Partia Demokratike ka publikuar mesditën e sotme dokumentet e arrestimit, dënimit dhe dëbimit të Valdrin Luigj Pjetrit në Firence.
Gjatë një konferencë për mediat, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi ka publikuar dokumentet e Kuesturës së Firences ku është e shkruar e zezë mbi të bardhë, për arrestimin e Pjetrit në 23 janar 2003 në Firence bashkë me Altin Dodë.
Arrestimi është bërë për trafik droge.
Sipas Bardhit, Valdrin Pjetri ka pranuar akuzën dhe ka kërkuar dënimin e menjëhershëm. Pjetri është dënuar me 18 muaj burg i cili është pezulluar nga Gjykata.
Në shkurt të vitit 2003, Valdrin Pjetri është dëbuar nga Italia me vendim gjykate për 7 vite rresht.
Dokumentet e dënimit sipas sistemit të Kuesturës së Firences.