktuar nga mediat është shprehur se ndodhet me pushime dhe se nuk ka dijeni për hetimin e nisur ndaj tij. Funksionari i PS-së mohon të jetë përfshirë në paligjshmëri ndërsa shprehet i gatshëm të përballet me drejtësinë.

Mbi numrin dy të socialistëve të Durrësit rëndojnë veprat ” Shpërdorimi të detyrës ” dhe “Falsifikimi i dokumentave ” parashikuar në nenet 259, 248 dhe 186/3 të Kodit Penal.

 

 

2 Comments

  1. FALSIFIKATOR I LINDUM, E KA TE SHKRUME NE FTYRE. TIP I TILLE OSH, NGJITES DHE SERVIL I PSHTIM. NUK O I VETM KA DHE GJUSHIN KA PAS ETJ.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu